Connect with us

Shendeti

Shume vitamina, shume suplemente, shume antibiotike, shume shurupe, shume hollues

Published

on

Nga Blerta Brati Doktor mikrobiolog në ISHP Tirane.

Mjekësia është një shkencë e cila duhet të marrë parasysh dozat në gramaturat rigoroze dhe të sakta, për të krijuar trajtime që funksionojnë në përputhje me grupet e moshave dhe gjendjen e shëndetit të pacientit. Gjithkush ka një organizëm të ndryshëm që nuk i përgjigjet në të njëjtën mënyrë trajtimit të njëjtë, dozimi i të cilit ndryshon në përputhje me ecurinë e shërimit. Kështu që nuk duhet të shpresojmë se një bimë/ medikament/suplement i vetëm do të jetë në gjendje të shërojë pandeminë. Gjithnjë e më shumë “sharlatanë” po përfitojnë nga dëshpërimi që mbretëron mbi mungesën e një vaksine kundër Covid-19 ,,,,
🗯🗯Shume vitamina, shume suplemente, shume antibiotike, shume shurupe, shume hollues….
🗨Cfare dhe si? Kane dhe kur kane efekt?? Si ndikojne , ku dhe si??
👇👇
Përballë shkallës së pandemisë së Coronavirusit në të gjithë botën, psikoza po fiton terren. Farmacitë po përjetojnë mungesa të shtesave dietike, rritësve të imunitetit, vitaminave C dhe D dhe shumë ilaçeve të tjera, të cilat disa konsumatorë i marrin për parandalim.
🤞Ndërkohë, disa keqkuptime po qarkullojnë në rrjetet sociale. Përdoruesit e internetit po bëjnë thirrje për përdorimin e Zithromax (një antibiotik që trajton infeksionet e fytit, bronket pulmonare, bajamet, etj) për të zvogëluar gripin dhe bronkitin.
🤞Të tjerët bëjnë thirrje për një furnizim të kripës minerale, Immuno Z (përforcues zinku), që dihet se ka efekte pozitive në imunitet, për ta bërë trupin më të aftë të mbrohet nga sëmundjet.
Për të verifikuar efektivitetin e këtyre ilaçeve te njerëzit e shëndetshëm ose tek ata që dolën pozitivë për covid-19, mjekët sqarojne: –
👇👇
👉Mineralet, Zinku dhe vitaminat janë gjithmonë të dobishme për trupin. Kjo shoqerohet dhe me ekzaminime per te pare nivelet e tyre ne trup. Kjo ndodh normalisht, gjithmone tek njerzit. Mjeket i keshillojne. Nuk eshte as risi, as parandalues i COVID- 19!!
👉Për më tepër, në rastin e vitaminës D në veçanti, në disa vende më pak me diell se ne psh, përshkruhet sistematikisht, sepse 8 në 10 persona kanë mungesë të këtij elementi thelbësor për sistemin imunitar. Ky luan një rol imunomodulues, i cili stimulon mbrojtjen e mukozës.
👉Marrja e antibiotikeve pa kriter, ose automjekimi direkt nga farmacia nuk eshte zgjidhje. Kjo sepse marrja e antibiotikëve në rastin e personave që testohen pozitiv ndalon vetëm ndërlikimet nga infeksioni bakterial dhe ky kur vertetohet! Ky nuk është një trajtim klinik specifik për Covid-19 !
👉Është gjithashtu e nevojshme të shmanget mbidozimi ne paracetamolë dhe të mbahet një kohë e rekomanduar midis marrjeve, për të shmangur dëmtimin e mëlçisë. Për barnat anti-inflamatore, këshillohet të përdoren me mençuri për të shmangur dëmtimin e veshkave .
👉Të sëmurët kronikë duhet të vazhdojnë mjekimin e tyre. Vetëm një specialist i sëmundjeve infektive mund të ndërhyjë për të ndaluar një ilaç anti-inflamator ”.
👇👇
Çdo lloj trajtimi kundër covid-19, kërkon vite kërkimesh të përbashkëta në disa faza klinike, teste mbi njerëz për të verifikuar efektivitetin e tij, kundërindikacionet e tij, efektet anësore dhe përbërjen, për të qenë në gjendje ta shesim atë në treg- shpjegojne mjeket si perfundim!!

Shendeti

Në pritje për t’u bërë baba, futbollisti 28-vjeçar pëson arrest kardiak në fushë dhe ndahet nga jeta

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

Kapiteni i Quingentole Dimitri Roveri 28 vjeç, ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak gjatë lojës në fushë.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ngjedhjes Casalpoglio-Quingentole.

Në minutën e ’20 të lojës, Toveri u rrëzua përtokë.

Ndërhyrja e ekipeve të urgjencës ka qenë e menjëhershme, por futbollisti nuk jepte sinjale. Ngjarja ka ndodhur në sy të familjes.

Në Casalpoglio ishin nëna e Dimitrit, babai i tij Angelo, një ish-lojtar i Serisë A dhe motra e tij Nicol, presidente e ekipit, të cilët nxituan menjëherë në fushë për t’i bërë të vëllait një masazh në zemër, përpara se të vinin mjekët.

Kur u duk se kishte disa shenja të lehta rikuperimi, lojtari u stabilizua, u intubua dhe u transportua me helikopter në San Raffaele ku iu nënshtrua menjëherë një operacioni delikat.

Megjithatë ai nuk ia doli dhe ndërroi jetë në spital.

Dimitri të dielën e kaluar njoftoi miqtë e tij se do të bëhej baba./abc

Continue Reading

Aktualitet

Regjistrohen 20 raste të reja me koronavirus në vend

Published

on

20 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete. Nga 642 testime, rastet pozitive janë në këto bashki: 15 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 1 qytetar në Fier, Divjakë.

Aktualisht janë 291 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 85 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,424 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Maj 2022)

Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 85
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 642

Testime totale 1,808,952
Raste pozitive 275,211
Raste të shëruara 271,424
Raste Aktive 291
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 199
Fier 31
Vlorë 15
Shkodër 9
Elbasan 9
Korçë 8
Gjirokastër 7
Durrës 5
Kukës 3
Lezhë 3
Berat 2

Continue Reading

Shendeti

Lojtari i KF “Vllaznia” pëson arrest kardiak gjatë lojës, i vendoset një stentë në QKUK

Published

on

By

Sulmuesi i klubit të futbollit “Vllaznia” të Pozheranit, Alban Rexhepi, ka pësuar arrest kardiak gjatë ndeshjes me KF “Flamurtari”, ndeshje kjo e Ligës së Parë.

Klubi “Vllaznia” ka njoftuar se Rexhepi është dërguar në QKUK dhe i është vendosur një stentë, ndërsa tani është në gjendje stabile.

“Sot në ndeshjen në mes të KF Vllaznia Pozheran dhe KF Flamurtari, sulmuesi i krahut i klubit tonë Alban Rexhepi kishte një shqetësim me shëndet gjatë zhvillimit të pjesë lojës së dytë.Pas vizitës ne QKUK,u konstatua që kishte një arrest kardiak. Mjekët në qendrën klinike universitare intervenuan dhe vendosën një stendë. Albani, tani është ne gjendje stabile,dhe ka filluar të e merr vetën”, njofton klubi.

Continue Reading

Shendeti

Cilët persona duhet të bëjnë kujdes me përdorimin e qepëve të njoma

Published

on

By

Qepët e njoma përmbajnë vitamina dhe minerale, acid folik, hekur, fibra dietike dhe lëndë ushqyese. Falë përbërjes së tyre unike, zvogëlon inflamacionin në trup dhe forcon imunitetin. Mjekët e rekomandojnë për dietën e njerëzve me shumë sëmundje.

Përveçse përmban vitamina dhe minerale, për shembull, vitaminë C, vitamina B, fibra, përmban flavonoidë, të cilat veprojnë si antioksidantë, reduktojnë proceset inflamatore në trup. Më shpesh prekin proceset kardiovaskulare, diabetin dhe sëmundjet onkologjike. Gjithashtu, qepa ka një efekt pozitiv në imunitetin.

Gjithashtu, qepa ndihmon në reduktimin e marrjes së kripës në trup. Pavarësisht gjithçkaje, qepa nuk duhet të përdoret si ilaç që konsumohet vetëm kur një person është i sëmurë. Sipas nutricionistit, duhet të hahet rregullisht për të pasur një efekt parandalues​​në luftën kundër sëmundjeve.

– Problemi i vetëm është era e keqe e gojës, por jo nga goja, por nga lëkura, sepse aroma e qepës ekskretohet përmes poreve. Megjithatë, disa njerëz nuk mund ta tresin qepën.

– Qepët e njoma duhet të konsumohen në mënyrë të kufizuar nëse keni stomak të ndjeshëm, nëse vuani nga gastriti ose keni acid. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta hani fare, por është e nevojshme të merrni sasi të qepëve që janë të këndshme për trupin tuaj.

Që qepa të qëndrojë e freskët dhe të mos humbasë vetitë e saj të dobishme është e nevojshme të ruhet në frigorifer dhe të ndahen bishtat e qepës nga njëra-tjetra.
Continue Reading

Shendeti

Forma e kërthizës tregon se çfarë sëmundje keni

Published

on

By

Ka shumë shenja që trupi juaj i dërgon kur është puna për sëmundjet

Prandaj, është e rëndësishme t’i njihni këto shenja pasi që mund të jenë simptoma të disa sëmundjeve, të cilat nëse zbulohen herët mund të jua shpëtojnë jetën.

Kërthiza në formë butoni

Nëse kërthiza ka këtë formë, duhet të vëzhgoni atë nëse po vazhdon të rritet më shumë. Nëse është më e zgjatur se zakonisht, atëherë keni ngre peshë më të rëndë se që duhet.

Kërthiza e fryrë

Njerëzit që e kanë këtë formë të kërthizës janë më të rrezikuar ndaj gripit dhe viruseve.

Kërthiza e palosur

Kjo formë e kërthizës tregon që mund të keni probleme me sistemin e tretjes. Gjithashtu, në disa raste njerëzit me këtë formë të kërthizës kanë probleme me peshë.

Kërthiza në formë të bajames

Njerëzit me këtë formë të kërthizës zakonisht vuajnë nga migrena, si dhe nga dhimbjet në muskuj dhe eshtra. Gjithashtu, kjo formë e kërthizës mund të jetë shenjë e eshtrave të dobët.

Kërthiza në formë të shkronjës “U”

Njerëzit me këtë formë të kërthizës zakonisht kanë probleme me lëkurë dhe veshka. Veç kësaj, kjo formë e kërthizës mund të shkaktoj deformime te të porsalindurit.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING