fbpx
NTV
No Result
View All Result
25/01/2021 , 4:50
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
25/01/2021 , 4:50
NTV
No Result
View All Result
Home Kronike

Rritje e rasteve të shantazheve në rrjet

Policia e Shtetit ,I bëjmë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të bëjnë kujdes për sa i përket komunikimit në rrjet.

by Golemi
06/12/2020 , 17:21
0 0
Monitorimi me Radar,me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Policia e Shtetit
Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në vijim të punës së saj, prej disa kohësh ka evidentuar me shqetësim rritjen e rasteve të shantazheve në rrjet.
Për të sqaruar më mirë opinionin publik, shantazhet në rrjet nuk janë situata të reja me të cilat përballen qytetarët dhe strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit. Kohët e fundit është vënë re një shtim i rasteve të qytetarëve që janë prekur nga këto vepra penale duke krijuar shqetësim si për ata që janë të prekur drejtpërdrejt ashtu dhe për familjet e tyre.
Përdoruesit anonimë, të cilët nga rastet e deritanishme rezultojnë shtetas të huaj, krijojnë profile duke përdorur emra të rremë që përkojnë me emra të përzgjedhur rastësisht që të lënë të kuptosh se janë emra qytetarësh shqiptarë. Pasi hapin këto profile, autorët krijojnë miqësi pas miqësie duke u bazuar në njohjet që krijohen nga profilet e rrjeteve sociale në mënyrë që të bëhen të besueshëm dhe po në të njëjtën kohë targetojnë viktimat e tyre.
Pasi krijohet besimi tek miqtë që kanë krijuar se profili i hapur i përket rrethit të tyre të njohjeve fillojnë të dërgojnë mesazhe me qëllim që të krijojnë komunikime private. Komunikimi ndërpritet kur autorët mësojnë të dhëna personale dhe të dhëna të cilat do të krijonin shqetësime për të prekurit nga këto miqësi të rreme.
Pas kësaj autori fillon të shantazhojë personin me bërjen publike të të dhënave të marra duke shfrytëzuar dhe njohjet që ka personi në rrjetet sociale. Për të ndaluar shantazhin dhe për të fshirë të dhënat që ka zotëruar, autori i kërkon personit vlera të ndryshme monetare që duhet t’i dërgohen atij nëpërmjet kompanive të ndryshme financiare.
Nëse ata refuzojnë, përdoruesi do t’i kërcënojë se do bëjë publik informacionin e tyre personal.
Aktualisht, sipas evidentimeve që Njësia “C” disponon, personat e prekur janë të moshave të ndryshme duke mos u fokusuar në grup mosha të veçanta.
I bëjmë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të bëjnë kujdes për sa i përket komunikimit në rrjet dhe për këtë të zbatojnë me korrektësi disa masa sigurie gjatë komunikimit, të cilat janë:
➢ Të mos japin të dhëna personale apo të dhëna sensitive që u përkasin atyre;
➢ Të mos komunikojnë me profile që janë në rrethin e tyre të njohjeve, por që nuk kanë komunikuar kurrë më parë me ata;
➢ Të sigurohen që profilet u përkasin emrave realë të personave që përfaqësojnë;
➢ Të kenë parasysh që autorët mund të veprojnë në mënyra të ndryshme për të joshur apo për të marrë të dhënat që kërkojnë, me qëllim përdorimin e tyre në një kohë të mëvonshme.
Si përfundim sqarojmë opinionin publik se deri më tani Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Policinë e Shtetit po ndjek çdo rast të evidentuar në Republikën e Shqipërisë dhe njëkohësisht bën thirrje për çdo shtetas nëse ndjehet i prekur nga një situatë e tillë, të njoftojë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit.
Struktura e Njësisë për Hetimin Kibernetik mund të kontaktohet drejtpërdrejt në adresën e postës elektronike [email protected]
Tags: kryesorepolicia e shtetit

Related Posts

Kapen 300 kg kokainë në Kolumbi, mediat vendase: Pak kohë më parë u kapën 60 kg kokainë të trafikut Maicao- Shqipëri
Bota

Kapen 300 kg kokainë në Kolumbi, mediat vendase: Pak kohë më parë u kapën 60 kg kokainë të trafikut Maicao- Shqipëri

24/01/2021 , 14:31
Angli/ Instagrami “tradhton” shkodranin  në burg
Kronike

Angli/ Instagrami “tradhton” shkodranin në burg

24/01/2021 , 13:47
Njëri tentoi të vjedhë në lokal ndërsa tjetri… arrestohen 2 shtetas në Vlorë
Kronike

Bien në pranga 4 persona në Tiranë, mes tyre një i mitur, ja për çfarë akuzohen

24/01/2021 , 13:43

Recent Posts

  • Ulet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Itali
  • Kosova regjistron gjashtë viktima dhe 392 të infektuar me koronavirus
  • Koment/ Carlo Bollino: “Ndrangheta”, e vërteta mbi katër mafiozët italianë mitomanë që rindezin fabrikën e baltës në Shqipëri
  • Turqia dhe Serbia, pro vaksinës ruse: Mund të prodhohet në Beograd
  • Vetë-vlerësimi ndihmon në vendosjen e kufijve të marrëdhënieve tona

Kategorite

  • Aktualitet (1,268)
  • Bota (1,394)
  • Ekonomi (205)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (95)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (205)
  • Kronike (342)
  • Kulture (49)
  • LAJMI I FUNDIT (61)
  • Lifestyle (484)
  • MEMORIE (19)
  • Moti (96)
  • OPINION (37)
  • Pinknews (707)
  • Politike (398)
  • Rajon (129)
  • REAGIM (86)
  • Shendeti (324)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (59)
  • Sport (303)
  • Videonews (303)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!