Connect with us

Aktualitet

Shqipëria në rreth të kuq/ Ka persekutim dhe trafik të qenieve njerëzore

Një grup organizatash civile ndërkombëtare kanë dërguar një letër zyrtare për Mbretërinë e Bashkuar duke i kërkuar që Shqipëria të hiqet nga lista e vendeve të sigurta. Në letrën e dërguar nga rreth 40 organizata ndërkombëtare, shprehen shqetësimet për grupe shqiptarësh të cilët mund të jenë të rrezikuar në vendin e tyre dhe prandaj zgjedhin të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar. Ndër të tjera pika të theksuara në letër argumentohet se Shqipëria përballet me probleme të rënda si korrupsioni, trafiku i qenieve njerëzore, dhuna e bandave kriminale si dhe persekutimi.

UNHCR është e shqetësuar që lista përfshin Shqipërinë, pavarësisht udhëzimeve të vendit të publikuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendimeve të gjykatave të Mbretërisë së Bashkuar, të cilat pranojnë se grupe të caktuara të qytetarëve shqiptarë mund të jenë në rrezik të persekutimit.”1 Përcaktimi i një shteti. si një ‘vend i sigurt’ kërkon konfirmimin se “në përgjithësi në atë shtet nuk ekziston asnjë rrezik serioz i persekutimit të shtetasve të atij shteti”. Fatkeqësisht, Shqipëria nuk e plotëson këtë kriter. Vendi përballet me çështje të rënda si korrupsioni, trafikimi i qenieve njerëzore, dhuna e lidhur me bandat dhe diskriminimi ndaj komuniteteve të ndryshme duke përfshirë komunitetet LGBTQI, rom dhe egjiptian. Dështimi i vazhdueshëm i qeverisë shqiptare për të trajtuar në mënyrë efektive këto çështje është shqetësues. Shkalla e pranimit të kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar e vërteton më tej këtë pohim se Shqipëria nuk është në standartet e duhura”- shkruhet ndër të tjera.

Letra u kërkon deputetëve të Britanisë të cilët nënshkruan një raport që e klasifikonte Shqipërinë si të sigurt, që të përdorin ndikimin e tyre për të refuzuar kthimin e shqiptarëve të cilët janë të rrezikuar nga persekutimi.

“I lutemi deputetëve të marrin në konsideratë rëndësinë e kësaj çështjeje, të reflektojnë mbi narrativat personale dhe të dhënat faktike të ofruara dhe të përputhen me qëndrimin tonë në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut të shtetasve shqiptarë. Ne kërkojmë që të përdorni ndikimin tuaj për të parandaluar që individët vulnerabël të rikthehen për t’u përballur me persekutimin, duke refuzuar klasifikimin e Shqipërisë si një ‘vend i sigurt’ brenda projektligjit aktual të Migracionit të Paligjshëm.”, thuhet më tej në letër.

Kujtojmë se ditë më parë një grup deputetësh britanikë nënshkruan një raport që e cilësonte Shqipërinë si vend të sigurt duke nënvizuar se nuk ka arsye përse të pranohen kërkesat e shqiptarëve për azil në Mbretërinë e Bashkuar.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Aktualitet

Sherr në një lokal në Sarandë, 44-vjeçari godet me sende të forta bashkëmoshatari

SARANDË-Njoftimi i plotë:

Komisariati i Policisë Sarandë shpalli në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. B., se 44-vjeçari e ka goditur me sende të forta, në ambientet e një lokali, në lagjen nr.1. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për adminitratoren e lokalit, shtetasen M. Ç., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes. Punohet për kapjen e 44-vjeçarit.

Continue Reading

Aktualitet

Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e vajzës, prokuroria refuzon kërkesën e Ergys Arrazit

Ergys Arrazi, babai i tre fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur në ujërat e lumit Buna, mesditën e sotme ka kërkuar leje për të marë pjesë në ceremoninë e varrimit të vajzës së tij, Ergesa.

9-vjeçarja Ergesa, është e vetmja që një ditë më parë u gjend krejt rastësisht në ujë nga një peshkatar i zonës i cili njoftoi më pas policinë e Shkodrës.

Babai i Ergesës, Erdgys Arrazi, i cili momentalisht ndodhet i arrestuar ka kërkuar disa orë lejë në policinë lokale, me qëllim për t’u shoqëruar në ceremoninë e varrimit të vajzës.

Kërkesa i është bërë policisë së Shkodrës dhe më pas ajo i është përcjellë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Prokurorisë së Shkodrës.

“…por për shkak të sistuatës së tensionuar që ndodhet në familje dhe faktit që ditën e nesërme Erdgys Arrazi, del para gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë, kërkesa për dhënien e lejes disa orëshe me qëllim marjen pjesë në ceremoninë e varrimit të vajzës, është refuzuar….”,-tha një burim pranë prokurorisë.

Aktualisht, kërkimet e policisë lokalë forcave të ushtrisë dhe vetë banorët e zonës, vijojnë në brendësi të lumit Buna, me shpresën e gjetjes së trupave të Almës, bashkëshortes së Edgys Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë të çiftit Arrazi.

Continue Reading

Aktualitet

Theu xhamin e dritares me grusht në gjendje të dehur, ndërron jetë në spital 27 vjeçari

Një 27 vjeçar ka gjetur vdekjen në spitalin e Elbasanit ku ishte transportuar për mjekim një ditë më parë me plagë në krah.

“Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.

Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

‘Jemi ku thërret qameti, Rama ka lindur me këmishë me këtë opozitë’

Ilir Vrenozi, është një personazh i njohur në rrjetet sociale dhe një mbështetës i zjarrtë i PD-së.

Teksa ka komentuar situatën në PD, si dhe protestat e dhunshme të Rithemelimit dhe PL-së që po bëhen para bashkisë, ai tha se opozita duhej të bashkohej e gjitha dhe ta ngrinte Erion Veliajn në ajër.

“Më vjen keq që ne demokratët kemi 12 vjet rrugëve, në këtë situatë të keqe, ne jemi ku thërret qameti. Me këto skandale dhe të mos dalin njerëzit?

Duhet t’i vinin zjarrin dhe ta ngrinin Erion Veliajn në ajër”, tha Vrenozi gjatë një interviste.

Më tej, Vrenozi foli për situatën brenda PD-së, ku komentoi ftesën e Bardhit me shokë se dera në PD është e hapur edhe për Lulzim Bashën. Ai u shpreh se nëse kjo ndodh atëherë është vdekje politike e Sali Berishës.

“Bardhi më hodhi në Lanë në 8 janar, tani del dhe thotë dera është e hapur për Lulzim Bashën.

Nëse dera është e hapur për Lul Bashën kjo është vdekje politike për Berishën. Kurrë mos e prano doktor Sali Berisha. Del Bardhi shan Nokën, tani janë bashkë”, theksoi korçari i famshëm.

Në fund Vrenozi u shpreh se kryeministri Edi Rama ka lindur me këmishë me këtë opozitë që kemi dhe pretendohet se PS do të fitojë edhe në zgjedhjet e 2025.

“Edi Rama ka lindur me këmishë me këtë opozitë dhe pretendohet se do ta mundin në 2025”, deklaroi ai.

Continue Reading

Aktualitet

Gazetari: Ergys Arazi kishte të dashur një 17-18 vjeçe, gruas i tha…

Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.

Dervishi tha se përflitet se në Polici Ergys Arazi ka deklaruar se në një fragment i ka thënë bashkëshortes së tij ‘do ta sjell në shtëpi dashnoren’.

Po ashtu ai tha se 39-vjeçarja Alma Arazi ka konsumuar një kafe me motrën e bashkëshortit të saj para se të ndodhte ngjarja, ku mund të jetë informuar se lidhja nuk do të vijonte më.

Ai tha se ndoshta vetëmbytja bashkë me fëmijët mund të ketë qenë një hakmarrje e përgatitur nga 39-vjeçarja në kushte të rënduara psikologjike ndaj bashkëshortit të saj.

“Flasim për një çift që deri në 2020 kanë shkuar mirë. Pasi në Facebook 31-vjeçari deklaronte dashurinë. Mesa kuptohet gjithçka ka nisur të ndodhë kohët e fundit.

Për shkak të një lidhjeje jashtë martesore të 31-vjeçarit me një 17-18 vjeçare, nëna e së cilës ishte mosha e gruas së ktij. Pastaj sherret në familje, siduket e ka thënë ky vetë në Polici, pas akuzave për dashnore, ky i ka thënë do ta sjellë edhe në shtëpi.

Ajo nuk ka parë më një mundësi bashkimi me bashkëshortin në jetën e vetë. Deri tani nuk e dimë nëse ka pasur apo jo dhunë. Dimë që ka qenë një çift në piketat e fundit. Ajo ka pasur një bisedë të fundit me motrën e tij, me të vetmin person që kishte marrëdhënie, në një lokal afër urës së Bunës, me gjithë fëmijët.

Kjo me 3 fëmijët e vetë dhe ajo me fëmijët e vetë. Nuk është çudi që në këtë bisedë të fundit ajo të ketë marrë edhe informacionin e fundit se gjithçka ka mbaruar. Të ketë mbaruar edhe ajo fija e fundit e shpresës dhe ta ketë nisur edhe më parë atë hakmarrjen.

Por jo të vriste veten, por edhe fëmijët, pasi kjo do ta plagoste 31-vjeçarin. Nga kjo kafe kur janë ndarë, aty mendohet se ajo i ka marrë fëmijët dhe i ka hedhur në ujë”, tha Dervishi në emisionin Review.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING