Connect with us

Kosova

SHBA e egër me Albin Kurtin: Nëse ai nuk na trajton si partner, nuk mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Në një intervistë për shefin e shërbimit shqip të Zërit të Amerikës Arben Xhixho, zoti O’Brien thotë se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara. “Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.

Kosova duhet të tërhiqet nga vendimi për dinarin, thotë zyrtari i lartë amerikan. Ndonëse Shtetet e Bashkuara e kishin këshilluar qeverinë e Kosovës kundër një veprimi të tillë, ajo vendosi ta zbatojë atë, pa konsideruar këshillat e partnerëve kryesorë, thotë zoti O’Brien. Vendet modern të Evrops, thotë zoti O’Brien i zgjidhin këto çështje me dialog paraprak dhe informojnë banorët me kohë. Zyrtari amerikan tha se kishte patur disa kontakte me kryeministrin Kurti para shpalljes së vendimit dhe vetëm një shkëmbim të shkurtër pas shpalljes së tij.

I pyetur lidhur me marrëdhëniet Kosovë Serbi që pas marrëveshjeve të Ohrit, zoti O’Brien tha se zbatimi i tyre, i përket secilës palë të ndërmarrë veprimet e veta, e pakushtëzuar nga pala tjetër. Serbia tha ai, ka marrë dy hapa të rëndësishëm drejt njohjes de-fakto të Kosovës, si çështja e targave dhe dokumenteve doganore. I pyetur nëse Beogradi qëndron prapa sulmit të grupit të armatosur serb në Banjskë, Zoti O’Brien tha se Serbia zëvendësoi shefin e shërbimit të zbulimit, i cili ishte i përfshirë në të, tërhoqi trupat afër kufirit me Kosovën dhe se Uashingtoni pret që Serbia të ndjekë penalisht personat përgjegjës.

Intervista:

Zëri i Amerikës: Zoti O’Brien, vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për të nxjerrë nga qarkullimi dinarin serb është acarimi i fundit në marrëdhëniet ndërmjet
Kosovës dhe Serbisë. Qeveria në Prishtinë thotë se dëshiron të zbatojë ligjet e veta, Kushtetutën e saj, të lejojë vetëm Euron si monedhë të vetme. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po thonë ndryshe. A mund të na tregoni përse mendoni kështu?

Jim O’Brien: Kjo është çështje partneriteti dhe aftësie në qeverisje. Të gjitha problemet që janë hasur që kur u shpall ky vendim, u identifikuan që në 5-10 minutat e para, pasi mësuam për të. Megjithatë qeveria vazhdoi me zbatimin e tij pa paralajmërim dhe ka lënë një numër qytetarësh të vet të hutuar se si të paguajnë për bukën, qeranë dhe energjinë elektrike, të cilën disa prej tyre sapo kanë filluar ta paguajnë. Kjo nuk është formë e qeverisjes efektive. Jemi shumë të shqetësuar, pasi kjo tregon paaftësinë e qeverisë për t’i shërbyer qytetarëve të saj, por edhe për partneritetin. Të jesh pjesë e Evropës sot nënkupton t’i zgjidhësh çështjet përmes dialogut me planifikimin efektiv dhe paralajmërim. Ky vendim është shpallur me nxitim, pa paralajmërim dhe pa një përpjekje për të shfrytëzuar mekanizmat ekzistues për të gjetur përgjigje për gjithë problemet që mund të lindnin.

Zëri i Amerikës: Duket që Qeveria e Kosovës e kuptoi këtë edhe pas trysnisë ndaj saj dhe Banka Qendrore njoftoi për një shtyrje tre mujore. A është kjo kohë e mjaftueshme, sipas mendimit tuaj?

Jim O’Brien: Njerëzit duhet ta dinë se si do t’i paguajnë faturat. Kur lexoj deklaratën e Bankës Qendrore, aty nuk thotë se do ta lejohet përdorimi i dinarit. Thotë se do të ofrohet një alternativë. Kjo duhej bërë para se të zbatohej vendimi në bashkëpunim me komunitetet e prekura dhe me fqinjët që preken nga vendimi dhe sinqerisht me Bashkimin Evropian dhe ne. Pra jo, duhet ta ndërpresin menjëherë këtë dhe pastaj të punojmë drejt zgjidhjes së problemit konkret, që ata duan të zgjidhin, ashtu siç veprojnë shtetet moderne evropiane.

Zëri i Amerikës: A keni biseduar me Kryeministrin për shqetësimet tuaja dhe për këtë sugjerim?

Jim O’Brien: Kemi patur disa biseda në periudhën para se të shpallej vendimi dhe një shkëmbim të shkurtë më pas.

Zëri i Amerikës: Dhe si e prit ai vlerësimin tuaj?

Jim O’Brien: Ai kuptoi shqetësimet, premtoi se do të punonte për to, por qartazi vendosi miratimin e vendimit. Nëse ai nuk na trajton si partner, kjo ngre pikëpyetje nëse ne mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere.

Zëri i Amerikës: Zoti O’Brien, Bashkimi Evropian ka vendosur disa masa kufizuese ndaj Kosovës, pa i quajtur sanksione. A planifikojnë Shtetet e Bashkuara ta bëjnë të njejtën gjë, nëse Prishtina këmbëngul në qëndrimin e saj?

Jim O’Brien: Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere.

Zëri i Amerikës: A e shihni çështjen e dinarit të lidhur me Asociacionin?

Jim O’Brien: Çështja është se çfarë problemi po synon të zgjidhë vendimi i ri. Është e drejtë e Kosovës të vendosë se çfarë valute po dërgohet në juridiksionin e saj. Asociacioni do ta zgjidhte këtë problem duke qartësuar çështjen e parave që dërgohen dhe qëllimet për të cilat do të përdoreshin. Ka mënyra tjera për ta siguruar këtë qartësi, përfshirë përmes dialogut, përmes konsultimeve joformale, ashtu si shtetet moderne u japin përgjigje këtyre çështjeve. Jo duke shpallur vendime në mes të natës pasi partnerët tuaj më të afërt ju thonë se kjo është ide e keqe dhe qeverisje e dobët.

Zëri i Amerikës: Qeveria e zotit Kurti ka rënë dakort për asociacionin, që do ta zgjidhte çështjen e dinarit, por e konsideron atë si lëshim të madh që i është bërë Beogradit në këmbim të njohjes de facto të Kosovës, apo që të paktën Beogradi të nënshkruajë marrëveshjet për të cilat janë pajtuar palët. A ka të drejtë zoti Kurti? A duhet njohja de facto të ndodhë paralelisht me krijimin e Asociacionit?

Jim O’Brien: Në pranverën e kaluar, në Ohër, dy palët janë pajtuar për një sërë veprimesh që duhet t’i ndërmarrin njëra pas tjetrës, secila pavarësisht prej veprimeve të palës tjetrës. Dhe tani janë krijuar rrethana që i lejojnë të dy palët të fajësojnë njera tjetrën në vend që të punojnë që banorët e tyre të jenë të lirë dhe më të përparuar.

Dua të theksoj se qysh nga tetori, Serbia ka bërë dy hapa të rëndësishëm të normalizimit apo të njohjes de facto të Kosovës, përmes zbatimit të targave të makinave dhe dokumenteve doganore. Këto janë synime që janë kërkuar për një kohë të gjatë dhe u realizuan dhe besoj se ka gjëra të tjera, që do të ndodhin në këtë aspekt, nëse i kthehemi dialogut në vend që të veprojmë jashtë tij, siç vendosi të bëjë qeveria (e Kosovës).

Zëri i Amerikës: Por sipas një letre që kryeministrja e Serbisë Bërnabiç u ka dërguar zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ajo realisht hedh poshtë përmbajtjen e atyre marrëveshjeve.

Jim O’Brien: Mendoj se varianti i parë i letrës, që hodhi poshtë (marrëveshjen), është tërhequr. Ato që unë shikoj, janë veprimet, njohja de facto. Normalizimi në këto dy komponentë kyçë u bë në muajt e fundit dhe ka diskutime për gjëra tjera që mund të bëhen, nëse punojmë ashtu siç punojnë shtetet moderne evropiane.

Zëri i Amerikës: Dua t’iu pyes për incidentin në Banjskë, i cili duket se ka ndryshuar paksa qasjen e Perëndimit ndaj Serbisë. A mendoni se Beogradi qëndron prapa tij?

Jim O’Brien: Pas incidentit të Banjskës, e kemi bërë të qartë se KFOR-i mbron të gjithë njerëzit e Kosovës, përfshirë ata në pjesën veriore. U kemi bërë thirrje të dy qeverive të jenë transparente dhe të hapura me KFOR-in dhe dua të theksoj se Serbia zëvendësoi shefin e shërbimit të zbulimit, i cili ishte i përfshirë në të. Ata kanë arrestuar dhe janë pajtuar se do t’i ndjekin penalisht njerëzit që janë drejtpërdrejt përgjegjës për incidentin në Banjskë dhe trupat serbe janë tërhequr nga pjesa afër kufirit. Të gjithë këto hapa janë bërë dhe pastaj, pas Banjskës u ndërmorën hapa drejt njohjes de facto me doganën dhe targat.

Këta janë hapa të rëndësishëm që erdhën si rezultat i përgjigjes dhe përkushtimit ndaj dialogut. Pra, ne duam përkushtim për të punuar drejt zgjidhjes praktike të këtyre problemeve, jo ndërmarrjes së masave të njëanshme për përfitime vetjake që shqetësojnë partnerët tuaj po aq sa shqetësojnë qytetarët tuaj.

Kosova

Rrufeja ndodhi mbi Kosovë, profesori ‘godet’ ashpër Edi Ramën

“Gjithmonë kur është në pyetje Kosova dhe rrugëtimi i saj në organizatat ndërkombëtare kundërshtarët, armiq por edhe miq të Kosovës vendosin pengesa për te penguar anëtarësimin” – Kështu është shprehur profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj, i cili tha se, edhe pse me marrëveshjet e arritura ekziston qëndrimi se Kosova nuk duhet të pengohet, Serbia po “luan me zjarr” për të penguar ne realizimin e gjithë kësaj, kurse ndërkombëtarët vetëm po shikojnë, dhe madje sipas tij, po e përgëdhelin edhe më shumë Serbinë.

“Por, karshi kësaj, fantazmat dhe shtrigat e Evropës nuk po rrijnë rehat, sepse Evropa historikisht nuk ka qene kurrë perkrahëse e sinqertë e shqiptarëve, por gjithmonë eshte vendosur kundër tyre duke i coptuar dhe ndjekur nga trojet e tyre. Pra, Evropa është po ajo siç e cilësonte edhe i madhi jonë Gjergj Fishta, si dhelpër e vjetër e cila edhe mund të lëmojë dhe ledhatoj, por zanatin e vjetër nuk e harron sa herë t’i vije rasti i godet shqiptarët” – ka theksuar Maxharraj.

Sipas tij, Evropa më së miri tani po e tregon fytyrën e saj te pafytyrë për ta penguar Kosovën që të anëtarësohet në KiE.

Profesori tha se kjo ishte si një rrufe në qielli të hapur pa re, por megjithatë ky skandal ndodhi.

“Po si erdhi deri te kjo rrufe kaq e tmershem që e goditi Kosovën. Kjo nuk është e rastësishme, sepse qëkurse ka aplikuar Kosova për t’u anëtarësuar në KiE dhe çdo kund, në çdo rast emisarët në dialog si Borell, Lajçak e në veçanti emisari i SHBA-së, emisari amerikan Gabriel Escobar nuk e ka hequr nga goja themelimin e asociacionit. Por në veçanti lidhur me këtë ndodhi diçka e veçantë, u gjet njeriu servil i cili lëpihet nëpër sahanat e kancelarive të Evropës, Edi Rama që në miqësi të ngushtë si me vëllaun, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic, gatuan vepra të ndyra në dëm të Kosovës” – ka potencuar profesor Binak Maxharraj.

 

Continue Reading

Kosova

Retorika e sanksioneve dhe Albin Kurti i shpërblyer, loja me dy porta e Perëndimit

Në Bruksel po përgatitet një raport për përmbushjen e kërkesave të parashtruara para Kosovës për të de-përshkallëzuar situatën në veri, nga e cila do të varet nëse Bashkimi Evropian do t’i heqë sanksionet ndaj Prishtinës të vendosura qershorin e kaluar. Lidhur me këtë, diplomati serb  Sreçko Gjukiç tha se masat ndëshkuese të BE-së as nuk e kanë prekur  qeverinë në Prishtinë dhe se ato janë më shumë retorike sesa sanksione reale politike dhe ekonomike.

“Ata bëjnë thirrje që Kurti të pranojë një dialog konstruktiv, megjithatë ai është kokëfortë dhe asnjë sanksion apo kërcënim me sanksione nuk i ndihmon ata ne Perendim. Duket se e vetmja gjë që ndihmon ne kete situate, është kur amerikanët ta largojnë nga pushteti apo dhe ta detyrojnë te shkojë në zgjedhje të reja” – deklaroi Gjukiç duke shtuar se tani Kurtit po i shkojnë njoftime se mund të hiqen sanksionet dhe kjo do të thotë se ai nuk duhet të ndryshojë qëndrim.

“Është më shumë një histori që është nisur për t’u folur dhe nuk ka asgjë të vërtetë pas saj. Së pari, këtu është problemi: çfarë duhet hequr prej tij dhe së dyti, nëse i heqin masat, atëherë ky është një shpërblim për të, sepse asgjë nuk është bërë, për shembull për asociacionin, dinarin, çështjet e sigurisë…” – theksoi diplomati serb.

I pyetur nëse njoftimi për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës është një përpjekje për të rënë dakord Kurti për një lloj bashkëpunimi, pasi javën e ardhshme Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës pritet të votojë kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në atë organizatë, ai u shpreh se

ka mundësi që dikush ka menduar se në këtë mënyrë do ta shtyjë Albin Kurtin të bëjë diçka që nuk e ka bërë më parë, por ky është një presion shumë i dobët apo dhe shantazh I tillë për diçka të madhe që duhet të bëjë, dhe për të krijimi i asociacionit është një gjë jashtëzakonisht e madhe.

“Është si një lojë macja me miun dhe nuk besoj se do të jetë vendimtare as për Këshillin e Evropës as per asociacionin dhe për të gjitha lëvizjet e tjera që presin ata diku, derisa Kurti të paralajmërohet realisht në mënyrë më të drejtpërdrejtë nga fuqitë e mëdha: Nuk ka Keshill Europe pa asociacion dhe paskesaj te shkohet në zgjedhje ne Kosovë” – potencoi Gjukiç.

 

Continue Reading

Kosova

Këshilltari i Kurtit e pranon: Marrëveshja me Serbinë, lëvizje prapa për Kosovën

Si rrallë herë nga ndonjë zyrtar i Qeverisë së Kosovës, Jeton Zulfaj, këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar që Marrëveshja e arritur në Bruksel në mes Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes dy shteteve ishte një hap mbrapa për Kosovën.

Zulfaj kujtoi se kur kishin ardhur në Qeveri, qëndrimi edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ishte njohje reciproke në qendër, por u bë kompromis dhe marrëveshja u arrit për “njohje de facto”.

“Ju e dini, kishim qëndrimin e presidentit të SHBA-ve për njohje në qendër dhe njohje reciproke në qendër ndërkohë që kaluam te njohja de facto. Edhe kjo ishte një lëvizje le të themi mbrapa, por një kompromis për marrëveshjen të cilën ata na e sollën si një marrëveshje kompromisi”, pohoi këshilltari i Kurtit.

Përkundër këtij kompromisi të bërë nga Qeveria e Kosovës, Zulfaj tha se tani as kjo nuk po mjafton, sepse po kërkohet zbatim selektiv i neneve brenda marrëveshjes dhe shtoi se Kosova “ka interes nga normalizimi i marrëdhënieve” me Serbinë.

“Pra duhet të ndodhë normalizimi, sepse Serbia është fqinj verior dhe marrëdhëniet normale mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë i kontribuojnë edhe fqinjësisë së mirë edhe paqes dhe stabilitetit në rajon, por edhe rrugëtimit më të shpejt drejt Bashkimit Evropian” – deklaroi Zulfaj

Continue Reading

Kosova

Serbia ia arriti qëllimeve, pavarësisht premtimeve të Perëndimit

“Para tri viteve presidenti amerikan, Joe Biden, në një letër dërguar presidentes së sapo zgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani, i thoshte asaj se SHBA-të kërkojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse e përfundimtare, në të cilën njohja e Kosovës nga ana e Serbisë të ishte në themelin e saj.

Këtë kërkesë zoti Biden ia bëri asokohe edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Të dy presidentëve u kërkoi marrëveshje sa më të shpejtë me bazë njohjen e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës. Presidenti amerikan kërkoi gjithashtu kompromisin e të dy palëve. Dhe gjithkush beson edhe sot se “kompromisi” për Kosovën do të thoshte krijimi i Asociacionit, bazuar në Kushtetutën e vendit, siç e ka përsërit vazhdimisht ambasadori amerikan në Prishtinë, Hovenier.

Po çfarë ndodhi më pas? Gradualisht diplomatët amerikanë filluan ta heqin nga diskursi i tyre njohjen de jure të shtetit të Kosovës nga ana e Beogradit. Madje ata, përveç ambasadorit amerikan në Kosovë në fillim, nuk e përmendën më njohjen. Mesa duket udhëheqësit serbë të Beogradit e kundërshtuan fort kërkesën e presidentit Biden për njohjen e Kosovës. Lobuan gjithashtu me të gjithë fuqinë diplomatike e financiare që të hiqej nga fjalori diplomatik, së paku “njohja de jure”! Dhe ia arritën kësaj” – keshtu shkruan ne nje postim editorial profesor doctor Enver Bytyçi.

Sipas tij, kërkesa e presidentit Biden u mor nga Kosova si premtim amerikan për njohjen e pavarësisë së saj, por ndërkaq ndodhi e kundërta. Ishin pikërisht emisarët e Biden, Palmer dhe Escobar që fillimisht hoqën dorë nga “njohja de jure” e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe në fund hoqën dorë edhe nga kërkesa e Marrëveshjes së Brukselit për “njohjen de facto” të këtij shteti.

“Escobar fillimisht foli si guvernator i Kosovës, kur tha se “Nëse Asociacionin nuk e formon Kurti, atëherë do ta formojmë ne”! Por nuk i tha presidentit të Serbisë, se “Nëse ju nuk e njihni de facto Kosovën  sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, atëherë do ta bëjmë ne për ty” – ka theksuar Bytyçi duke potencuar: –

“Borrell, Lajçak dhe Escobar i serviren Kurtit dhe Vuçiç-it marrëveshjen dhe aneksin në shkurt-mars 2023, por Vuçic tha se “Nuk firmos, sepse kam dorën e djathtë të sëmurë dhe kjo dorë nuk shërohet së paku edhe për katër vjet”! Kurti kërkoi në moment të firmosej marrëveshja, si dhe aneksi. Në këto dokumente thuhet se “Nuk mund të përdoret asnjë pengesë për zbatim, duke spekuluar me kushtëzime, ti zbato këtë, pastaj unë po zbatoj këtë pikën tjetër të marrëveshjes”! Gjithçka u sanksionua në pajtim me të dy palët”

Kujtojmë se megjithatë, dy vendet që morën autorësinë e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, përkatësisht Gjermania dhe Franca, plus Italia, kanë kushtëzuar tani pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

“Pra kanë shkelur mbi atë marrëveshje dhe aneksin e saj, të cilat i kanë formuluar vetë dhe i kanë ofruar për zbatim të detyrueshëm për të dy palët. Më e keqja është se në qershor 2023 të dy ato dokumente janë njohur si të detyrueshme për t’u zbatuar nga ana e kryetarëve të shteteve dhe kryeministrat e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Atëherë u tha se me këtë vendim të KE-së, marrëveshja dhe aneksi janë të detyrueshëm njësoj për Serbinë dhe për Kosovën” – ka shkruar Bytyçi duke theksuar se

bazuar në këto parime dhe dokumente Albin Kurti u zotua për formimin e Asociacionit, bazuar në marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin i Ohrit, duke i zbatuar në mënyrë integrale. Ndërsa kryeministrja e Serbisë, Anna Brnabic, i dërgoi letër para gjashtë muajsh këtij Këshilli Europian, në të cilën thoshte se “Serbia nuk do të pranojë dhe lejojë që Kosova të pranohet në organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB në”………………

 

 

Continue Reading

Kosova

Profesori akuzon: Vuçiç mbron politikën e turpit në historinë e Serbisë

Ashtu si Vojisllav Shesheli, Sllobodan Millosheviçi, Karagjiçi e Mlladiçi mbrojtën politikën e viteve 1990 në Hagë, edhe presidenti aktual i Serbisë Aleksander Vuçic është duke mbrojtur të njëjtën politikë, një politikë fatale, politikën më të turpshme në historinë e Serbisë.

Kështu vlerëson Drashko Bjelica, profesor në pension i Fakultetit Filozofik të Nishit pak ditë pasi Vuçiç njoftoi se javën e ardhshme në Nju Jork do të bëjë thirrje për mosmiratimin e rezolutës së Srebrenicës.

“Po të ishte student kaq i mirë, pse nuk e zgjodhën asistent, do të kishin bërë një vepër të mirë, do ta kishin shpëtuar Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Serbisë” – tha Bjelica, i cili ishte serbi i parë që foli për krimet e luftës në vitet 1990.

Pavarësisht pretendimeve të ndryshme të qeverisë aktuale serbe, në tekstin e propozuar të Rezolutës, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për gjenocidin e kryer ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, nuk përmendet asnjë lloj përgjegjësie e asnjë kombi apo shtetit, por, ndër të tjera, bëhet thirrje për dënimin pa rezerva të gjenocidit dhe dënon veprimet që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

“Edhe pse jeni besimtarë, politikanë, pushtetarë, gazetarë, sportistë, artistë, shkencëtarë, filozofë, jini njerëzorë! Kjo që po bëni është blasfemi?! Askush perms rezolutes nuk e komprometon kombin si nacionalitetet, besimtarët e fesë, gazetarët e gazetarisë, shkencëtarët, artistët e artit, filozofët e filozofisë… Gjithçka ne Serbi është shurdh e verbër, vetëm mendja sheh dhe dëgjon gjithçka” – deklaroi Drashko Bjelica

Continue Reading
Advertisement

TRENDING