Connect with us

Kosova

Thaçi për median gjermane: E shoh garën politike pas meje, por jo jetën politike

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung (FAS), ku ka deklaruar se e sheh garën politike pas vetes, por jo edhe jetën e tij politike.

Thaçi gjatë intervistës është pyetur nga gazetari nëse jeta e tij politike ka përfunduar, meqë ai ende vazhdon të jetë në pritje të vendimit të Gjykatës Speciale, i cili pritet të shpallet këtë vit.

“Unë e shoh garën politike pas meje, por jo jetën time politike. Si qytetar i lirë i Kosovës, do të vazhdoj t’i shërbej publikut dhe shtetit në të ardhmen. I përulem popullit të Kosovës që më ka treguar besim, respekt dhe mbështetje për vizionin tim politik për dy dekada. Gjithashtu shpreh mirënjohjen time të thellë për partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë punuar ngushtë me mua për të realizuar vullnetin e popullit për liri dhe pavarësi. Ndihem i përmbushur në karrierën time politike”, ka deklaruar ai.

Lidhur me gjykimin e tij në Speciale, Thaçi ka thënë se të ashtuquajturat “prova” të fabrikuara gjatë epokës së Slobodan Millosheviçit nuk duhet të përdoren në asnjë gjykatë ose të trajtohen si fakte të vërtetuara.

Advertisement