Kosova
Seanca për çmimin e naftës/ Deputetja e PDK përplaset me Kurtin: Kthehu në temë, s’të lë të flasësh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer në seancën e jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve të naftës për të shpalosur qëndrimin e qeverisë mbi situatën.
Në momentin që fliste, si shenjë revolte ndaj fjalës së tij, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i ka ndërprerë fjalën, duke i marrë mikrofonin, raporton korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami.
“A ka mundësi të kthehesh në temë sepse ke pasur katër vite qeveri dhe nuk realizuar asnjë projekt, kthehu në temë dhe mos na shit përralla. Kthehu në temë, nëse nuk kthehesh të flasësh për naftën nuk do të flasësh”, i tha ajo.