Connect with us

Aktualitet

Sejdini: Ata e dinë se nuk kanë fuqi, por duan të përçajnë shoqërinë

Deutsche Welle: Vjena u trondit dje nga një sulm terrorist. Çfarë menduat kur dëgjuat për herë të parë, se atentatori kishte rrënjë shqiptare?

Prof. Dr. Zekirija Sejdini: Dua të them se isha në Vjenë dhe pranë vendit të ngjarjes, pashë shumë automjete policore, po nuk e kisha idenë se ç’po ndodhte. Më vonë mora vesh se kishte një sulm terrorist pranë Institutit tonë. Kemi qenë të tronditur, se nuk e mendonim, se diçka e tillë ndodh në Austri. Kurse informata që erdhi se terroristi në fjalë është me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, na ka goditur shumë, sepse njihemi si një popull me tre fe dhe si një popull me tolerancë ndërfetare, kjo e komplikon situatën më shumë.

Ju keni qenë edhe drejtues i xhamisë së madhe shqiptare në Vjenë dhe e njihni komunitetin mysliman aty, a ka qenë i njohur ky person për komunitetin si njeri radikal?

Sipas informatave që kam nga xhamia dhe komuniteti, ky nuk është person që është njohur, jo për tendencat radikale, por nuk është i njohur, me sa di, që ka qenë pjesë e ndonjë xhamie këtu të komunitetit shqiptar, deri tani nuk kemi informata rreth tij.

Si reagoi komuniteti i myslimanëve shqiptarë pas publikimit të lajmit?

Kam biseduar me komunitetin dhe drejtuesin e bashkësisë islame shqiptare në Austri. Edhe ai si të gjithë ne është i tronditur, e para se ka ndodhur në Vjenë, dhe tjetra, se ky njeri vjen nga vendet nga vijmë vetë ne. Për ne si myslimanë e shqiptare ky është lajm tronditës.

Si ndodh radikalizimi i këtyre personave që janë lindur ndoshta edhe rritur aty?

Radikalizimet varen nga biografia e këtyre personave dhe janë shumë të ndryshme. Por mund të thuhet, se në shumicën e rasteve që dimë ne dhe nga studimet bëhet fjalë për persona me personalitet të dobët, që në një moment të jetës së tyre rekrutohen nga grupe të caktuara që janë specializuar për të bërë për vete njerëz me një personalitet të tillë për të arritur qëllimet e tyre politike. Kjo ndodh në shumicën e rasteve, kur ata janë në një situatë të caktuar që të pranojnë një ideologji qoftë fetare, qoftë nacionaliste apo politike dhe të radikalizohen për qëllimet, që ata as vetë nuk i dinë se cilat janë.

Ju thatë se ky 20 vjeçar nuk ishte i njohur për komunitetin e atyshëm. Por cili është roli i imamëve që të mos lejojnë që persona të tillë të shfrytëzohen nga grupimet radikale?

Normalisht dhe ky është obligim, e shumica e imamëve kanë kujdes të caktuar, nëse dikush nga besimtarët ka tendenca të tilla apo kontaktohet nga grupime të ndryshme. Por problemi kryesor i njerëzve që radikalizohen në mënyrë të tillë është se ata kanë drejtimet e tyre në internet dhe nuk marrin shumë parasysh predikimet e shumicës së imamëve. Edhe ata këta imamë që janë për paqe, janë për bashkëpunim dhe tolerancë, për liri mendimi nuk i konsiderojnë si hoxhallarë, dhe ata nuk duan që të informohen prej tyre. Ata nuk i japin legjitimitet këtyre hoxhallarëve, sepse kërkojnë të gjejnë ata njerëz që mbështesin idetë që kanë ata e që duan t’i bëjnë realitet si kjo që ndodhi në Vjenë. Persona të tilla në shumë raste shkëpusin lidhjet e tyre me familjet e të afërmit, jo vetëm me shoqërinë.

Si është e mundur që nuk ka ndikuar aspak edhe tradita e fesë në botën shqiptare, që është tolerante historikisht?

Këta njerëz as nuk e njohin fenë, ata kanë informata të grumbulluara aty këtu në internet dhe kanë krijuar konceptin e vet për fenë që nuk ka bazohet më tek feja. Nuk ka fe në botë, jo vetëm ajo islame, që ia lejon njeriut të vrasë të pafajshëm që pinë kafe dhe janë në rrugë e nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me njeriun në fjalë. Kjo është jashtë logjikës, jashtë fesë, jashtë humanizmit. Duhet të kemi parasysh se njerëz të tillë që arrijnë një kulminacion të tillë, dhe ata janë gati të sakrifikojnë edhe jetën e vet, janë jashtë situatës normale.

Ju shkolloni imamët e rinj të Austrisë. Si e shikoni sidomos këto kohë rolin e imamëve, janë ata që do të transmentojnë fenë tek brezat e rinj?

Natyrisht ka shumë rëndësi që të bisedohen këto probleme dhe të shihen cilat janë modelet, mos ka edhe një gjuhë që përdoret pa vetëdije ndoshta, por që këtyre njerëzve u vjen për shtat të zhvillojnë ideologjinë e tyre. Feja është e rëndësishme por edhe ambivalente, e mund të përdoret për të mirën e njerëzisë, por edhe të keqpërdoret. Në arsimimin e imamëve është e rëndësishme të diskutohen këto çështje. Cilat tekste të kontekstit fetar mund të interpretohen ashtu që të mos kthehen në bazë për atë që ndodhi dje në Vjenë.

A mendoni se ata që vijnë tek ju të shkollohen janë imamë vetë më të hapur, e të tjerët nuk kontaktohen dot? Si mund t’i tërhiqni ju atë pjesën tjetër, jashtë, që të zhvillohet një dialog konstruktiv fetar?

Realisht nuk mund t’i kontaktosh dot të gjithë, pasi të izoluarit as nuk duan kontakte të tilla. Qëllimi ynë është që shumicës t’i japim një zë e të mos vijë puna që një pakicë të jetë më e zëshme, se kjo është një pakicë, dhe që të ketë në duar mundësinë e përkeqësimit të imazhit të islamit apo të kombit tonë. Ne duhet të tregojmë më shpesh pozicionin tonë, që të kuptohet, se shumica e myslimanëve nuk mendojnë në këtë mënyrë e as shumica e shqiptarëve.

Sa i madh është rreziku i përçarjes në shoqërinë austriake pas ngjarjeve të djeshme në Vjenë?

Normalisht që rrezik ka. Probleme të përçarjes kemi pasur edhe para rastit në fjalë. Kemi pasur edhe frikë se nëse ndodh diçka e tillë, mund të sjellë përçarje edhe më të madhe, por ky është edhe një shans që të afrohemi më tepër. Këtu shihet qartë, se terrori nuk ka fe, ky person nuk i pyeti njerëzit a janë të fesë apo jo, ai qëlloi pa dallim. Ai ka pasur qëllimin që shoqërisë së lirë e pluraliste t’i japë mesazhin, se ju nuk jeni aq të sigurtë sa mendoni, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për myslimanë apo jo. Ky rast duhet të përdoret për të forcuar bashkëjetesën, pasi ndarja nuk është mes feve. Ndarja është mes njerëzve që e duan të mirën, e duan pluralitetin, pavarësisht se cilës fe i përkasin, dhe njerëzve që nuk e duan pluralitetin dhe këtë shoqëri që e kemi.

Cili është mesazhi juaj për komunitetin shqiptar në një ditë të tillë?

Ne duhet t’i kundërpërgjigjemi një rasti të tillë me atë që të jemi për lirinë e shprehjes së mendimit, për të drejtat e njerëzve, për demokracinë e pluralitetin fetar e kombëtar dhe të tregojmë, se raste të tilla nuk na ndajnë. Qëllimi i tyre është krijimi i kaosit, ata duan të fusin një pykë përçarëse në shoqëri. Ata e dinë shumë mirë, se një person i vetëm nuk mund të korrë sukses, ata e dinë se nuk kanë fuqi me një apo dy vetë, por ata duan të ndezin një problem në shoqëri. Fuqia e tyre është interesimi ynë dhe ndikimi prej tyre. Nëse ata na ndikojnë dhe ne fillojmë e përçahemi dhe e shohim tjetrin si kundërshtar, si terrorist potencial, apo përgjithësojmë të gjithë shqiptarët apo myslimanët, atëherë ata e kanë arritur qëllimin e tyre.

 

 

Prof. Dr. Mag. Zekirija Sejdini drejton Institutin për Teologjinë Islame në Universitetin e Innsbruckut, Austri dhe ka drejtuar më parë xhaminë shqiptare në Vjenë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

E diela plot surpriza, ja çfarë ka parashikuar moti për Shqipërinë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e Shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas do të ketë shtim gradual të vranësirave. Në orët e vona mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit.

Ditën e Djelë vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme . Moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe terriror, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Të dielën temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme duke shkuar deri në 0 gradë Celcius në Dibër e 1 gradë Celcius në Korçë, ndërsa maksimalja nuk do të jetë më shumë se 19 gradë Celcius.

Në Alpe dhe në lartësitë mbi 1000-1200m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Continue Reading

Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë duke aktruar një “film luftash” dhe duke ndarë përgjegjësitë.

Sipas Spahiut, kryetari i Partis së Lirisë do të distancojë veten nga e gjithë historia që SPAK po heton në lidhje me financimet e partisë dhe me kontrollet e serverave, ndaj ai, sipas juristit po aktron para drejtësisë.

“Ajo që ne mund të analizojmë sot, është fakti që ky debat ligjor mund të merret përsipër nga Monika Kryemadhi dhe ka një ndarje të përgjegjësisë, ndaj dhe unë nuk besoj shumë. Unë mendoj se ata janë më të lidhur se kurrë. Unë mendoj se ata politikisht nuk kanë debat me njëri-tjetrin. Mund të kenë dyshime, jo me rolin personal të secilit, por për njerëzit që kanë rreth e rrotull.

Unë nuk besoj se ky debat çon në çarjen e kësaj partie apo në krisjen e marrëdhënieve mes të dyve. E gjitha lidhet në funksion me çështjen penale. Ilir Meta do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e financimeve të partisë, të bashkëpunëtorëve, të atyre që lejojnë të kontrollohen serverat e partisë.

Ilir Meta po aktron, ai ka një skenar me një regji të caktuar politike, a do të jetë i suksesshëm? Ai në 30 e ca vite për gjithë çështjet që ka pasur me drejtësinë, me prokurorinë apo me Gjykatën e Lartë, Ilir Meta i ka fituar, a do e fitojë edhe këtë? Kjo mbetet për t’u parë”,-tha juristi Spahiu.
Continue Reading

Aktualitet

“Urdhri u dha nga Londra”/ Tritol banesës në Vlorë, konflikt për ‘shtëpi bari’

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 27 vjeçarit Oltion Çeça i cili akuzohet se në bashkëpunim me Ajet Dokun, ka vendosur një sasi lënde plasëse në banesën e Elton Andreica Alias Muça në Vorë.

Mësohet se shkak për ngjarjen e ndodhur në 19 shkurt të këtij viti, janë bërë konfliktet pronari i banesës, ka pasur në Londër të Anglisë për aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit apo “shtëpive të barit”.

Dyshohet se autorët e ngjarjes, janë paguar nga Londra për të bërë të mundur vendosjen e lëndës plasëse në banesën e Elton Adreicës.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale, ndërsa në kërkim është 27 vjeçari Ajet Doku, bashkëpunëtori i Oltion Çeçës në vendosjen e tritolit.

Continue Reading

Aktualitet

Ra nga vinçi teksa po riparonte llambat e qytetit, ndërron jetë punonjësi i bashkisë së…

Një 56-vjeçar i cili shërbente si punonjës i bashkisë së Elbasanit ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital, pasi u rrëzua nga vinçi teksa po riparonte llambat e qytetit më herët gjatë ditës.

Dyshohet se 56-vjeçari u rrëzua nga mjeti rreth mesditës për shkak të një defekti në vinç, ndërsa ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve disa orë më vonë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 56-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e sotme, ju informojmë se, shtetasi E.B, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Elbasan, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën në spital.

Continue Reading

Aktualitet

Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Ambasada italiane dënon dhunën

Edhe ambasada e Italisë në Tiranë ka reaguar për protestën e sotme përpara Bashkisë së kryeqytetit.

Ambasada italiane shprehet se dhuna në një protestë është e pajustifikueshme.

‘Ambasada e Italisë në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera sot gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë Tiranë.

 

 

E drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane.

Reagimi i ambasadës së Italisë vjen pas reagimeve nga ambasada amerikane, ajo britanike, BE dhe OSBE.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING