Kronike
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Tiranë
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalaja”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
Shpërndanin heroinë dhe kokainë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, vihen në pranga dy persona, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohet rreth 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes ë drogave të forta, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një punë hetimore disa mujore, finalizoi operacionin policor të koduar “Kalaja”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :
J(J).Ç., 32 vjeç dhe K(N).A., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në zonën e Astirit dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.