Kosova
Shtatëmbëdhjetë viktima dhe 557 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Në Kosovë u raportuan të martën 17 viktima nga koronavirusi dhe 557 raste të reja pozitive.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 1,541 mostrave.
Numri më i madh i tyre është në Komunën e Prishtinës: 217.
Instituti raportoi edhe për 727 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 43,881, i viktimave në 1,137 dhe i të shëruarve në 30,157.
Raste aktive aktualisht janë 12,587.