“Kishim shumë mungesa, pasi në fushë ishte vetëm 50% e skuadrës së vitit të kaluar dhe asnjë prej mesfushorëve. Totre dhe Toli janë larguar tashmë, ndërsa Limaj mungonte për shkak dëmtimi. Pikërisht për këtë arsye, mund të them se jam i kënaqur, megjithatë kemi ende shumë punë për të bërë”, deklaroi Shehi.

Tekniku bardheblu pati më pas një apel për drejtuesit, të cilëve u kërkoi përforcimin sa më shpejt të skuadrës me elementë cilësorë, ndonëse pranoi se në Shqipëri është e vështirë të gjesh futbollistët e duhur.

“Pres që të sqarohet sa më shpejt situata e Seferit dhe të kompletojmë ekipin me futbollistë cilësorë, pasi nuk do të jetë aspak e lehtë. Në Shqipëri është e vështirë, pasi lojtarët cilësorë kanë firmosur tashmë me ekipet e tyre, megjithatë jam optimist që brenda javës së kaluar do të marrim futbollistët që na duhen”, tha Shehi.