Pinknews
U zgjodh fituesi pa u bërë Festivali – Rosela Gjylbegu: Më ka lënë një shije të keqe, në Sanremo nuk bëhet kështu
E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë këngëtarja e njohur, Rosela Gjylbegu ku komentoi lajmin që qarkulloi nëpër media se fituesja e Festivalit të Këngës për këtë vit është shpallur Anxhela Peristeri.
Kjo ngjarje Roselës nuk i ka lënë një shije të mirë dhe sipas saj mediat kanë abuzuar në transmetimin e lajmit tek publiku.
” Ajo që me le mua një shije të keqe është se kjo gjë nuk ndodh në Sanremo ti mund të kesh favorite, mund të jetë një këngë e momentin sepse jo të gjithë janë në kulmin e tyre, por këngëtarët me pesh dhe me vlerë që kanë dhënë kontribute nuk lihen mënjanë.
Është shumë e rëndësishme media, gjithë zhurmën e bën media , ku ftohet, si flet me çfarë sigurie ke folur, sigurisht për asnjë nga ne nuk është shije e mirë. Atë status e kemi marrë me humor, nuk e morëm seriozisht. Nëse shikonit komentet më poshtë do të shikonit që ishin me gallatë”