Connect with us

Kronike

Vdekja e foshnjës 7-muajshe, procedohen dy mjekë pediatër për neglizhencë të dyshuar

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht dy mjekë pediatër të spitalit ‘Omer Nishani’, pasi dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të një foshnjeje 7-muajshe, e cila humbi jetën më 21 korrik gjatë transportimit për në spital.

Sipas informacioneve paraprake, foshnja ishte vizituar rreth dy javë më parë në Spitalin e Gjirokastrës për probleme të refluksit. Më pas, pasi kishte shfaqur temperaturë të lartë, kishte marrë ndihmë edhe në Qendrën Shëndetësore të Memaliajt, nga ku ishte dërguar sërish drejt Spitalit të Gjirokastrës.

Mesohet se nëna e foshnjës, e cila jeton në fshatin Luftinjë të Memaliajt, ka deklaruar se nuk kishte mundur ta dërgonte më herët fëmijën në spital, pasi bashkëshorti i saj, që punon si bari, ndodhej në mal. Ndaj dy mjekëve kanë nisur procedurat ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë në trajtimin mjekësor të foshnjës

Advertisement