Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

“Të ka filmuar Ergys Agasi dhe je në shantazh”, Blushi ngre dyshime për Peleshin

Përplasja në Kuvend është zhvendosur edhe te hetimet që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi dhe ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngritur pretendime ndaj kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke e pyetur nëse ka pasur kontakte me Agasin dhe nëse është shantazhuar përmes filmimeve.

Gjatë seancës plenare, Blushi deklaroi se kishte informacione se Peleshi ndodhej nën shantazh dhe i kërkoi të jepte dorëheqjen. Ai pretendoi gjithashtu se Agasi mund të kishte filmuar kryetarin e Kuvendit gjatë takimeve mes tyre.

“Jepu llogari shqiptarëve, a e ke takuar Ergys Agasin, a je shantazhuar me video nga Ergys Agasi?”, tha Blushi, duke e lidhur situatën me zhvillimet në dosjen që po hetohet nga SPAK dhe me çështjen e Vlorë Hysenit. Ai kërkoi gjithashtu dorëheqjen e Peleshit dhe përdori një gjuhë të ashpër ndaj funksionimit të Kuvendit.

Tedi Blushi: Të gjitha institucionet kanë rënë. Nuk mund të flasim sot për Parlament dhe për më tepër për një parlament ku edhe kryetari i parlamenti është filmuar nga Ergys Agasi. Të sfidoj kryetar, se në fakt përgjimet treguan se është Taulant Balla kryetar i këtij parlamnet, jepu llogari shqiptarëve a e ke takuar Ergys Agasin, a je shantazhuar me video nga Ergys Agasi, a do përfundosh edhe ti si Vlora Hyseni. Kyçeni këtë parlament, madje vërini flakën. Kemi një President kukull që as ka guximin të reagojë. Prandaj drejtues i seancës për fat të keq kam informacione se je nën shantazh. Jep dorëheqjen. Ta shpërndajmë këtë parlament krimi.

Niko Peleshi: Kujton se dëgjova ndonjë tronditëse që smund ti bëj replikë?! Ishte e gjitha një fantazi, për piano dhe orkestër. Jo, jo, regjistroje,, asnjëherë, ti mbase po. Ti mbase po

Advertisement