Connect with us

Sport

Spikat Juventus-Barcelona, shikoni 8 ndeshjet e Ligës së Kampioneve për ditën e sotme

Published

on

Do të luhen ditën e sotme 8 sfidat e radhës në Ligën e Kampioneve, të vlefshme për fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Padyshim spikat sfida Juventus-Barcelona, ku shumë tifozë po e prisnin me padurim për të parë në fushë përsëri pëballë njëri-tjetrit, Ronaldon dhe Mesin. Megjithatë kjo nuk do të ndodhë, për shkak se portugezi rezultoi me Koronavirus dhe prania e tij në fushë është e pamundur.

Pritet një sfidë e bukur dhe e luftuar nga të dyja skuadrat, që do të kërkojnë të rikthehen te fitorja pas rezultateve aspak pozitive në kampionat.

Tjetër sfidë interesante do të jetë edhe ajo mes Junajtidit dhe Lajpcigut, me të dyja skuadrat që duan fitoren.

Më poshtë mund të shikoni tabelën e plotë me ndeshjet e ditës së sotme:

TABELA E “SOFASCORE”, PËR NDESHJET E DITËS SË SOTME, PËRGATITUR PËR “PANORAMA SPORT”

Panorama Sport

Sport

Kukësi dhe Tirana përfundojn paqësisht ndeshjen

Published

on

By

Ka përfunduar 1-1 sfida mes Kukësit dhe Tiranës në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Abisnet Superiore.

Ndeshja u hap me gol për verilindorët pas vetëm 3 minutash lojë, kur Daci realizoi për 1-0.

Në pjesën e dytë Tirana nuk u dorëzua dhe gjeti golin me Xhixhën në minutën e 56′.

Kujtojmë që vendasit ngelën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të autorit të golit, Daci në minutën e 71′.

Në ndeshjen e radhës, Tirana luan në transfertë ndaj Egnatias, ndërsa Kukësi sfidon në Loro Borici Vllazninë.

Continue Reading

Sport

Sjellja e Mbappe shkakton krisje në skuadër

Published

on

By

Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve.

Superylli francez ka marrë shumë garanci nga drejtuesit e Parisit por edhe lirinë për të qenë shefi në skuadër. Në fund të fundit, ishte rënë dakord mes dy palëve që Mbappe do të kishte fjalën në çështjet e transferimeve dhe në përgjithësi në çështjet e ekipit.

Mbappe tani ka pagën më të madhe në Paris edhe se Neymar dhe Messi, ndërkohë që dëgjohet nga administrata dhe jashtë fushës. Ai ishte në favor, për shembull, të shkarkimit të trajnerit Mauricio Pochettino dhe drejtorit të futbollit Leonardo.

Shokët e tij të skuadrës, me të parën Neymar por edhe Messin, tregojnë me lëvizjet e tyre në fushë se janë “thyer” me Mbappen, i cili nga ana e tij është më “i vetmuar”. Madje, në dhomat e zhveshjes dëgjohen komente të shumta nga shokët e skuadrës, ku disa e karakterizojnë atë si “të përkëdhelur dhe të padurueshëm”.

Kujtojmë se pas ndeshjes së fundit ndaj Montpellier, Mbappe pati një konflikt me Neymar. Braziliani u shpreh i pakënaqur që francezit iu besua penalltia. Pas kësaj, Kilian kërkoi të shiste një konkurrent. Si rezultat, drejtori sportiv i PSG-së zhvilloi një takim me lojtarët dhe i pajtoi ata.

Continue Reading

Sport

Florian Marku u bën një premtim shqiptarëve

Published

on

By

Hera e parë që “Air Albania” hap dyert për një duel boksi. 25 gushti do të jetë i dedikuar për sfidën e  Florian Markut kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez, për titullin WBC Silver.

Shqiptari kërkon rripin e dytë përpara shqiptarëve këtë herë dhe në boks, pasi më parë ka organizuar duele në MMA. I pamposhtur deri më tani, Florian Marku u bën një premtim shqiptarëve:

“Data 25 Gusht do jetë një natë e paharrueshme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ju pres të gjithëve në stadiumin ‘Air Albania’. Faleminderit për të gjithë përkrahjen. Mezi pres t’ju shoh të gjithëve atje”.

Ndërkohë biletat për duelin e Markut kanë dalë në shitje dhe veçse në biletarinë te stadiumi “Air Albania”, lehtësisht gjithkush mund të pajiset me bileta online, në këtë LINK.

Ky duel organizohet nga Boxxer dhe Unioni i Boksit Shqiptar, që ka bërë me dije edhe axhendën, që është si më poshtë.

21.08.2022, ora 18:00 –  Konferenca e UBSH në “TEG”

23.08.2022, ora 12:00,  Konferenca e UBSH  në “Air Albania”

24.08.2022, ora 17:00, Peshimi i Boksierëve

25.08.2022, ora 17:00, Ndeshja në Stadiumin “Air Albania”

Continue Reading

Sport

Kristjan Asllani pretendent për çmimin ‘Golden Boy’

Published

on

By

Ende debutimi në ndeshje zyrtare me Interin nuk ka ardhur, por për Kristjan Asllanin 2022 do mbetet një vit i paharruar edhe për faktin se është kandidat për çmimin ‘Golden Boy’, ose siç thuhet në shqip ‘Djaloshi i Artë’. 20-vjeçari është përzgjedhur fillimisht në listën me 100 futbollistë nga italiania ‘Tuttosport’ që akordon çmimin, ndërsa dihet se me kalimin e kohës ngushtohet në 60, 40 dhe më në fund, një listë me 20 lojtarë.

Gazetarëve që përfaqësojnë gazeta dhe organe të ndryshme mediatike u jepet e drejta për të zgjedhur fituesin. Vitin e kaluar ishte i riu Pedri i Barcelonës, i cili fitoi këtë çmim, pas një sezoni të shkëlqyer në Spanjë dhe Europë, ku dalloi për cilësitë e tij.

Deri më tani lista është ngushtuar dy herë, duke shkuar fillimisht në 80 futbollistë dhe më pas në 60, por Asllani ka rezistuar. Mesfushori polivalent ra në sy sezonin e kaluar me ekipin toskan të Empolit duke u bërë një pikë e rëndësishme në formacionin e Andreacolit. Rendimenti i lartë që ai mbajti përgjatë sezonit, bëri që të ishte titullar në çdo ndeshje, madje duke shënuar edhe kundër Interit, çka ngjalli edhe një interesim të zikaltërve, për këtë talent që po shfaqej në Serinë A.

Përveç kësaj Asllani me shumë mundësi do jetë në listën me 10 emra të Seria A për çmimin ‘Golden Boy’. Në listën e përzgjedhur nga “Tuttosport”, e cila do të ngushtohet ende, ka vend edhe për emra si Fabio Mireti i Juventusit, Nikola Zalevski i Romës, Destini Udogi i Udinezes.

Ndërkohë, përtej Italisë, në garë për këtë çmim janë edhe lojtarë të rinj shumë të njohur, si Kamavinga i Real Madridit, Gavi i Barcelonës, Musiala i Bajern Myhniut dhe Adejemi i Dortumundit. Një garë e fortë që në vazhdim do të eliminojë edhe 20 lojtarë të tjerë.

Continue Reading

Sport

Hidhet shorti i Kategorisë së Parë, ja cilat skuadra do të luajnë

Published

on

By

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka hedhur ditën e sotme shortin e Kategorisë së Parë për sezonin 2022-2023.

Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 14 klubeve pjesëmarrëse të këtij edicioni, të cilët kanë mësuar nga goglat kundërshtarët që do të kenë përballë gjatë këtij edicioni. Kategoria e parë do të zgjasë 26 javë dhe pas përfundimit të dy fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë do të ngjiten automatikisht nё Abissnet Superiore.

Skuadrat e renditura nga vendi 3-të deri në vendin e 6-të do të jenë pjesë e fazës play-off për të përcaktuar skuadrën që do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Abissnet Superiore.

Skuadrat e renditura nё vendin e 11,12, 13 dhe tё 14 do të zbresin nё Kategorinё e Dytё. Ndërsa, skuadrat e renditura nё vendin e 9 dhe 10 do tё luajnё ndeshje finale play-out me skuadrat fituese tё play-off tё Kategorisë sё Dytё Grupi  A & B, ku  vendi i 9 i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje play-off me një takim me ekipin fitues të play-off të Grupit “A” të Kategorisë së Dytë nё njё fushё asnjanëse, ndërsa skuadra e renditur në vendin e 10-të do të luajë ndeshje play-off me një takim me skuadrën fituese të play-off të Grupit B të Kategorisë së Dytë.

Shorti i edicionit të ri të Kategorisë së Parë është hedhur nga Drejtuesi i Departamentit të Garave, Marjus Sulejmani, dhe specialist i këtij Departamentit, Eraldi Shera.

KALENDARI I PLOTË

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING