Connect with us

Aktualitet

Shengeni Ballkanik, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshjen për shkëmbimin tregtar

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hedhin një hap përpara drejt Shengenit Ballkanik. Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve, Bledi Çuçi e Arjanit Hoxha nënshkruan sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit në Fushën Fitosanitare që lidhet me shkëmbimin tregtar të produkteve bujqësore. Marrëveshja është finalizimi i një pune të nisur rreth një vit më parë nga ministrat e të dy qeverive. Pas nënshkrimit, ministri Çuçi tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për krijimin e një korridori krejtësisht të lirë për qarkullimin e produkteve bujqësore në të dy vendet dhe një hap më tej drejt iniciativës strategjike të Shengenit Ballkanik për zhvillimin e rajonit tonë.

“Kjo marrëveshje nuk është gjë tjetër veçse bën të mundur që çdo ngarkesë me produkte bujqësore që shkon nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut apo anasjelltas, nuk do të ketë nevojë që në kufijtë reciprokë t’i bëhen analiza shtesë. Për produktet tona do të njihet çertifikata fitosanitare e Shqipërisë, për produktet bujqësore të Maqedonisë së Veriut do të njihet çertifikata fitosanitare e këtij vendit”, tha ministri Çuçi.

Më tej ministri shtoi se në vijim të takimit me homologun maqedonas, Arjanit Hoxha, do të flasin edhe për dy marrëveshje të tjera me Republikën e Maqedonisë së Veriut. E para është Marrëveshja për Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespën e Madhe, si dhe Marrëveshja për Tregtimin e Kafshëve të Gjalla dhe Produkteve me Origjinë Shtazore, të cilat do të nënshkruhen gjatë një periudhe të mëvonshme pasi të finalizohet i gjithë diskutimi në nivel teknik mes palëve dhe të dakordësohen draftet.

Ministri Arjanit Hoxha vlerësoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje, e cila pason edhe lehtësitë e mëparshme të krijuara mes dy vendeve për lëvizjen e njerëzve vetëm përmes kartës së identitetit.

‘Është një hap shumë i rëndësishëm drejt heqjes së barrierave të ndalesave kufitare sidomos për produktet që afatin e kanë pasur shumë të shkurtër, të cilat në të kaluarën kanë qëlluar që të presin edhe 48 orë në pikat doganore. Pas lëvizjes me letërnjoftime të njerëzve, ky është një hap i radhës shumë i rëndësishëm drejt krijimit të një tregu të përbashkët, që i paraprin integrimit të të dy vendeve në Bashkimin Europian”, tha ministri Arjanit Hoxha.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në Fushën Fitosanitare me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria do të bëjë të njëjtën gjë edhe me Republikën e Malit të Zi. Kjo marrëveshje njeh rezultatet e testeve dhe vlerësimit të laboratorëve, jo vetëm të akredituar, por edhe të autorizuar, duke bërë të mundur kalimin e ngarkesave në Pikat e Inspektimit Kufitar, pa vonesa dhe pa marrje mostrash shtesë. Këto lehtësi reduktojnë dokumentacionin dhe kohën e pritjes në kufi të kamionëve.  Rrjedhimisht do të thotë më pak kosoto për biznesin, më shumë rritje të volumit të shkëmbimeve tregtare.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Sa do të jetë shtesa në pagë/ Nga mjekët tek mësuesit, kategoritë që përfitojnë rritje

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror për tremujorin e fundit të vitit 2023 u regjistrua në 87,864 lekë, synimi i qeverisë është që me këtë rritje, paga mesatare në shtet të arrijë në 900 euro në muaj.

Por cilat janë kategoritë që do të përfitojnë ndryshim në pagë këtë vit?

Sektori i shëndetësisë do të ketë rroga të reja. Kështu rritje të mëtejshme të pagave do të përfitojnë mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë.

Po ashtu, rritje do të ketë edhe në sektorin e arsimit, ku do të përfitojnë kryesisht mësuesit në arsimin parauniversitar.

Shtesë në pagë parashikohet edhe për  forcat e rendit, të mbrojtjes, si edhe punonjësit e niveleve zbatuese në administratën qendrore.

Këtë vit reforma do të shtrihet edhe tek punonjësit e pushtetit vendor, pagat e të cilëve janë në nivele të ulëta në raport me institucionet qendrore.

Sa i takon masës së shtesës, në buxhetin e vitit 2024, për afro 36 mijë punonjës në  arsimor  të Sistemit  Arsimor  Parauniversitar,  parashikohet rritje e pagës me 23-36% të pagës bruto.  Rreth   18,858   punonjës të Sistemit   Shëndetësor,   përfitojnë rritje nga 26-34% të pagës bruto; Rreth  22 500 punonjës të sistemit  me  Grada parashikohet  të përfitojnë  rritje  të pagës për gradë me mesatarisht 30% për vitin 2024.

Në total, efekti vjetor për financimin e reformës së pagave llogaritet në afro 40 miliardë lekë, ose 400 milionë Euro. Reforma e pagave e nisur dy vite më parë synon të rrisë konkurrencën në tregun e punës, duke nxitur edhe rritjen e pagave në sektorin privat.

Continue Reading

Aktualitet

Shqipëria e mbuluar nga pluhuri saharian, metorologia tregon kur kthehet normaliteti në vend

Pluhuri afrikan ka pushtuar vendin tonë, shoqëruar me rritje të temperaturave, ku këtë të mërkurë termometri shënoi 26 gradë celsius.

Specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni bën të ditur se ky fenomen është shqetësues, pasi ndikon në shëndetin e popullatës, por edhe në probleme sa i përket transportit, ndërsa situata pritet të përmirësohet nga e premtja.

Jo vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni, deri në Evropën Qendrore është e mbuluar nga pluhuri.  Ndërsa temperaturat e larta do në shoqërojnë edhe javën e parë të muajit prill.

Continue Reading

Aktualitet

Kosova | Lajmet më të fundit – NTV.AL

Continue Reading

Aktualitet

Asociacioni dhe zgjedhjet në SHBA/ Ja frika që pushton Serbinë

Shmangia e presionit ndërkombëtar për miratimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por edhe droja nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, janë dy arsye përse Qeveria e Kosovës e mbështet idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, thotë Arton Demhasaj Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për REL-in më 19 mars se për partinë e tij “është njësoj”.

Kurti e ka përsëritur këtë edhe në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ku ka thënë se për shpërndarjen e Kuvendit, partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, mund ta ndihmojë opozitën për t’i arritur votat e nevojshme.

Continue Reading

Aktualitet

Përdorte nipin e mitur për lekë, Apeli lë në burg Tashën e “Tik-Tokut” dhe të birin

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy personazhet e Tik-Tok, Natasha Rombula dhe djalin e saj Armando Kumaraku.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 124/b dhe 22  të Kodit Penal.

Më konkretisht ata akuzohen për keqtrajtimin e një 10 vjeçari (nipi i Natashës dhe djali i Armandos).

Pas një video të bërë viruale kudo në rrjet, ku i mituri 10-vjeçar shfaqet duke sharë një komentues me fjalor të papërshtatshëm, e ëma e tij ka denoncuar rastin në polici dhe ndaj babait e gjyshes të të miturit kanë nisur hetimet. Fjalori i të miturit dyshohet se bëhej me arsyen për të rritur sa më shumë ndjekësit dhe për të përfituar prej dhuratave të tyre në Tik Tok, që konvertohen në lekë.

Natasha u bë e njohur për publikun pas historisë së bujshme me ish-nusen e saj mbi kujdestarinë e djalit të mitur, pas divorcit me babin e tij, tanimë i arrestuar. I mituri kalonte të paktën dy fundjava me të atin dhe gjyshen, në bazë të vendimit të gjykatës.

Natasha ishte kthyer në kryefjalë të rrjetit social Tik Tok, për shkak të gjuhës denigruese të përdorur në komunikmet e saj të drejtpërdrejta me ndjekësit, pjesë e të cilave jo pak herë është bërë dhe nipi i saj i mitur.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING