Connect with us

Politike

Tensionet në protestë/ Koçiu: Kush shkel ligjin do të përgjigjet para drejtësisë

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës, ku policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe disa prej tyre edhe i arrestoi, pasi këta të fundit hodhën vezë ndaj disa deputetëve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Koçiu shprehu mbështetje për Policinë e Shtetit, ndërsa theksoi se kushdo që ka tejkaluar kufijtë e ligjit do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë.

Reagimi i Koçiut:

U desh shumë pak që kjo protestë të hiqte maskën. Nga pankartat me meme, te vezët, e më pas te dhuna dhe kaosi, pikërisht aty ku dukej se ishte planifikuar të mbërrinte që në fillim. Kjo nuk është më një protestë qytetare me kauza të drejta. Është i njëjti skenar i vjetër, i njëjti refren i konsumuar i një grupi vandalësh që i kanë mbetur peshqesh Shqipërisë, për t’u kujtuar shqiptarëve çdo ditë pse nuk duhet të kthehemi më pas te këto shembuj të shëmtuar. Mbështetje e plotë për Policinë e Shtetit në vendosjen e rendit dhe qetësisë publike. Kushdo që tejkalon kufijtë ligjorë do të mbajë përgjegjësi përpara drejtësisë.

Advertisement