Aktualitet
“Sqarohemi pas mësimit!”/ Si nisi sherri me thika mes nxenesve, dyshohet për… “hakmarrje” (PAMJE)
Konfliktet mes nënësve të shkollave të mesme tashmë janë bërë të përsëritshme në Shqipëri dhe po marrin përmasa gjithmonë e më shqetësuese. Një tjetër “episod” është shënuar ditëne djeshme në qytetin e Shkodrës, ku një përleshje mes disa adoleshentëve nga zona e vaut të dejës ka alarmuar banorët dhe autoritetet.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se konflikti kishte nisur disa ditë më parë dhe lidhet me një tjetër episod të ndodhur rreth një javë më parë pranë shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku mbetën të plagosur dy adoleshentë.
Sipas raportimit të korrespondentit të Top Channel Klodian Zhivani, pas përfundimit të orëve të mësimit nënësit kishin lënë takim për të “sqaruar” konfliketet mes tyre, pranë vendqëndrimit të furgonave me të cilët udhëtojnë drejt shkollës dhe në kthim.
Dy grupët e adoleshentëver fillimisht përplasen me grushte, ndërsa më vonë njëri prej tyre nxjerr një thikë, me të cilën ka tentuar të sulmojë grupin “rival”. Fatmirësisht, nga kjo përplasje nuk ka pasur persona të plagosur apo të dëmtuar nga mjeti prerës. Përfundimi i konfliktit është bërë i mundur edhe falë ndërhyrjes së një qytetareje, e cila ka ndikuar në qetësimin e situatës.
Policia është njoftuar menjherë dhe ka mbërritur në vendngjarje, por sipas burimeve për meduiat është bërë me dije se ka munguar bashkëpunimi për dhënien e informacionit nga nxënësit por edhe nga drejtuesit e furgonëve. Në lidhje me rastin është informuar edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi.