Connect with us

Lifestyle

Si ndikon konsumi i kanellës në shëndetin e veshkave

Kanella është një nga erëzat më të përdorura nga njerëzimi jo vetëm në gatim por edhe në mjekësinë popullore.Nga pikëpamja e kësaj të fundit, kanella ofron përfitime shëndetësore për veshkat.Ajo besohet të pakësojë rrezikun e gurëve në veshka dhe të problemeve të tjera të përgjithshme.Si ndikon konsumi i kanellës në shëndetin e veshkave

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se ndikimi i kanellës në shëndetin e veshkave është pozitiv sepse kanella dhe substancat e saj përbërëse shënjestrojnë dy faktorë rreziku të sëmundjeve të veshkave siç janë: diabeti dhe sëmundjet e zemrës.Studimet kanë treguar se kanella ul shpërthimet e sheqerit në gjak, rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përmirëson aspektet e metabolizmit që kanë lidhje me rezistencën ndaj insulinës.Ju mund të pyesni çfarë lidhje ka kjo me veshkat dhe përgjigjen e zbuloni duke lexuar më poshtë.

Niveli i lartë i glukozës në gjak dëmton enët e gjakut në veshka duke vështirësuar punën e saj.Nga ana tjetër, njerëzit e prekur nga diabeti përballen edhe me tension të lartë të gjakut, i cili gjithashtu dëmton veshkat.Volumi i gjakut që qarkullon në veshka është shumë i lartë.Me kalimin e kohës, nëse tensioni i gjakut mbetet i lartë, enët e gjakut në veshka ngushtohen, dobësohen ose ngurtësohen.

Kësisoj veshkat përballen me një furnizim të cunguar të gjakut dhe nuk e bëjnë dot siç duhet punën e tyre.Disa studime të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se falë konsumit eksperimental të 1-6 gramë kanellë për 40 ditë me radhë, ndjeshmëria ndaj insulinës ulet. E njëjta sasi kanelle ul nivelin e kolesterolit me 18 përqind dhe të sheqerit në gjak me 24 përqind.

Një gramë kanellë pluhur është gjysmë luge çaji.Këtu mund të mësoni llojin më të shëndetshëm të kanellës për konsum.Pavarësisht këtyre të dhënave, ju duhet të konsultoheni gjithmonë me mjekun përpara ndryshimeve në medikamente dhe në ushqyerje, veçanërisht nëse keni probleme ekzistuese të shëndetit.

Lifestyle

Çiftet e zodiakut që mund të drejtojnë një biznes së bashku

BINJAKËT – PESHORJA

Binjakët dhe Peshorja e kuptojnë njëri-tjetrin me sy. Ata me shumë mundësi do të kenë një biznes që përfshin shërbimin ndaj klientit dhe marrëdhëniet me publikun. Suksesi është i garantuar sepse ata kanë qëllime dhe praktika të përbashkëta.

VIRGJËRESHA – BRICJAPI

Forca në unitet. Këtu po flasim për një çift shumë efikas. Virgjëresha është një “milingonë” në punë, nuk ndalet së punuari dhe Bricjapi është i përsosur në menaxhimin e biznesit. Qëllimi i tij është vetëm suksesi dhe fitimi dhe ai do të bëjë gjithçka për ta arritur atë.

LUANI – DASHI

Nëse këta të dy mund të lënë pak mënjanë egon e tyre dhe të bien dakord se kush është në krye të biznesit, atëherë ju e dini se ata mund të arrijnë gjëra të mëdha. Sepse të dy janë liderë, synimi i tyre është paraja dhe jeta e mirë dhe bëjnë gjithçka për të fituar para dhe për të kënaqur shijet e tyre.

DEMI – AKREPI

Këtu po flasim për çiftin që mund të krijonte një perandori, jo thjesht një biznes. Dy shenjat që kanë paratë në gjak, dinë t’i bëjnë, kanë këmbëngulje, obsesion dhe efikasitet të madh. Ata nuk ndalen para asnjë pengese dhe mbi të gjitha vënë interesin e familjes, sigurinë dhe stabilitetin financiar dhe mirëqenien e saj.

GAFORRJA – UJORI

Nëse ky çift do të hapte një biznes, do t’ia dilnin për mrekulli dhe kjo sepse Gaforrja është “mjeshtre” në menaxhimin financiar, por edhe e rezervuar, ndërsa Ujori është novator dhe do të jepte ide që askush tjetër nuk do t’i kishte menduar.

Continue Reading

Lifestyle

Pse është më mirë të bëni një dasmë të vogël?

Një çift mesatarisht shpenzon shumë para për dasmën e tyre.

Kur ia shtoni kësaj shume edhe “dramën” familjare të pashmangshme dhe listën e gjatë të detajeve, vetëm shpenzimet emocionale mund të jenë të pallogaritshme, shkruan EO.

Konsiderojeni një dasmë intime (dasmë me pak të ftuar).

Dasmat e tilla kanë shumë më pak stres sesa planifikimi i një ngjarje ekstravangte me 250 të ftuar.

Përpos këtij fakti, janë edhe disa arsye që i gjeni më poshtë e që mund t’ua ndryshojnë mendjen – nga një dasmë plot luks e të ftuar, në diçka shumë më të thjeshtë, festë mes familjes e miqve për kurorëzimin e dashurisë suaj.

Lista e mysafirëve e reduktuar

Nuk ka më diskutime nëse do të ftoni vetëm një kushëri për secilën familje, apo do t’i ftoni me fëmijë ose jo. Thjesht ftoni prindërit tuaj, familjen e ngushtë dhe miqtë e festoni me ta.

Kur lista e mysafirëve reduktohet, shumica e njerëzve e kuptojnë pse nuk i keni ftuar.

Peshojeni nëse është më mirë të mos i njihni të ftuarit tuaj apo të gëzoheni për praninën e secilit në festën tuaj.

Dekore të “pakufizuara”

E keni dëshiruar gjithmonë atë setin e pjatave të shtrenjta? Blini. Keni ëndërruar që ajo kompania që e keni parë në Instagram të bëjë dekorimin e ambientit të dasmës suaj? Thirreni.

Kur keni për të rregulluar një tavolinë (mendoni: një darkë super-elegante) ose një dhomë të vogël, nuk ka presion – sidomos kur është fjala për portofolin tuaj.

Megjithatë, do ta keni dasmën tuaj të ëndrrave

Një tortë e mrekullueshme, lulet që i doni, fotografi plot dashuri, lista e këngëve që keni dëgjuar që kur keni qenë nëntë vjeç?

Asnjë nga këto gjëra nuk duhet të anashkalohet sepse ju po festoni me më pak njerëz.

Në fakt, për shkak se ka më pak të ftuar, mund të bëni gjërat që gjithmonë keni dashur.

Hapësira është e kufizuar, por kur bëhet fjalë për fantazitë tuaja të dasmës, qielli është ende kufiri.

Continue Reading

Lifestyle

Ju plasariten buzët? Ndiqni këto hapa

Një problem që me siguri shumë prej nesh e vuajmë janë buzët e plasaritura.

Por çfarë shkakton çarje në buzë?

 

Një shkak i zakonshëm i buzëve të plasaritura është vesi për t’i lëpirë ato, shpesh edhe pa vetëdije. Pështyma nga gjuha mund të heqë lagështinë nga buzët, duke shkaktuar më shumë thatësi, gjithashtu ekspozimi në diell në verë apo dhe mungesa e lagështisë në ajër gjatë dimrit krijon problem.

Trajtimi/Parandalimi

Buzët e copëtuara ose ndryshe të çara zakonisht mund të trajtohen në shtëpi. Hapi i parë është të siguroheni se kanë lagështi mjaftueshëm.

Kjo mund të arrihet duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

– Aplikimi i zbutësit të buzëve gjatë gjithë ditës.

– Pini sa më shumë ujë.

– Mbuloni gojën me një shall kur moti është shumë i ftohtë.

– Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit.

– Mos përdorni zbutës buzësh me aromë, sepse gjasat janë që do ti lëpini ato dhe nuk do të jetë efektiv.

– Mos i lëpini buzët.

Continue Reading

Lifestyle

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

    

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më të prirura se të tjerat për të bërë thashetheme dhe nuk do të bëjnë përjashtim as për miqtë e tyre.

Binjakët: I sunduar nga Mërkuri, planeti i komunikimit, ai nuk ndalet kurrë së komunikuari në asnjë mënyrë, pra edhe thashethemet, dhe veçanërisht kënaqet me atë që mëson t’ia përcjellë kujtdo që është në dispozicion. Pra, nëse i thoni diçka një Binjaku, ata nuk do të përmbahen dhe do të thërrasin menjëherë të dashurin, partneren, mamin, qoftë edhe në një bisedë në grup. Pra, në rast se dëshironi një informacion sa hap e mbyll sytë, mos hezitoni ta ndani atë me një Binjak.

Gaforrja: Shumica e Gaforreve kanë një rreth të vogël miqsh që i mbrojnë me çdo kusht. Nëse i përkisni atij rrethi, është mirë. Përndryshe, nuk do të kurseheni nga thashethemet. Gaforrja është vazhdimisht në kërkim të informacionit, kush po mashtron kë, kush u pushua nga puna, kush po kërkon një punë të re. Pasi t’i sigurojë ato, është vetëm çështje kohe para se të fillojë t’i nxjerrë. Edhe një informacion që nuk është në interesin e tij të përhapet, e ka të vështirë të mbajë gojën mbyllur.

Virgjëresha: Ndryshe nga thashethemexhinjtë e tjerë të zodiakut, ai është më i rrezikshëm ndoshta sepse në vend që të ndajë detaje të vogla me ata që e rrethojnë, ai preferon të zbulojë sekretet dhe dramat e tyre më të errëta dhe personale. Natyrisht, ai nuk do të ngurrojë të jetë kritik, pavarësisht nëse flet për një ndryshim karriere apo një ndarje. Virgjëresha kërkon me dëshpërim dikë që të ndajë ndjenjat dhe mendimet kritike.

Continue Reading

Lifestyle

Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, mpihen duart apo keni ngërçe në stomak

Mënyra e sotme e ushqimit lehtë mund të çojë deri në mungesën e vitaminave në organizëm, qoftë të mos hani sasi të mjaftueshme të artikujve përkatës apo për shkak të problemeve të tretjes nuk ndodh absorbimi i tyre

Kjo nuk do të thotë që do të sëmureni, mirëpo mund të përfundoni me funksionim të dëmtuar, sepse vitaminat janë bashkëfaktorë për të gjitha reaksionet biokimike në organizëm.

Ato ju janë të nevojshme për funksionim të rregullt. Këto janë pesë shenja të pazakonshme paralajmërimi që po ju mungojnë vitaminat, transmeton Telegrafi.

Të çara në këndet e buzëve

Ju mungojnë: Hekuri, zinku dhe vitaminat e grupit B, siç janë niacina, (B3), riboflavina (B2) dhe B12.

Zgjidhja: Hani më shumë mish pule dhe mish gjeldeti, mish toni, vezë, panxhar, kikirikë dhe bishtajore.
Vitamina C përmirëson absorbimin e hekurit, andaj artikujt e përmendur kombinoni me prokoli, lakër me gjethe të gjelbra, lulelakër dhe speca.

Puçrra të kuqe në fytyrë të cilat shkaktojnë zbokth dhe rënie të flokëve

Ju mungojnë: Biotina, e cila është e njohur edhe si vitaminë për flokë.

Zgjidhja: Duhet të hani vezë të ziera shumë apo vezë të pjekura, salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, sojë, fruta arrore, mjedra dhe banane.

Puçrra të kuqe apo të bardha të cilat ngjajnë me aknet – më së shpeshti në fytyrë, duar, kërdhokulla dhe vithe

Ju mungojnë: Thartira yndyrore esenciale dhe vitaminat A dhe D.

Zgjidhja: Shtoni marrjen e yndyrave të shëndetshme. Shtoni konsumimin e frutave arrore, siç janë arrat dhe bamjet dhe farërat (farat e lirit dhe farat chia). Për të shtuar marrjen e vitaminës A, hani më shumë perime me fletë të gjelbra, karota dhe speca. Kur është fjala për vitaminën D, konsumoni më shumë produkte qumështi apo shfrytëzoni shtesat e ushqimit të cilat përmbajnë këtë vitaminë.

Djegie dhe mpirje të duarve, shputave dhe të pjesëve të tjera të trupit

Ju mungojnë: Vitaminat e grupit B, siç janë thartira folike (B9), B6 dhe B12.

Zgjidhja: Në këto raste mund t’ju ndihmojnë spinaqi, shpargulli, panxhari, fasulja, vezët.

Ngërçet në muskuj në formë të dhembjeve therëse (në gishta të këmbëve, në pulpa, tabanë dhe këmbë)

Ju mungojnë: Magnezi, kalciumi dhe kaliumi.

Zgjidhja: Hani më shumë banane, bajame, lajthi, qershi, mollë, grejpfruta, lulelakër, lakër me gjethe të gjelbra dhe spinaq.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING