Connect with us

Politike

Sistemin shëndetësor e ka kapluar kolapsi dhe paniku

Basha:

Shifrat e viktimave nga COVID, më të larta nga sa raportohen.

Me 13.7 milion euro dhënë mafias së plehrave mund të kishte paguar bonusin 1000 euro për 13,700 biznese.

Kush ia jep të drejtën Edi Ramës të zgjedhë kush do të jetojë e kush do të vdesë?

Sot i bëj thirrje medias: Mos e lejoni propagandën e kryeministrit të dominojë.

Menaxhimi i mirë i krizës kërkon një kryeministër që nuk vjedh paratë e taksave për llogari të mafias së plehrave.

Nuk është e vërtetë që paratë po i ruan për një ditë më të zezë. Paratë po paguhen për inceneratorët javë për javë

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Meta: Altin Dumani që bën si i fortë ka deklaruar…

Ish-presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Prkuorisë së Posaçme, ndërsa tha se kreu i saj Altin Dumani mbështetet nga amerikanët për sulm ndaj tij.

“Hetimi i SPAK-ut tarallakut ka nisur në dhjetor 2019 me prokuror Altin Dumanin që bën si  i fortë dhe ka deklaruar se do merret me Ilir Metën dhe e ka personale se e mbështesin amerikanët”, tha Meta në Opinion.

Më tej, Meta tha se sipas informacioneve të tij, Altin Dumani ka patur takime me McGonigal.

“SPAKU ka nis hetim në dhjetor 2019 sipas të dhënave të mia edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigalin. Dhe pse ka nisur në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur?

Sepse ishte koha që Ilir Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Edi Ramës”, tha Meta. I pyetur nëse ai është në hetim nga SPAK, Meta tha: “As më interesin fare, SPAKU gjithashtu është në hetim nga unë.

Spaku është në shërbim kriminal të Edi Ramës, sepse bën sikur arreston drejtorë për të mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës që të gjithë e dinë që ka rrëmbyer kompetencën e këshillit bashkiak”

Continue Reading

Politike

Meta përjashton Kryemadhin nga Partia e Lirisë? Zbardhet ndryshimi

Burime për News24 konfirmojnë se Ilir Meta, kreu i PL-së, pritet që me një propozim per ndryshim statutor, të përjashtojë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në nivel qendror dhe lokal.

Konkretisht propozimi do te jete se dy anëtarë nga një familje nuk duhet të jenë në nivelet drejtuese të partisë. Ilir Meta ishte i ashpër në fjalën e tij përpara anëtarëve te kryesisë, ku tha se do te luftoje nepotizimin ne partine qe ne vitin 2017-te ia la Monika Kryemadhit, për t’u bere Presidenti i Shqipërisë.

Me tej, Meta solli edhe shembullin e PD-se kur tha se dy drejtues te partisë, nuk sjellin asnjë te mire per formacionin politik.

Burimet per News24 konfirmojne se prej disa muajsh ne Partine e Lirisë ka nisur një përplasje e brendshme mes Ilir Metes dhe Monika Kryemadhit, ku e kanë pësuar edhe mbështetësit e ish-kryetares se LSI-se ne nivel drejtuese.

Zyrtarisht nuk dihet se çfarë e bëri Metën dhe Kryemadhin, të cilët pas 20 vitesh nga ku krijuan Lëvizjen Socialiste për Integrim, tashmë po ndajnë rrugët e tyre politike

Continue Reading

Politike

“SPAK-u tarrallaku”, Meta: Dumani është takuar me McGonigal

Ish-presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Prokuorisë së Posaçme, ndërsa tha se kreu i saj Altin Dumani mbështetet nga amerikanët për sulm ndaj tij.

“Hetimi i SPAK-ut tarallakut ka nisur në dhjetor 2019 me prokuror Altin Dumanin që bën si  i fortë dhe ka deklaruar se do merret me Ilir Metën dhe e ka personale se e mbështesin amerikanët”, tha Meta në Opinion.

Më tej, Meta tha se sipas informacioneve të tij, Altin Dumani ka patur takime me McGonigal.

“SPAKU ka nis hetim në dhjetor 2019 sipas të dhënave të mia edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigalin. Dhe pse ka nisur në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur? Sepse ishte koha që Ilir Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Edi Ramës”, tha Meta.

I pyetur nëse ai është në hetim nga SPAK, Meta tha: “As më interesin fare, SPAKU gjithashtu është në hetim nga unë. Spaku është në shërbim kriminal të Edi Ramës, sepse bën sikur arreston drejtorë për të mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës që të gjithë e dinë që ka rrëmbyer kompetencën e këshillit bashkiak”.

Continue Reading

Politike

Meta: Gjatë fushatës më kanë rrëmbyer djalin 17 vjeç

I ftuar në studion e “Opinion” në TvKlan, Ilir Meta ka folur lidhur me mandatet e fituara me “gjak dhe sakrifica” siç e ka quajtur ai.

Meta ka rrëfyer se gjatë fushatës i kanë rrëmbyer dhe dhunuar djalin 17-vjeçar në Berat dhe Fier.

Sipas tij në Fier djali është dhunuar me lopata në kurriz, ndërsa në Berat djali është rrëmbyer nga bandat e këtij qyteti.

Pjesë nga diskutimi:

Meta: Vajta në Lezhë dhe më ndiqnin bandita, në Berat më rrëmbyen çunin 17 vjeç, ma rrëmbyen bandat e Beratit, u shkova atje në fole ku e kishin ata dhe e liruan.

Vajta në Fier i ranë çunit 17 vjeç me lopatë në kurriz ata. Ato mandate u morën me gjak dhe me sakrifica.

Fevziu: Dhe ju ja dhuruat Edi Ramës

Meta: Jo ja dhuruan ata jo unë

Continue Reading

Politike

Axhenda parlamentare/ Çuçi mbledh Grupin e PS: Nasip Naço të enjten interpelancë me Ministrin e Mbrojtjes! Kalon edhe ligji për Prefektin

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh këtë të hënë për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend.

Kryetari Bledi Çuçi bëri një prezantim të projektligjeve që janë në rendin e ditës në seancën e së enjtes, e cila siç tha ai do të nisë me interpelancën e kërkuar nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço, me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Po kështu do të ketë diskutime në seancë për projektligjin “Për prefektin e qarkut”; projektligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”; projektligjin “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”, si dhe projektligji  “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.

Pas largimit të Benet Becit, Çuçi propozoi deputeten Enslemvera Zake për Sekretare të Grupit Parlamentar, propozim që mori mbështetje nga të gjjthë deputetët e pranishëm.

Në vijim të mbledhjes disa deputetë ngritën shqetësime të ndryshme sipas zonave që ata mbulojnë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING