Shendeti
Uji me përmbajtje frutash, efektet pozitive që përcjell në metabolizmin tonë.
Uji me përmbajtje frutash, perimesh dhe erëzash përshpejton metabolizmin dhe ndan në mënyrë efikase vlerat ushqyese dhe antioksidantët. Sikur të mos mjaftonte, ndihmon në rinovimin e qelizave të dëmtuara, eleminon fryrjen ose dhjamin e barkut. Jo më kot, viteve të fundit, uji detox është shndërruar në një element tepër të rëndësishëm për dietën e shëndetshme.
Infuzi me Limon dhe kastravec
Përbërësit:
– 1/2 kastravec
– 1 limon
– gjethe menteje
– ujë
Në fillim, ndani në feta kastravecin dhe limonin dhe më pas shtoni gjethet e mentes. Të gjithë përbërëst vendosini në një enë me ujë (diku te 1.5 litër) dhe lëreni një natë në frigorifer para se ta konsumon

