Aktualitet
Vaksina falas për vendet e Ballkanit Perëndimor, Von der Leyen jep lajmin e mirë
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbajti sot një konferencë për shtyp ku njoftoi se BE do të japë vaksinat e Covid falas për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Kjo bëhet e ditur nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca nëpërmjet një postimi në Twitter.
“Në konferencën e sotme për shtyp pas Këshillit Evropian, Presidentja @vonderleyen konfirmoi se #BE do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga shtetet anëtare në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzve të cenueshëm”, theksohet në njoftim.
gsh/

