Connect with us

Politike

Vila në Lalëz është e jotja, ke mik trafikant droge

TIRANË- Vila 760 mijë euro në Gjirin e Lalëzit është në pronësi të deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Kështu zbulon përmes një reagimi, deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, i cili ishte ai që hapi këtë çështje, që u kthye në temë debati për muaj me radhë. Kjo deklaratë, u dha si kundërpërgjigje e akuzës së mbrëmjës së djeshme të Nokës.

Bardhi, bën të ditur se Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalzit. Duke iu përgjigjur akuzës së ai gjobit oligarkë, Bardhi pyet Nokën se cilin prej tyre ka gjobitur, duke përmendur se Noka ka një mik që rezulton të jetë një trafikant droge. Për këtë person, Bardhi thotë se në kohën kur Noka ishte ministër i Brendshëm, lejoi trafikimin e drogës drejt Britanisë së Madhe, e me ato para që përfitonte, i pastronte me pasuri të paluajtshme.

Më tej, deputeti demokrat, thotë në reagim se ky person i cili rezulton të jetë trafikant droge, ka marrë në qafë kryetarin aktual të Partisë Demokratike, Sali Berishën, duke e cilësuar si person që ka lidhje me përfaqësues të krimit. Bardhi shton se ky person, bashkëpunonte me Qeverinë, Nokën dhe Berishën.

Bardhi mohon akuzat se ka lidhje me oligarkë dhe me kriminelë, duke sqaruar se nuk ka as vila të fshehura, as para të investuara në bizneset e oligarkëve, as licenca për ndërtim hidrocentralesh dhe as është peng i asnjë financuesi apo krimineli.

REAGIMI I GAZMENT BARDHI:

Një përgjigje e detyruar për Flamurin e keqpërdorur të opozitës së rreme. Shumë miq më thonë të mos e marr seriozisht Flamur Nokën për shpifjet që shpërndan herë pas here. Por nuk do të hesht më pas serialit të ri të shpifjeve, të nisur ditët e fundit ndaj meje dhe disa kolegëve të tjerë. Ndryshe prej tij, ne nuk kemi ngritur flamurin e opozitarizmit të rremë. Kur denoncojmë korrupsionin dhe paligjshmërinë nuk selektojmë në “tanët” dhe “të tyret”. E kuptoj që kjo e shqetëson Flamur Nokën, prandaj ka gjetur një shpifje të re ndaj meje, duke më akuzuar se denoncoj oligarkët për t’u vendosur gjoba atyre!!! Le t’i marrim me radhë dhe e nisim nga denoncimi im i fundit për të cilin grupimi i Flamur Nokës nuk ka hapur gojën akoma. Kujt i paskam vënë gjobë unë me denoncimin për katet shtesë pa leje në 14 Korrik në parlament? I kam vendosur gjobë Shefqet Kastratit, mikut të Flamur Nokës? Meqë falet çdo javë te lala i Edi Ramës, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë!

Nuk habitem që Flamur Noka është shqetësuar nga denoncimi që i kam bërë paligjshmërisë së Kastratit të Edi Ramës me Kullën përballë Partisë Demokratike. Nuk habitem as nga porosia që i kanë dhënë për të shpifur ndaj meje. Nga personi që akuzoi demokratët e Kukësit se ishin të orkestruar nga Edi Rama për protestat kundër traut të Kastratit në Rrugën e Kombit dhe bëri çdo gjë për shuarjen e tyre, mund të presësh gjithçka.

Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit? Meqë edhe atë e takon çdo fundjavë, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë ndonjëherë. Dhe kur ta pyesë, Flamur Noka bën mirë të kujtohet sa herë ka ndërhyrë për të që Partia Demokratike të mos e përfshinte në denoncimet për abuzimet me tenderat në shëndetësi.

Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar. Në gjithë karrierën politike nuk ka ndodhur kurrë të kem qoftë edhe një kontakt të rastësishëm me ndonjë oligark apo përfaqësues të botës së krimit. Kur kam hyrë në politikë me besimin tek njerëzit e zakonshëm, tek ata do të mbështetem deri në ditën time të fundit në politikë. Prandaj, sot jam njeri i lirë dhe nuk jam peng i askujt, aq më pak i oligarkëve dhe kriminelëve. Investimi im kryesor është tek dija. Nuk kam as vila të fshehura, as para të investuara në bizneset e oligarkëve, as licenca për ndërtim hidrocentralesh dhe, mbi të gjitha, nuk jam peng i asnjë financuesi apo krimineli, që ditën punon me Qeverinë, ndërsa natën financon flamurin e opozitarizmit të rremë. Për Flamur Nokën kam një premtim: sa më shumë të shpifë, aq më shumë të verteta do jem i detyruar të them!

Mbrëmjen e djeshme, deputeti dhe njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka hodhi akuza për ish kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetit Gazment Bardhi. I ftuar në “EuroNews”, Noka tha se Basha e Bardhi u kanë vënë gjoba oligarkëve kur bënin sikur i sulmonin.

“Ata oligarkë që ti mendon se i sulmon Gaz Bardhi, jam unë dëshmitar që u rrinte mbas dere me Lulzim Bashën, me dorën shtrirë për të mbushur thesin. A doje të ta them unë? Ke parë një aferë, që kur u ul në atë karrige Sali Berisha, oligark apo jo oligark, që të mos jetë sulmuar dhe të jetë në qendër të sulmeve të opozitës? Që nga data 25 mars, që Sali Berisha ka hyrë në atë seli dhe u bë kryetar partie në këto 4 muaj, që është bërë një aferë dhe është sulmuar ajo aferë dhe është sulmuar nga të tjerë përveçse nga Sali Berisha? Nuk është heshtur”, deklaroi Noka.

SI KA NISUR DEBATI PËR VILËN NË GJIRIN E LALËZIT?

Vila 750 mijë euro ishte një temë e nxehtë debati në Partinë Demokratike. Dosja.al ndoqi çdo reagim që u bë muaj më parë nga deputeti Gazment Bardhi. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, Bardhi deklaroi se një ish-ministër i PD-së ka një vilë që kushton 760 mijë euro pa dhënë emër. Katër ishin emrat që përfliteshin se ishin pronarë të vilës: Flamur Noka, Bujar Leskaj, Tritan Shehu e Edmond Spaho.

Çështja e vilës u bë temë debati edhe në Kuvend. Më 12 maj, seanca parlamentare u shoqërua me debate pas aludimit të Bardhit se vila i përket një prej katër ish-ministrave të Partisë Demokratike. Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili ka qenë edhe ministër Turizmi i kërkoi llogari Bardhit në lidhje me deklarat e thënë në studion e “Open”. Ndërkohë që Bardhi dikskutonte me Jorida Tabakun e Tritan Shehun, Spaho ndërhyri dhe kërkoi që deputeti të zbardhte emrin e pronarit të vilës e të mos akuzonte njerëz ‘në tym’. Kjo thirrje mori edhe përgjigje nga Bardhi që nuk ishte emri i pronarit të vilës por një replikë që agravoi situatën.

Politike

“Drejtësia e kapur nga qeveria”/ Gjokutaj: Irena Gjoka ka pasur mbrojtje të fortë politike

Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar ditën e sotme zhvillimet e fundit që kanë prekur drejtësinë për gjyqtaren Irena Gjoka, e cila akuzohet se është dënuar në Greqi për falsifikim dokumentash.

Gjokutaj është shprehur se drejtësia është kapur nga qeveria ndërsa shtoi se gjyqtarja Gjoka ka pasur një mbrojtje të fort politike pasi në dorë ka pasur çështjet e Berishës dhe Belerit.

“Këtu të gjitha institucionet që kishin për detyrë të kontrollonin figurën e gjyqtares Gjoka kanë korrupsion moral hallkat e një zinxhiri të kapura fort nga qeveria pasi nuk ka arsyetim që përballë fakteve që kemi parashtruar të mos veprohet. Drejtuesja e GJKKO është trupa elitë e drejtësisë dhe të përfshihet nga ky skandal i madh nuk është parë as në kohën e diktaturës. Ne kemi bërë kallëzim ndaj gjyqtares Irena Gjoka ka qene në një mbrojtje të hekurt pavarësisht fakteve dhe provave që e bëjnë përgjegjëse penale vetëm se ka pasur në dorë çështjen e Berishës dhe Belerit. Të gjitha gjyqet e opozitës që kjo gjyqtare i ka marrë përsipër pasi ka pasur një mbrojte të fortë pasi nis edo të kishte deklaruar këto shkelje që ka bërë nuk do të ishte pjesë e drejtësisë. Ajo është futur në sistem me mision të qartë”,- tha Gjokutaj.

Continue Reading

Politike

‘Nuk kemi nevojë për ty’/ Baçi i përgjigjet ftesës së Ramës: E luftojmë vetë korrupsionin

Deputeti i PD-së, Luan Baçi i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama i cili ditën e sotme tha se opozita duhet të bashkëpunojë me socialistët për të luftuar korrupsionin.

Baçi theksoi se nuk është e nevojshme që opozita t’i bashkohet Ramës për të luftuar korrupsionin, pasi opozita është në luftë me korrupsionin.

Mes tjerash ai nënvizoi se mazhoranca sipas tij është në ditët e fundit të saj.

