Connect with us

Bota

Scholz: Antisemitizmi nuk ka vend në Gjermani

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë të ditur se do të ketë veprime energjike dhe konsekuente të autoriteteve gjermane kundër antisemitizmit dhe glorifikimit të dhunës. Autoritetet nuk duhet të lejojnë demonstrata, në të cilat bërtiten parulla antisemitiste dhe bëhet thirrje për dhunë, tha kancelari Scholz në një deklaratë qeveritare në Bundestag. “Këtu kërkohet një qëndrim i qartë dhe ne e tregojmë këtë së bashku në Gjermani”, tha Scholz. “Antisemitizmi nuk ka vend në Gjermani.” Do të bëjmë gjithçka që të ngrihemi kundër tij, siguroi Scholz. Kjo vlen si për qytetaret e qytetarët, ashtu si edhe për ata me përgjegjësi politike. Bëhet fjalë që të respektohen ligjet dhe rregullat.

Kancelari gjerman është shprehur edhe për qytetarët gjermanë të marrë peng nga organizata terroriste e Hamasit në Izrael dhe janë dërguar në Rripin e Gazës. Ai kërkoi edhe njëherë lirimin e menjëhershëm të tyre. Mesazhi ndaj Hamasit është i qartë. “Ata duhet të lirohen pa kushte .” Në plenumin e Bundestagut qëndronin të ulur të afërm të pengjeve.

Të mërkurën në mbrëmje në Berlin-Neukölln pati përplasje të dhunshme me policinë, pasi demonstruesit injoruan ndalimin e një mitingu pro-palestinez. Sipas të dhënave të policisë kundër forcave të tyre janë hedhur shishe dhe gurë si edhe mjete proteknike. Po natën e së mërkurës dy të panjohur kanë hedhur molotov në drejtim të sinagogës Kahal Adas Jisroel në Berlin. Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani bëri fjalë për një “atentat terrorist”, aty krahas sinagogës gjendet edhe një kopsht fëmijësh dhe shkollë hebreje. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të enjten, se ka filluar hetimet për përpjekjen për atentat ndaj sinagogës në Berlin. Autoritetet e argumentuan këtë me tensionimin e gjendjes së sigurisë për shkak të protestave propalestineze në kuadër të luftës mes Izraelit dhe organizatës terroriste të Hamasit.

Egjipti vendos të hapë kalimin kufitar me Rripin e Gazës

Ndërkohë Egjipti është treguar i gatshëm të lejojë kamionët me ndihma humanitare në Rripin e Gazës. “Për fillimin”, kreu i shtetit egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi ka premtuar në një telefonatë me presidentin amerikan, Joe Biden do të lejohen 20 kamionë me ndihma që të kalojnë pikën kufitare në Rafah. Më pas mund të pasojnë furnizime të tjera me ndihma. Përfaqësues të Kombeve të Bashkuara do të merren me shpërndarjen e ndihmave. Presidenti amerikan, Joe Biden ka theksuar, se nëse organizata terroriste Hamas do të konfiskojë ndihmat, atëherë “ato do të ndalen”./DW

Bota

Vodhën mbi 100 mijë euro në markete në Itali, karabinierët arrestojnë 2 shqiptarët

Një bandë përgjegjëse për disa vjedhje në dyqanet e elektronikës është shkatërruar.

Mëngjesin e të enjtes së 2 majit, Karabinierët e Castiglione delle Stiviere (Mn) dhe Salò zbatuan një urdhër paraburgimi, të lëshuar nga gjyqtari hetues i Mantovës, ndaj dy personave.

Bëhet fjalë për dy burra me kombësi shqiptare: ata u vunë në gjurmim dhe u arrestuan në banesë në Soiano del Lago, të cilën e përdornin si bazë logjistike.

Sipas hetuesve, ata do të ishin përgjegjës për vjedhjet e shumta të kryera në dyqanet zinxhir të njohur si Trony në zonën e Brescias, por edhe në provincat Mantua dhe Vicenza.

Hetimet rindërtuan skemën e mënyrës së veprimit të bandës, e karakterizuar gjithmonë nga kontrollet paraprake. Po hetohet nëse banda ishte e përbërë dhe nga persona të tjerë.

 

Continue Reading

Bota

Netanyahu: Izraeli i gatshëm për armëpushim nëse lirohen pengjet, por lufta nuk mbaron këtu

Izraeli është i gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse Hamasi liron të gjithë pengjet e rrëmbyer tetorin e kaluar, njoftoi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke hedhur poshtë kërkesat për tërheqjen e forcave të IDF.

“Izraeli nuk do të pajtohet me kërkesat e Hamasit, që do të thotë dorëzim, dhe do të vazhdojë luftimet derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij” , tha kryeministri.

Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar në territoret izraelite pranë Gazës, militantët e Hamasit vranë rreth 1200 njerëz dhe morën peng 250 të tjerë. Që atëherë, një numër i pengjeve janë liruar, por rreth 130 janë ende duke u mbajtur në enklavën palestineze.

Javën e kaluar, Izraeli i dërgoi zyrtarisht Hamasit një propozim armëpushimi, i cili sugjeron një ndërprerje të përkohshme të armiqësive për të lehtësuar shkëmbimin e disa dhjetëra pengjeve për të burgosurit palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.

 

 

Propozimi është përshkruar si “jashtëzakonisht bujar” nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili i ka kërkuar Hamasit të “vendosë shpejt” dhe “të marrë vendimin e duhur”.

Continue Reading

Bota

Përmbytjet në Brazil, rritet në 56 numri i viktimave! Frikë për përhapjen e epidemive

Numri i të vdekurve nga shirat në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, u rrit në 56 persona. Kështu bënë të ditur autoritetet lokale, ndërsa dhjetëra persona të tjerë ende nuk janë gjetur.

Më shumë se 69 mijë ishin zhvendosur pasi stuhitë prekën gati dy të tretat e 497 qyteteve në shtetin, i cili kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën.

Përmbytjet masive shkatërruan rrugë dhe ura në disa rajone të shtetit. Stuhia shkaktoi gjithashtu rrëshqitje dheu dhe shembje të pjesshme të një dige në një hidrocentral të vogël.

Guvernatori i shtetit u tha gazetarëve se do të kishte nevojë për një “Plan Marshall” për t’u rikuperuar nga stuhitë dhe pasojat e saj, duke iu referuar një plani për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq frika më e madhe është përhapja e ndonjë epidemie, pasi përmbytjet kanë shkatërruar rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm në shumë zona.

Continue Reading

Bota

Katër fëmijë 13-vjeçar bien nga tarraca e palestrës, ja gjendja e tyre shëndetësore

Në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, katër fëmijë të moshës 13-vjeçare u ngjitën në kulmin e palestrës së sporteve në qarkun Grunbach gjatë të shtunës mbrëma.

Megjithatë, ata u rrëzuan nga tetë metra lartësi, ku si pasojë që të gjithë pësuan lëndime serioze.

Mbetet e paqartë sesi ka ndodhur incidenti, kurse zëdhënësi i policisë në Aalen tha për Bild se ata me gjasë janë rrëzuar nga kulmi i punuar nga xhami derisa po luanin.

Një numër i madh i kamionëve të zjarrfikësve dhe autoambulancave u nisën drejt vendit të ngjarjes.

Në anën tjetër, policia gjermane nuk ka dhënë ndonjë detaj lidhur me këtë si dhe nëse gjendja e fëmijëve është përmirësuar.

Continue Reading

Bota

“Dyert për negociata janë të hapura”, Macron: Duhet të kemi dialog me Rusinë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar të dielën se duhet të ketë një dialog me Rusinë.

“Ne po bëjmë gjënë e duhur duke i lënë dyert e hapura për negociatat me Rusinë”, tha Macron në një intervistë për La Tribune. “Përndryshe, ne do të kishim hequr dorë nga rendi ndërkombëtar, si dhe nga paqja dhe siguria.

Megjithatë, Macron vuri në dukje në të njëjtën kohë se ishte e nevojshme të vazhdohej me politikën strategjike në lidhje me Rusinë.

Në fund të prillit, Macron tha duke folur në Universitetin e Sorbonës në Paris se Evropa duhet të jetë e përgatitur për të ndërtuar marrëdhënie me Rusinë pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë. Ai tha gjithashtu se aftësitë teknike dhe diapazoni i goditjes së raketave balistike ruse rrezikojnë vendet evropiane.

 

 

“Nëse flasim për Ukrainën, siguria e evropianëve është në rrezik sepse ky vend ndodhet rreth 1,500 kilometra nga kufijtë tanë,” vuri në dukje Macron. “Nëse Rusia fiton, atëherë do të duhet vetëm një sekondë që të mos ketë siguri për Rumaninë, Poloninë, Lituaninë apo vendin tonë”.

“Fuqia dhe diapazoni goditës i raketave balistike ruse na rrezikojnë të gjithëve”, shtoi presidenti francez.

Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov deklaroi më herët se Rusia nuk përbën kërcënim për askënd në Evropë dhe shpreson për një qëndrim të ngjashëm me veten.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING