Connect with us

Bota

Groenlanda, Trump kërcënon me tarifa kundërshtarët

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar vendosjen e tarifave doganore ndaj vendeve që nuk mbështesin planin e tij për kontrollin e Groenlandës, duke e lidhur këtë me çështjet e sigurisë kombëtare të SHBA-ve.
Duke folur gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë për promovimin e investimeve në shëndetësinë rurale, Trump bëri krahasimin me tarifat që kishte vendosur më parë ndaj importeve farmaceutike nga Bashkimi Evropian, si pjesë e përpjekjeve për uljen e çmimeve të ilaçeve në SHBA.
“Unë mund ta bëj këtë edhe për Groenlandën. Mund të vendos tarifa për vendet që nuk shkojnë me ne në çështjen e Groenlandës, sepse na nevojitet Groenlanda për sigurinë kombëtare”, deklaroi presidenti.
Një grup dypartiak anëtarësh të Kongresit Amerikan po viziton ndërkaq Danimarkën, në atë që shihet si një shfaqje mbështetjeje përballë presionit në rritje nga Presidenti Donald Trump që SHBA-të të aneksojnë Groenlandën një rajon gjysmë-autonom i Danimarkës në Arktik.

Advertisement