“Paralajmërimi nuk bëhet me një apo dy mbledhje. Nuk është e nevojshme që Rama të bëjë paralajmërime, duke thënë se përgjegjësia është individuale. Gjithsecili ka përgjegjësi individuale, por përgjegjësia është kolektive. Rama vendos të tjerët zbatojnë, dikush del me mendjen e atij, dikush pa mendjen e tij. Rama po u bën një lëshim të gjithë të korruptuarve në radhët e tij. Sot Rama lau duart nga të gjithë ato që do të ndodhin në vazhdimësi. SPAK duhet të kishte marrë në hetim Veliajn, por e ka marrë si person në dijeni. Dihet tani që 5 drejtorë i ka në burg, ata 5 drejtorët nuk kanë vjedhur jashtë bashkisë. Mendoj se kjo mazhorancë është në ditët e fundit të saj. Është një mazhorancë që është kalbëzuar. Skandali këtu mbulon skandalin. Kemi struktura të posaçme për të luftuar korrupsionin. Opozita nuk ka nevojë për ftesën e kryeministrit, opozita është në shesh. Opozita është në luftë me korrupsionin dhe nuk ka nevojë që ti bashkohet Ramës”, tha Baçi 

Continue Reading

Politike

‘Tek PD kane pare friken per rrezimin e tyre’/ Gjekmarkaj sulmon kreun e qeverisë Rama

Nga Bulqiza në kuadër të takimeve me demokratë, nënkryetari i Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj tha se është detyrë e opozitës të bëjë ndryshimin për vendin dhe të rikthejë perspektivën evropiane. Duke analizuar fjalën e kryeministrit Rama gjatë ditës së sotme, Gjekmarkaj tha se kreu i qeverisë foli sikur të ishte në opozitë dhe jo prej 11 vitesh në pushtet.

Fjala e mbajtur:

PD është shfaqur në skenën e historisë si një parti që e ndryshon atë dhe e ka bërë disa here duke e ndryshuar fatin e vendit në vitin 1992 apo në vitin 2005.

Po ashtu edhe historia nuk e ka kursyer atë, i është kundërvënë me atavizmat e veta me shumë dhunë si në vitin 1997.

Ajo ka mbijetuar fale qëndresës se një pakice heroike e cila është zgjeruar në bashkëbisedim me shoqërinë dite pas dite. PD e ndjek hap pas hapi shoqerine  duke u bere zëdhënëse e dinamikave te saj ajo nuk pretendon që shoqëria të vijë qorrazi pas nesh.

Po kaq ne kemi qene nen agresion dhe sulm nga shumë faktor ne kete periudhe, ne këtë ecje ne shkretëtirë, për të na zhbërë e asgjësuar!

Kjo ka ndodhur se tek PD kane pare friken per rrezimin e tyre. PD e tejkaloi kete drame, u bashkua, kemi marre goditje e plage i tejkaluam dhe secili ndihet krenar dhe sot e do e çmon me shume PD-ne si vatren tone te perbashket, strehen e shpresave të mëdha.

Sot kemi nje problem themelor, Kryetari i PD Sali Berisha eshte arrestuar. Nese ne fillim kishim ndonje iluzion se ky eshte nje problem vetem i sistemit te drejtesise sot jemi te qarte qe ky eshte nje problem madhor i ndergjegjes shoqerore sepse kur ndalet  themeluesi i pluralizmit kerkohet asgjesimi i pluralizmit dhe lires. shoqeria shqiptare nuk duhet te bishtnoje duhet ta zgjidhe kete ngerc ne subkoshiencen e vet.

Te dashur demokrate ne nuk duhet ta humbasim krenarine se cfare kemi qene cfare jemi e cfare duam ti ofrojme Shqiperise!

Shume ka arrit Shqiperia me PD ne pushtet, lirine , shtetin e se drehtes, integrimin, naton levizjen pa viza, infrastrukturen moderne ! Ne duhet te flasim me njerzit ! Pd po ben denoncime te forta dhe ben detyren e saj por PD ka kapacitet shume me teper sesa denoncimet ajo po pergaitet oferten e saj per Shqiperine, per transformime ekonomike per rrroga e pensione, me te larta, per lufte pa kompromis ndaj korrupsionit, per permbylljen e procesit te integrimit qe ne nisem, per arsim e shendetesi dinjitoze per kthim te shqiptareve ne Shqiperi.

Ne Bulqize jetohet mbi pasuri mbi ar dhe minerale por Bulqiza eshte e varfer dhe ketu duhet te kerkojme falje te gjithe se falja ne ben me te mire dhe na ndihmon te jwmi me te vertete me qytetaret.

Sot degjuam  per dy ore Kryeministrin i cili foli sikur ka 11 vjet ne opozite dhe po premton qe si rishtar do ndreqe gjerat e keqija qe ka bere nje qeveri tjeter jo ajo e atij. Teza e tij ishte drejtesia si fabul elektorale. Dikur ne sensin me pozitiv na u tha qe reforma ne drejtesi u mbeshtet, pat si kumbare faktorin nderkombetar! Rama tha sot e bera une po qe do e le te lire qe te beje drejtesi te vertete! Natyrish ky spektakel e argeton, nuk i dhemb se leshon ca ministra dhe ca drejtore pa mbajtir pergjeqesi morale nderkohe qindra te tjere vjedhin te patrazuar dhe ushqejne sistemin qe korrupton voten e lire dhe jeten publike.

Shikoni kudo skandapë ne bashki, ne ministri ne qeveri, para publike qe vidhen, paftesi qe na dhurohet, korrupsion qe ndyn gjithcka vete cilesine e jetes.

Kjo shoqeri duhet te beje nje zgjedhe dhe o ta luftoje korrupsionin dhe te behet shoqeri e lire europiane e demokratike ose ti nenshtrohet atij dhe te humbse perspektiven. Kjo qeveri do beje gjithcka qe te mbetet e pandryshuar gjendja. Është detyra jone e shenjte ti bejme ndryshimin, ku pas bashkimit te hapim PD, te flasim me njerzit, te nxisim me te miret intelektualet, profeaionistet , njerzir e zakonshem ti bashkohen politikes, ti japin Shqiperise fitoren qe pret duke vene ne prove Pd -ne duke i dhene asaj besim duke e mbeshtetur ne kete beteje sa historike aw edhebkunder tentakulave te historise!

Continue Reading

Politike

Gjetja e 4 trupave të pajetë në Bunë/ Balla apelon: Çdo grua të denoncojë çdo formë të dhunës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar sërish pas tragjedisë në Shkodër, ku nëna së bashku me fëmijët dyshohet se është vetëmbytur në lumin Buna. Balla apelon sërish, që çdo grua të denoncojë çdo lloj forme të dhunës.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 Fatkeqësisht dyshimet tona për ngjarjen e rëndë dhe shumë të trishtueshme në Shkodër u konfirmuan me gjetjen e trupave të nënës dhe fëmijëve. Tani duhet t’i shkohet deri në fund hetimit të plotë të rrethanave, shkaqeve dhe fajësisë së kësaj ngjarje të rëndë. Gjykata e Shkodrës ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e bashkëshortit nga Policia e Shtetit, e cila ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune.

Edhe pse kanë bërë detyrën dua t’i falenderoj polumbarët e RENEA dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Publike për angazhimin e tyre. Sapo kam falenderuar kolegun Danilo Šaranović, Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, për angazhimin efektiv të forcave të tyre policore gjatë kërkimit. Mirënjohje edhe banorëve dhe peshkatarëve të zonës për angazhimin e tyre në këto dy ditë të vështira.

Continue Reading

Politike

Këshilli Europian miraton Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor/ Rama: Jemi plotësisht të përgatitur

Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale tha se mirëpret miratimin e sotëm nga Këshilli Europian të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Rama thotë se kjo shënon moment historik, që i paraprin fillimit të zbatimit të tij, për të cilin tha se qeveria është plotësisht e përgatitur dhe entuziaste.

Ai shtoi se Shqipëria ka paraqitur një Reform-Agjendë jashtëzakonisht ambicioze që do të ekzekutohet gjatë tre viteve të ardhshme. Sipas tij, kjo axhendë synon ta afrojë vendin drejt së ardhmes si pjesë përbërëse e familjes evropiane.

Postimi i Ramës:

E përshëndes miratimin sot nga Këshilli Evropian të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky është një moment historik i rëndësishëm që i paraprin fillimit të zbatimit të tij, për të cilin ne jemi plotësisht të përgatitur dhe entuziastë.

Plani i Rritjes injekton një vrull të ri në procesin e zgjerimit, me një theks të veçantë në fusha vendimtare si sundimi i ligjit, transparenca dhe reformat. Për më tepër, ai prezanton burime të reja financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, në varësi të performancës së tyre. Fantastike të shohësh në realitet ato për të cilat je përpjekur të ndodhin prej shumë kohësh. Faleminderit të gjithëve atyre që janë përfshirë.

Shqipëria ka paraqitur një Reform-Agjendë jashtëzakonisht ambicioze që do të ekzekutohet gjatë tre viteve të ardhshme. Kjo axhendë synon ta afrojë vendin drejt së ardhmes si pjesë përbërëse e familjes evropiane. I pres me padurim diskutimet në Samitin e ardhshëm në mes të Majit në Malin e Zi piktoresk.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING