Connect with us

Aktualitet

Shkon në 7 334 numri i rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani.

Gjermania ka regjistruar 7 334 infeksione të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, deklaroi instituti ”Robert Koch”.

Kulmi i mëparshëm i infeksionit me rreth 6 300 raste në ditë rezultonte në fund të marsit, ndërkohë që numri i sotëm thyen rekordin me shifrën më të lartë ditore në Gjermani që nga fillimi i pandemisë.

Dje, vendi regjistroi 6 638 raste të reja.

Sipas RKI, të paktën 348 557 persona në Gjermani janë infektuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa 9 734 kanë vdekur.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Pse nuk ka foto të Olsi Ramës me trafikantët/Hoxha për denoncimin e Bardhit

Artan Hoxha tha se nuk ka një fotografi të Olsi Ramës me trafikantët edhe pse ata ndiqeshin nga Operacionalja me mbikqyrjen e autoriteteve gjermane. Hoxha tha se kjo tregon se ose nuk ka lidhje mes vëllait të kryeministrit dhe trafikut të drogës, ose prokuroria ka fshehur pamjet.

Gazetari deklaroi se në këtë histori ka personazhe të tjerë të lidhur me politikën që janë përfshirë, ndërkohë që tha se Bardhi ka nxjerrë vetëm një fragment nga dosja zyrtare.

“Duket sikur tek fashikulli voluminoz i dosjes, për shkak të përfshirjes së autoriteteve, Gaz Bardhi ka hequr një fletë aty dhe e ka kapur. Kjo është çështje e hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. E kanë hetuar prokurori i sotëm Olsian Çela dhe prokurori tjetër, Edvin Kondili. Dy nga më të mirët që kishin Krimet e Rënda. Pra, po ta shohësh, kemi përdorur kapacitetet më të mira të hetimit. Është bashkëpunuar me palën gjermane.

Në rast se ajo degë e grupit në Gjermani nuk do të dilte direkt në treg, për të kërkuar blerës për 100kg, nuk do të tërhiqte vëmendjen. Kjo histori ka patur emra të tjerë të përfolur, por kur është marrë fashikulli, është marrë ky. Po ta shfletosh atë dosje, ke plot elementë që mund t’i kapësh. Ka persona me lidhje me politikën.

Vij të makina, është një nga elementët. Kush e bëri atraktiv? Shumë ngjarje tjetërkush ka emrin dhe tjetërkush është përdoruesi. Pronarja e mjetit rezultonte motra e një ish-ministre dhe bashkëshortja e djalit të një ish-zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit. Kjo tërhoqi vëmendjen. Këto ishin elementë rastësor.

Bardhi i referohet të dhënave të TIMS. Të gjithë këto që ka publikuar Bardhi janë në dosje dhe janë të hetuara. Ajo ka kaluar shkallët e gjyqësorit. Ka qenë Gjykata e Krimeve të Rënda. Pse nuk është zbardhur dhe është veçuar nga dosja ky personazhi? Janë përdorur disa makina, jo vetëm kjo. Nuk ka qenë kaq e thjeshtë historia, por ka kaluar dhjetë vjet dhe harrojnë njerëzit.

Ky laborator, disa mjete transporti dhe këta shtetas janë mbajtur në vëzhgim nga Operacionalja. Nëse thonë janë ulur këta të tre dhe një person 45 vjeç, Operacionalja ka fotografuar dhe ka filmuar, kanë lënë provë. Ose nuk i kanë filmuar, ose prokurorët i kanë fshehur.

Çudia që më bën, skuadra Operacionale që ishte nën mbikqyrjen e gjermanëve, nuk e kanë fotografuar? Nëse e kanë, ta shohim a është ky Olsi. Ai edhe paruke po të vendosë, ka elementë që duket, se është i gjatë”, tha Hoxha.

Si u kap grupi i Xibrakës ?

Artan Hoxha: Informacioni fillestar mbi këtë operacion ka ardhur nga autoritetet gjermane. E ka ndjekur çështjen dhe kanë patur prezencë në terren kur është bërë ndërhyrja në mesditën e 14 janar 2015. Gjatë atij operacioni, në rrugën nacionale Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë është gjetur një ambjent që ishte laborator kokaine. U kapën sasi të konsiderueshme. U kapën shtetas shqiptarë dhe kimistët kolumbianë. Ishte një nga laboratorët që cilësohej më i rëndësishëm i kapur ndonjëherë.

Objektivi ishte lënda narkotike kokainë, që vinte nga një kartel që dispononte jo vetëm lëndën narkotike, por edhe kimistët që e kishin kthyer kokainën në një tretësirë që iu vendoseshin teshave dhe më mbrapa kjo sasi nëpërmjet një procesi kimik, rikthehej në gjendjen fillestare. Në momentin kur janë kapur kimistët kolumbianë, u zbërthye skema, u zbulua se si kthehej kokaina në gjendje fillestare dhe bëhej gati për treg.

Pse ishte zgjedhur Shqipëria dhe ky vend në dalje të Elbasanit?

Në momentet e para kur grupi ka testuar linjën, nëse ishte në gjendje ta fuste kokainën në Shqipëri, bashkë me kokainën që vinte në formën e tjetërsuar, ishte futur edhe një sasi kokaine pluhur, që testonte aftësitë e grupit shqiptar për të trafikuar direkt nga Amerika Latine dhe garancia për të mos u prekur nga autoritetet.

Organizata krijoi infrastrukturën, solli pajisjet, kimistët, mbulimin e biznesit, krijoi lidhjet, kontaktet dhe besimin në Amerikën Latinën, u ra dakord për pagesat dhe i duhej një treg se ku do të shitej, një treg i qëndrueshëm.

Një nga vendet ku do të shitej kjo kokainë, ishte pikërisht Gjermania, kontaktet e grupit, në disa vende, filluan të lëvizin në treg dhe të kërkojnë blerës.

Në Gjermani, kishin udhëtuar me një çift. Atje u vunë në lëvizje për të kërkuar treg për të shitur 100 kg kokainë. Kur hynë në treg dhe kërkuan blerës për këtë sasi, autoritetet gjermane, me informatorët që kishin në treg, me agjentët e infiltruar, siguruan inforomacion se një operator i r inga Ballkani po tentonte të futej në treg dhe të trafikonte sasi të mëdha.

Dyshimet ishin se edhe rivalë të grupit atje, mund t’ju prishnin tregun. U futën në lojë autoritetet gjermane. Ndjekin çiftin e shqiptarëve që kërkonin tregun. Doli që baza nga ku do të vinte kokaina ndodhej afër kryeqyteti i Shqipërisë.

Erdhën vetë, kërkuan që të mbahej kjo gjë sekret.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, binte në sy se ishte në grup Ermal Hoxha, që e ka kryer dënimin. Mes personazheve, më i rëndësishmi, Genci Xhixha nuk është arrestuar akoma, dyshohet se është në Amerikën Latine akoma.

Kush i dha ngjarjes peshën e madhe? Përveç laboratorit, sasisë dhe kolumbianëve, informacionit të gjermanëve, ajo që e bëri në ato momente dhe krijoi mjaft vëmendje ishte fakti që në këtë sipërmarrje kriminale ishin përfshirë pjesëtar të rëndësishëm të botës së krimit, organizata me aktivitet në dekada.

Para se të dilte Olsi, ishin disa të tjerë, te politika. Në nuk mund të themi ata që nuk janë dënuar dhe janë në aktivitet.

Continue Reading

Aktualitet

Reagim i Olsi Ramës: Lidhjet e mia me drogën, të vërteta sa lidhja me të vërtetën e këtij të paburrit

Olsi Rama ka reaguar pas akuzave të Gazment Bardhit, se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Reagimi i plotë

Nuk jam as i shokuar, as hiç i habitur nga kjo rinxjerrje e një akuze të përsëritur vite më parë prej një njeriu që nuk ka lënë pjesë të familjes time pa prekur paburrërisht. Futja e njerëzve të familjes tonë – nga babai i ndarë nga jeta para se sa Edi të merrte detyrën, tek i biri kur ishte vetëm 10 vjeç – në çorbën e thashethemeve dhe akuzave nga më monstruozet që kundërshtarët e tim vëllai i sajojnë se s’dinë se si ta mundin atë me votë, është një mizerabilitet njerëzor që ne fatkeqësisht e kemi pranuar si një realitet, por të cilin duhet me doemos ta ndryshojmë sa nuk është shumë vonë.

Deri më sot nuk kisha marrë asnjëherë mundimin tju përgjigjesha akuzave drejt meje i ndërgjegjshëm se këto ishin dhe janë pjesë e baltës poltike ndaj tim vëllai e jo ndaj meje. Kush më njeh e di sa i pastër jam dhe sa kjo baltë nuk më përket, ndaj dhe nuk kam dashur ta hedh mbrapsht.

Të njohësh njerëz dhe madje edhe të udhëtosh me ta në ndonjë rast apo në shumë raste, nuk është as diçka për të cilën duhet t’i marrësh leje apo t’i japësh llogari kujt, as diçka që të bën fajtor për çfarëdo faji dikush prej tyre mund të kryejë në jetën e tij personale.

As nuk e mohoj dhe as kam asnjë arsye ta fsheh që unë kam njohur në distancë një nga personat në fjalë, po aspak atë për të cilin me aq zell e dëshirë më akuzon ky kanakari i atij sharlatanit famëkeq që na ka sulmuar me qindra herë familjen, ndërsa bën tani prokurorin politik për një çështje të hetuar dhe të gjykuar ku unë s’kam kurrfarë lidhje.

Megjithatë s’është as puna ime, as natyra ime të jap e marr me burra që siç thotë populli, “s’kanë ç’i bëjnë gomarit dhe i bien samarit”. Unë kurrë s’kam pasur punë me këtë shtet që kur ika në vitin e mbrapshtë 1997 në kushtet e kërcënimit të jetës dhe pasi jam kthyer në këtë vend ku drejtoj klubin e futbollit “Partizani”.

Jam krenar për tim vëlla, e votoj me kënaqësi si pjesë e shumicës së shqiptarëve për kaq vite dhe ia bëj hallall pjesën time të baltës familjare për shkak të detyrës së tij. Po as jam përfshirë ndonjëherë me politikë, apo me hallet e punës së tij dhe as i kam shkuar ndonjëherë në zyrë, apo kam kërkuar ndonjëherë prej tij ose ministrave të tij ndonjë favor. Për shembull, më vjen keq që prej vitesh klubi “Partizani” kërkon pa sukses nga Ministria e Mbrojtjes, kthimin e disa barakave të shkatërruara të ushtrisë në terren sportiv, për t’ia bashkëngjitur kompleksit sportiv që Presidenti i klubit e ka investuar vetë dhe asgjë nuk lëviz Në vitin 2025 Shqipëria do të mikpresë Europianin e të rinjve U-17 dhe stadiumi i Partizanit është përzgjedhur si një nga stadiumet e këtij kompeticioni që vjen për herë të parë në Ballkan. Uroj që qeveria t’ia japë më në fund “Partizanit” ato barraka që kalben mbi tokë pa asnjë ushtar rrotull tyre, që klubi ynë të krijojë një hapësirë të re të gjelbër për shumë djemtë e vajzat që luajnë futboll.

Ndërsa për sa i takon lidhjeve të mia me drogën, ato janë po aq të vërteta sa lidhja me të vërtetën e këtij të paburrit që më akuzon. Kështuqë dhe kaq sa i kushtova këtij teatri kukullash e shpenzova vetëm në emër të dinjitetit të rolit tim si drejtues i një klubi futbolli, ku racizmi dhe droga konsiderohen armiq të njeriut dhe shoqërisë.

Continue Reading

Aktualitet

Mehdi Malkaj i shkon Berishës poshtë penxheres: Jetojmë një diktaturë perverse

Aktori Mehdi Malkaj i ka shkuar poshtë penxheres mbrëmjen e djeshme, Sali Berishës.

Ai tha se sot ne jemi në një diktaturë, madje në një diktaturë perverse.

“Shqipëria ju meriton, që ju ka juve, unë vazhdoj të kem mendimin tim se kjo drejtësia e re është më e vjetër, se drejtësia e vjetër.

Për mua, dhe unë nuk e diskutoj fare këtë.

Sot është dita ndërkombëtare e Teatrit dhe ne jemi fatkeqë, nuk kemi Teatër se kështu donte ai.

Jemi të vetmit në Europë dhe ndoshta dhe më gjerë, që nuk kemi Teatër Kombëtar, se kështu do kryeministri i vendit.

Se këtu thonë që po rrëshqet në diktaturë, jo mor njerëz, ne jemi në një diktaturë, madje në një diktaturë perverse.

Një diktaturë persverse, mirë që shemb e vret e pret, por dhe gëzon, gëzon me fatkeqësinë e tjetrit.

Këtu kam ca zonja, këtu para, që mund të më thonë: Si i lajnë shkallët, nga poshtë? Apo nga lart?

Po ky SPAK pse nuk e fillon nga lart luftën kundër korrupsionit?!

Dhe nga lart është ai. Por e fillon nga poshtë, nga pastruesja, se aty qëndron gjithë korrupsioni sipas tyre”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Plas sherri LIVE në emision! Dervishi: Do çohem nga studio, ule zërin; Lapaj: Po e the, bëje…

Analisti Lutfi Dervishi është treguar skeptik për lëvizjet e reja politike që janë krijuar në sferën aktuale, mes tyre edhe Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj. Ai bëri një analizë të rrugëtimit që kanë pësuar këto lëvizje, nga të cilat shumica dërrmuese, për të mos thënë të gjitha kanë rezultuar me dështim.

Mirëpo kjo nuk është pritur mirë nga Lapaj, i cili është përfshirë me debat me Dervishin. Debati pati tone jo pak të larta, aq sa Dervishi tha se “do të linte studion”, në rast se ky debat do të vijonte, madje nuk i kurseu edhe ironitë për Lapajn.

Lutfi Dervishi: Lëvizjet e reja kanë pasur vështirësi të mëdha për t’u afirmuar Nuk duhet ta them?

Adriatik Lapaj: Për ca i shërben që kanë dështuar nga 92-2021, ca i shton publikut kjo, i shton ilaçet në spitale…

Lutfi Dervishi: Lëreni populizmit, mos e bëj këtu, këtë leksik mbaje para njerërve dhe po ta besuan ata më mirë

Adriatik Lapaj: Nuk shkon. Hajdeni me mua në Delvinë, në Librazhd, jeni i ftuar,cështë kjo Ky relativizim, po i shërben pushtetit pa dashje

Lutfi Dervishi: Nuk i shërbej pushtetit,

Adriatik Lapaj: Pse në Kosovë e reja triumfon, në Greqi, pse në vendin tuaj e relativizoni.

Lutfi Dervishi: Ky është njeriu i ri që sjell një model ndryshe në debat

Adriatik Lapaj: Model që ti relativizon çdo gjë. Keni të drejtë, keni 30 vjet që dilni në TV, i thoni njerëzve që nuk bëhet dhe pastaj thua që sa keq që është Shqipëria

Lutfi Dervishi: Nuk kam menduar ndonjëherë që të çohem nga Debati, por po e mendoj që ta bëj se nuk ia vlen. Njeriu i ri duhet të sjellë ide të reja dhe energji të reja

Adriatik Lapaj: Po e thatë bëjeni o mos e thoni . Ti s’je çuar me këta që e kanë bërë skëterrë Shqipërinë

Lutfi Dervishi: Uleni zërin, se jam shumë afër dhe ju dëgjoj

Continue Reading

Aktualitet

Dyrnjaja rrëzon akuzat ndaj Olsi Ramës: Po e përdor Bardhi për t’u bërë lider

Gazetari Denis Dyrnjaja duke komentuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” akuzat e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ndaj Olsi Ramës, si të përfshirë në grupin e kokainës në Xibrakë, 10 vite më parë, u shpreh i bindur se vëllai i kryeministrit nuk është përfshirë, ndryshe do ta nxirrnin autoritetet gjermane, ndërsa Bardhi e bën sot për të fituar politikisht.

“Është një hetim shumë i mirë i prokurorisë dhe është një hetim i bërë nga gjermanët. Ata nuk do ta kursenin se nuk do të kishin interes. Është një tablo që po përdoret politikisht. 

E ka bërë Berisha prej 10 vjetësh e ka larë dhe tharë.

Pse po e bën Gazment Bardhi sot? Unë them se Gazment Bardhi po kërkon të bëhet lidership politik”-tha Dyrnjaja.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING