Connect with us

Sport

Seria A në Itali, Inter shtyn festën e titullit për në derbi, ndalen Milani dhe Napoli

Serie A e futbollit në Itali vijoi këtë të dielë me raundin e 32-të. Në mesditë Napoli dhe Frosinone barazuan 2-2, ndërsa në 15:00 Sassuolo barazoi 3-3 ndaj Milanit. Në 18:00 Udinese dhe Roma po barazonin 1-1, kur mbrojtësi mik Ndicka u rrëzua në tokë pas problemeve në zemër. Situata u qetësua për 24-vjeçarin, me palët që vendosën që pjesa e mbetur e ndeshjes të shtyhej për tjetër datë. Dita e sotme u mbyll në orën 20:45 me duelin Inter 1-1 Cagliari.

Në “Maradona” Napoli dhe Frosinone barazuan 2-2. Kampionët në fuqi të Italisë kanë humbur spaletat, teksa këtë sezon janë një ekip i thyeshëm. Në minutën e 16-të Politano kaloi në avantazh vendasit, para se Soule në të 30 minutë të humbiste penalltinë për miqtë. Në fraksionin e dytë Cheddira barazoi gjithçka, teksa Osimhen kaloi në epërsi sërish Napolin. Miqtë nuk u dorëzuan dhe shënuan sërish me Cheddiran për 2-2.

Sassuolo dhe Milan barazuan 3-3 në “Mapei Stadium”, me kuqezinjtë që siguruan pikë edhe pse në disavantazh të dy golave. Pas katër fitoreve radhazi, Milan ndalet në udhëtim në një ndeshje që ishte e luftuar edhe në shtesë. Pinamonti dhe Lauriente shënuan për vendasit dy gola të shpejtë në dhjetë minutat e para. Duhej Leao që në të 20 minutë të shkurtonte, para se sërish Lauriente të shënonte golin e tretë te Sassuolo. Në vijimin e pjesës së dytë Milan barazoi me Jovic dhe Okafor. Për vendasit në këtë duel Bajrami dhe Kumbulla qëndruan në stol.

Frikë për Evan Ndicka. Qendërmbrojtësi i Romës në Serie A, në minutën e 69-të të ndeshjes ndaj Udineses, preku dy herë gjoksin dhe më pas u rrëzua përtokë. Arbitri Pairetto ndërpreu menjëherë lojën, duke lejuar kështu mjekët dhe barelën të futeshin në fushë.

Mbrojtësi 24-vjeçar nga Bregu i Fildishtë ishte me topin larg tij kur ndjeu dhimbje në gjoks dhe u ndihmua menjëherë nga shokët e skuadrës, me Svilar që tërhoqi vëmendjen e arbitrit.

Në fushë ka ndërhyrë edhe stafi mjekësor me defibrilator, ku lojtari është larguar me barelë duke tundur dorën. I ndërgjegjshëm, ai u transportua në dhomat e zhveshjes aty ku edhe Daniele De Rossi nxitoi për të kontrolluar gjendjen e tij. Pasi u transportua në spital, Roma konfirmoi se Ndicka është i stabilizuar.

Në “Giuseppe Meazza” Interi u ndal në barazimin 2-2 me Cagliarin. Pas dy fitoreve radhazi, zikaltërit nuk mundën të merrnin pikët e plota. Thuram dhe Calhanoglu (penallti) shënuan dy herë për Interin, me sardët që barazuan me Shomurodov dhe Viola. Sfida e radhës për Interin është derbi me Milanin (22 prill) dhe në rast të një fitoreje do siguronte matematikisht titullin e 20-të kampion kundër rivalëve të qytetit.

Serie A, raundi 32:

E dielë, 14 prill 2024

12:30 Napoli 2-2 Frosinone

15:00 Sassuolo 3-3 Milan

18:00 Udinese 1-1 Roma (ndeshja u shty pas 77 minutash)

20:45 Inter 2-2 Cagliari

Renditja:

VIDEO/ Katër gola për një pikë, Cagliari ndal 2-2 Interin në ‘Meazza’! Zikaltërit mund të festojnë titullin kundër Milanit

Në “Giuseppe Meazza” Interi u ndal në barazimin 2-2 me Cagliarin. Pas dy fitoreve radhazi, zikaltërit nuk mundën të merrnin pikët e plota. Thuram dhe Calhanoglu (penallti) shënuan dy herë për Interin, me sardët që barazuan me Shomurodov dhe Viola. Sfida e radhës për Interin është derbi me Milanin (22 prill) dhe në rast të një fitoreje do siguronte matematikisht titullin e 20-të kampion kundër rivalëve të qytetit.

VIDEO E GOLAVE

VIDEO/ Gjashtë gola për një pikë, Sassuolo dhe Milan barazojnë 3-3


Dramë, emocione dhe gjashtë gola. Sassuolo dhe Milan barazuan 3-3 në “Mapei Stadium”, me kuqezinjtë që siguruan pikë edhe pse në disavantazh të dy golave. Pas katër fitoreve radhazi, Milan ndalet në udhëtim në një ndeshje që ishte e luftuar edhe në shtesë.Pinamonti dhe Lauriente shënuan për vendasit dy gola të shpejtë në dhjetë minutat e para. Duhej Leao që në të 20 minutë të shkurtonte, para se sërish Lauriente të shënonte golin e tretë te Sassuolo.

Në vijimin e pjesës së dytë Milan barazoi me Jovic dhe Okafor. Milan me 69 pikë mban vendin e dytë, teksa Sassuolo me 26 pikë ndodhet në vendin e parafundit. Për vendasit në këtë duel Bajrami dhe Kumbulla qëndruan në stol.

VIDEO/ Kampionët humbasin spaletat, Napoli 2-2 Frosinone në ‘Maradona’


Në “Maradona” Napoli dhe Frosinone barazuan 2-2. Kampionët në fuqi të Italisë kanë humbur spaletat, teksa këtë sezon janë një ekip i thyeshëm. Në minutën e 16-të Politano kaloi në avantazh vendasit, para se Soule në të 30 minutë të humbiste penalltinë për miqtë.Në fraksionin e dytë Cheddira barazoi gjithçka, teksa Osimhen kaloi në epërsi sërish Napolin. Miqtë nuk u dorëzuan dhe shënuan sërish me Cheddiran për 2-2. Me 49 pikë Napoli mban vendin e tetë, teksa Frosinone me 27 pikë ndodhet në vendin e tretë nga fundi dhe merr një pikë shprese në garën për mbijetesën.

Sport

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Dortmund fitoi 1-0 kundër PSG-së në gjysmëfinalen e parë mes tyre në Champions League. Francezët vijojnë mos fitojnë në ‘Iduna Park’, me Dortmund që e ka kthyer shtëpinë në një ‘fortesë’.

Ndeshja nisi mirë për Dortmund, me tifozët që ishin fantastikë dhe dhuruan shfaqje me koreografitë e tyre. Pas 15 minutave që vendasit ishin më kërkues, PSG tentoi të kontrollonte lojën dhe e bëri disi, por pa rrezikshmëri.

Duhej minuta e 36-të që ndeshja të zhbllokohej. Një pasim fantastik i Schlotterbeck u kontrollua mirë nga Fullkrug, që me të majtën nga brenda zonës përshëndeti rrjetën e 16 sezonale, pa i dhënë mundësi reagimi Donnarummas. PSG e mbylli pjesën e parë pa goditur portën vendase.

Fraksioni i dytë nisi ndryshe për të besuarit e Luis Enrique që rrezikuan me Mbappe, Vitinha dhe Dembele, por shënjestra nuk ishte e duhura. Megjithë përpjekjet, skuadrat nuk prodhuan gol të dytë.

Kështu, skuadra që merr biletën e parë për në finalen e Londrës do mësohet të martën që vjen në “Parkun e Princave” në Paris, aty ky PSG dhe Dortmund do zhvillojnë aktin e dytë, me gjermanët më të avantazhuar.

Borussia Dortmund-PSG 1-0, cronaca, tabellino e voti: Fullkrug match winner, primo round ai tedeschi | Goal.com Italia

Fullkrug fa sognare il Borussia Dortmund: 1-0 al PSG, Mbappé si ferma al palo|Primapagina | Calciomercato.com

Champions: 1-0 al Psg, la semifinale d'andata è del Dortmund - Quotidiano Sportivo

Continue Reading

Sport

Dortmund dhe PSG “përplasen” në gjysmëfinalen e Champions, titullarët

Dortmund-PSG premton spektakël në orën 21.00. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League që do të mbahet në Gjermani.Verdhezinjtë e nisin me Kobel në portë, përpara tij janë të vendosur Ryerson, Hummels, Schlotterbeck dhe Maatsen. Mesfusha përbëhet nga Sabitzer dhe Can. Në majë të sulmit është Fullkrug, i cili do ketë ndihmën e Sancho dhe Adeyemi nga krahët, ndërsa Brandt qëndron pas shpinës.

Në krahun tjetër, francezët i besojnë portën Donnarummas, përpara tij janë Hakimi, Mendes, Marquinhos dhe Hernandez. Mesfusha me Emery, Vitinha dhe Ruiz është mjaft e pasur. Sulmi duket i frikshëm, me Mbappe në majën e ofensivës, ndërsa nga krahët janë Dembele dhe Barcola.

