Connect with us

Kronike

Tentoi të vriste me thikë një 49-vjeçar, lihet në burg pa afat shqiptari

Një gjykatë italiane ka lënë në burg një 47-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ka plagosur me thikë një 49-vjeçar në qytetin e Latianos, në provincën e Brindisit.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur më 13 gusht, në rrugët e Latianos, ku gjatë një konflikti, Ervis Gjoka dyshohet se ka goditur me thikë në bark 49-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Mëngjesin e djeshëm, Gjoka është paraqitur para gjyqtares së hetimeve paraprake në Gjykatën e Brindisit, Gianna Martino, në kuadër të seancës për vlerësimin e arrestit të kryer nga karabinierët, nën drejtimin e prokurores Laura De Stradis.

Pas disa orësh shqyrtimi, gjyqtarja vendosi të konfirmojë arrestimin dhe masën e sigurisë “burg pa afat”.

Ndërkohë, 49-vjeçari i plagosur ndodhet i shtruar në spitalin “Perrino” të Brindisit, ku po merr trajtimin mjekësor.

Advertisement