Shkrime
Vasili në sulm: Edi Rama groposi edhe qeramidhet e fundit të reformës në drejtësi
Nga Petrit Vasili
Rama groposi edhe qeramidhet e fundit të reformës në drejtësi, që ishte kthyer prej kohësh në Ramaformë.
Duket qartë se edhe Ramaforma,0 që futi në burg dhe izoloi liderat e opozitës pa asnjë provë, fakt apo dokument nuk i mjaftonte Ramës.
Pasi i ndryshoi sipas qejfit Ligjet e Reformës, ende pa filluar zbatimi i tyre, sot po i jep goditjen përfundimtare duke bërë ligj me emër e mbiemër për veten e tij duke ndryshuar Kodin Penal për të mbrojtur veten.
Faktet, shkresat, provat kundër Ramës janë aq flagrante sa që ai e kupton edhe vetë që edhe Ramaforma nuk e shpëton dot atë .
Edhe drejtësia me regji dhe e kapur prej tij nuk i mbulon dot këto prova dërrmuese për fajësinë e Ramës sepse ato janë tashmë të njohura për të gjithë shqiptarët dhe mediat ndaj këto prova as nuk fshihen as nuk prishen dot.
Edhe Drejtësia me regji e Ramaformës nuk e ndihmon dot Ramën sepse po ta bëjë këtë do të thotë që të shkojë ajo vetë në burg.
I vetmi lajm i mirë në këtë kontekst të zi është se me ndryshimet për veten të Ramës merr fund përralla dhe propaganda tij, që na çau dërrasat me dashnorët rilindas të reformës në drejtësi.
Është e qartë që armiku i vetëm i drejtësisë së barabartë për të gjithë është dhe mbetet vetëm Edi Rama dhe askush tjetër.
Një tjetër lajm i mirë është se edhe ndërkombëtarët e blerë për turp nga Rama tani nuk e hapin dot më gojën sepse ai që i bleu ata po e varros vetë hapur dhe ditën për diell Reformën në Drejtësi, që këta ndërkombëtarë e reklamuan kaq shumë, por që edhe e financuan me qindra milion euro nga taksat e qytetarëve europianë dhe amerikanë.
Një tjetër lajm i mirë është se përfundoi në plehra edhe propaganda antiopozitë e Ramës dhe ca ndërkombëtarëve të neveritshëm që paraqiste opozitën si penguese të reformës.
Malin e korrupsionit të Ramës nuk e mbulon dot as Ramaforma ndaj ai ai po thërmon edhe tullat e fundit të mbetura të saj.
Faqja e zezë për deputetët socialistë që kanë qenë anëtarë të Komisionit të Reformës në Drejtësi që votojnë të kundërtën e atyre që kanë thënë e kanë votuar në vitin 2016 në 21-22 korrik dhe vazhdojnë të hanë turpin me bukë.
Shkurt e thjeshtë sot Ramën nuk e shpëton dot as Ramaforma.