Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

SPAK “zbarkon” në qelinë ku mbahet Ergys Agasi, sekuestron alkool dhe pajisje wireless

Një kontroll blic është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit, në sektorin ku mbahet i izoluar biznesmeni Ergys Agasi. Sipas burimeve, kontrolli është urdhëruar nga SPAK dhe është kryer në kuadër të verifikimeve brenda sektorit të paraburgimit.

Gjatë kontrollit, në kuzhinën e sektorit janë gjetur dhe sekuestruar pije alkoolike dhe pajisje wireless. Këto të fundit janë marrë nga autoritetet dhe janë dërguar për ekspertim, ndërsa pritet të përcaktohet funksioni dhe mënyra se si kanë përfunduar në ambientet e paraburgimit.

Ergys Agasi u arrestua disa javë më parë në Durrës, pas më shumë se tetë muajsh në arrati. Ai është nën akuzë për vepra të rënda penale, ndërsa autoritetet e akuzojnë për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, konkurrencë të paligjshme përmes dhunës dhe pastrim parash.

Agasi është përmendur gjithashtu në debatet politike si një person me ndikim pranë kryeministrit Edi Rama, ndërsa hetimet e SPAK ndaj tij vijojnë.

Advertisement