Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

SHBA-Shqipëri/ Ambasada amerikane: 235 ekspertë në Tiranë për luftën kundër krimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh mbi bashkëpunimin shqiptaro-amerikan në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada bëri të ditur se Sesioni i 42-të i Trajnimit të Vazhdueshëm të Kapitullit Europian të FBINAA-së, zhvilluar nga 19 deri më 23 shtator, mblodhi 235 profesionistë të zbatimit të ligjit nga SHBA, Shqipëria dhe vende të ndryshme të Europës.

Në fokus të aktivitetit ishte shkëmbimi i ekspertizës, forcimi i bashkëpunimit mes strukturave ligjzbatuese dhe lufta kundër krimit të organizuar ndërkufitar.

Ambasada amerikane theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve synon forcimin e zbatimit të ligjit, rritjen e sigurisë dhe krijimin e komuniteteve më të sigurta si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në Shqipëri.

FBINAA bashkon drejtues të strukturave ligjzbatuese të trajnuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, me synim ndarjen e përvojës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballimin e krimit që vepron përtej kufijve.

Advertisement