BORUSSIA DORTMUND (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Schlotterbeck, Hummels, Maatsen; Emre Can, Sabitzer; Adeyemi, Brandt, Sancho; Fullkrug.

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Lucas Hernandez, Nuno Mendes; Fabian Ruiz, Vitinha, Zaire-Emery; Dembélé, Mbappé, Barcola.

Continue Reading

Sport

Spektakel me gola dhe penallti, Bayerni dhe Reali ndahen në “paqe”

Bayern Munich dhe Real Madrid barazuan 2-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Champions League, zhvilluar në Gjermani.

Bavarezët e filluan ndeshjen mirë, duke treguar se kush janë të zotët e shtëpisë. Djemtë e Thomas Tuchel provuan gjashtë herë të shënonin, por pa ia dalë. Kur nuk shënon do e pësosh dhe kjo ndodhi në këtë duel.

Duhej minuta e 24 që një pasim fantastik i Kroos të shfrytëzohej mirë nga Vinicius, me madrilenët që morën kryesimin në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë Bayern Munich u shkund dhe përmbysi ndeshjen për katër minuta. Në të 53’ Leroy Sane mori topin, dribloi mbrojtësit dhe nga brenda zonës me një të majtë të fortë mposhti Lunin për barazimin 1-1.

Vetëm katër minuta pas episodit, Musiala u fut në zonë duke u penguar nga Vazquez dhe penallti për vendasit. Harry Kane nuk gaboi dhe kaloi Bayern Munich në epërsi, për golin e nëntë sezonal në Ligën e Kampioneve.

Në minutën e 83 sërish Vinicius u tregua i saktë dhe barazoi ndeshjen me penallti, për t’i lënë llogaritë të hapura.

Ndeshja e kthimit gjysmëfinale luhet më 8 maj dhe do jetë dueli në ‘Bernabeu’ që do vendosë se cili mes dy ekipeve do marrë një biletë për në finalen e Uembley.
Continue Reading

Sport

“Beteja” e parë gjysmëfinale e Champions, titullarët e Bayern-Real

Bayern Munchen dhe Real Madrid do të përballen në Allianz Arena (Munich), në ndeshjen e parë të vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me Tuchel dhe Ancelottin që kanë vendosur për titullarët.

Gjermanët nuk do të kenë në dispozicion De Ligt, Sarr, Marusic, Coman, Buchmann dhe Boye për shkak dëmtimi. Në krahun tjetër, Los Blancos vuajnë mungesën e Alaba për shkak dëmtimi, ndërsa Carvajal nuk do jetë për shkak kartonësh. Gjyqtari i takimit të sotëm është francezi Turpin.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munchen (4-2-3-1) – Neuer; Kimmich, Dier, Kim, Mazraoui; Laimer, Goretzka; Leroy Sané, Musiala, Guerreiro; Harry Kane. Trajner: Thomas Tuchel

 

 

Real Madrid (4-3-1-2) – Lunin; Vazquez, Rudiger, Nacho, Mendy; Valverde, Kroos, Tchouameni; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Jr. Trajner: Carlo Ancelotti

Continue Reading

Sport

Derbi Tirana- Partizani/ Rrugët që do të bllokohen të dielën në kryeqytet

Policia ka marrë masa për garantimin e rendit publik dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet më datë 28.04.2024, në orën 19:00

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara, për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave.

Në orën 14:00 do të bëhet spostimi i automjeteve përreth stadiumit, ndërsa bllokomi i rrugëve do të bëhet në orën 17:00.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri te stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

▪️Lëvizja e tifozëve të KF Tirana do të bëhet:

•Xhamllik – ura e Rrugës së Elbasanit – rruga “Papa Gjon Pali II” – stadium;

•Selvia – Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – kthim në rrugën “Bajram Curri”, – rruga “Papa Gjon Pali II” – Coin – Stadium.

▪️Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet:

Kryqezimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja” – përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha” – rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – pas Presidencës – sheshi “Frederik Shopen” – përpara shkallëve të Universitetit të Tiranës – stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj), dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Personat të cilët e kanë të ndaluar hyrjen në objektet dhe mjediset sportive, detyrohen të paraqiten fizikisht në komisariatet policore përkatëse, në ditën dhe orën e zhvillimit të veprimtarisë sportive, në zbatim të ligjit nr. 79/2017, “Për Sportin”, i ndryshuar me ligjin nr. 105/2020, dhe moszbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga ky ligj, përbën shkelje të tij.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument), pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozërive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING