Connect with us

Pinknews

Ups! Banorët kundërshtojnë produksionin, tentojnë të arratisen

Banorët e “BBV” po përpiqen të arratisen nga ambientet e kazermës ku u futen si dënim nga “Big Brother”

Ishte Romeo ai që si fillim e hodhi si ide dhe të gjithë ishin dakord ta bënin.

Edhe pse disa prej tyre kishin frikë se ky veprim do t’ju sillte skualifikimin nga gara për çmimin e madh.

Roza ju pohon banorëve se kishte pyetur “Vëllain e madh” se nëse do mund të arratiset nga dritarja e vogël dhe të kërkoj për çelësin, a mundet ajo të shpëtoj pjesëtaret e tjerë.

Dhe “Big Brother” sipas saj i është përgjigjur duke i thënë: Planet janë në dorën tuaj, “big brother” do të gjykojë në bazë të vendimit që secili prej tyre merr.

Kujtojmë që një zarf i kuq erdhi për banorët e “BBV” disa ditë më parë por përmbajtja e e tij u lexua mbrëmjen e spektaklit të martën mbrëma me (23 janar).

Vëllai i Madh ka vendosur të dënojë disa nga banorët, duke i mbyllur në kazermë dhe ata janë: Roza, Meri, Rike, Vesa, Heidi, Romeo, Gabriele, Meritoni.

Pinknews

“Nuk e fsheh dot më gjatë”/ Çfarë po paralajmëron Juli pak para “Prime-t” të sotëm?

Juli dhe Meritoni prej të shtunës janë në një televotim, ku publiku do të vendosë se cili do të jetë finalisti i dytë i këtij edicioni.

Sakaq Graciano teksa bisedonte me Julin e ka pyetur nëse do ti vinte keq nëse aktori nuk do të përzgjidhej mbrëmjen e sotme si finalisti i dytë i edicionit të tretë të “BBV3” dhe ja si u shpreh Juli:

Juli: Unë po votohem. Nëse dal në finale sot, nuk dal të shtunën.

Graciano: Nëse nuk del në finale sot dhe nëse del të shtunën, është e njëjta pyetje për të gjithë se nuk më pëlqejnë diferencimet>.

Juli: A do më vinte keq? Po patjetër. Jam futur për t’a fituar këtë lojë, jo për të shkuar deri në finale. Do më vinte keq, pse t’a fsheh? Nuk e fsheh dot.

Graciano: A mendon se do të penalizojë grupimi që ke bërë? Edhe që është i pranuar nga goja jote

Juli: Cili grupim? Do më penalizojë kjo? Unë nuk kam pasur grupim.

 

Continue Reading

Pinknews

Prekëse/ Ish banorja e “BBV” humb babain: Gjysma e shpirtit tim u shua

Ish-banorja e “Big Brother VIP1” dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Nëpërmjet një statusi të ndjerë, shoqëruar me një fjongo të zezë, artistja ka treguar se babai i saj ka ndërruar jetë.

“Gjysma e shpirtit tim u shua bashkë me ty babi”, ka shkruar Xheisara

Continue Reading

Pinknews

Prime dramatik/ Massimiliano vjen sot në BBV për t’u përballur me Heidin?

Olti Curri ka njoftuar sot se aktori italian Massimiliano Varresse do të futet në shtëpinë e Big Brother Vip Albania që të ballafaqohet me Heidin.

Massimiliano do të hyjë sonte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri që të sqarohet me Heidin.

Raporti që Heidi kishte krijuar me aktorin italian në Grande Fratello mori përmasa të mëdha në të gjithë shtetin italian

Kjo pasi aktori vazhdimisht ushtronte trysni mbi Heidin, duke i kërkuar llogari për djemtë e tjerë që qëndronin afër saj.

Dhuna verbale u përshkallëzua çdo ditë e më shumë derisa në Grande Fratello u fut babai i Heidit i cili i kërkoi asaj të dilte jashtë, pasi shëndeti i nënës së saj, Lajlës ishte përkeqësuar pas kësaj situate.

Heidi shpërtheu në lot, dhe mori vendimin për të lënë shtëpinë menjëherë pas spektaklit.

Nuk dihet arsyeja pse produksioni mund ta sjellë Massimilianon në Big Brother Vip Albania, pikërisht kur ajo po jeton një histori dashurie me konkurrentin tjetër në këtë format, Romeo Veshaj.

Nga ana tjetër, Heidi ka qenë në gjendje shumë të rënduar dhe është parë të shpërthejë në të qara pas debateve me Gracianon, Françeskën, Meritonin dhe Eglën.

Heidi është në nominim të vazhdueshëm deri në gjysmëfinale, dhe tashmë gara për një vend në finale dhe çmimin e madh, po bëhet shumë e ashpër për Heidin si nga konkurrentët, ashtu edhe nga produksioni.

Continue Reading

Pinknews

‘Arrita deri këtu përballë njerëzve me peshë’/ Heidi Baçi flet me konkurrentët e “BBV”

Heidi Baçi ka treguar se do ti vinte keq nëse s’do të shkonte në finalen e “Big Brother VIP”.

Gjatë një bisede me Graciano Taganin, Julian Dedën dhe Françeka Muratin, konkurrenja tha se ndihet shumë me fat që ka arritur që qëndrojë në shtëpi deri tani, duke u përballur me të gjithë banorëve të cilët kanë qenë të gjithë artistë.

Sado që jam mirënjohëse, edhe deri këtu nuk e prisja kurrë. Nga atje këtu, komplet botë e re. Nuk është se më njohin këtu, s’më njeh njeri. Vetë fakti, përballja me këto njerëz që janë të gjithë artistë. Këtë vit kanë qenë të gjithë me peshë. E të arrish deri këtu përballë njerëzve me peshë, ndihem shumë mirënjohëse me vlerësimin më të madh. Se nga hiçi, nga zero, e kam shumë të fortë këtë lidhjen këtu. Arrita deri këtu, do më vinte keq që të mos jem deri ditën e fundit”, u shpreh Heidi.

Continue Reading

Pinknews

Oriola Marashi nuk kursehet në fotot e fundit, dhuron për ndjekësit “pamje spektakolare”

Bukuroshja sapo na ka dhënë dozën e radhës të ëmbëlsisë, elegancës, por njëkohësisht duke u shfaqur edhe seksi.

Në 10 foto e fundit, modelja ka pozuar me bikini duke mahnitur të gjithë adhuruesit e saj.

Format perfekte dhe pozat e nxehta kanë çmendur ndjekësit të cilët kanë vërshuar me komente dhe pëlqime në rrjetet sociale.

Oriola Marashi nuk kursehet në fotot e fundit, dhuron për

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING