Connect with us

Kronike

Vrasja e portugezit/ Kjo është makina e dy turqve që po transportonin Sokrat Vatën

Kjo është makina, në bagazhin e të cilës ishte fshehur autori i krimit të rëndë, Sokrat Vata. Në automjet ndodheshin dy turqit, një 31-vjeçare dhe një 38-vjeçar, të cilët synonin të sillnin Vatën drejt Tiranës.

Gjatë dëshmisë së tyre ata kanë deklaruar para hetuesve se ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes”, duke shtuar se kishin paguar 29-vjeçarin për shërbime si truproje dhe shoqërues personal.

Më tej, ata kanë thënë se e kishin marrë Vatën në automjetin e tyre për shkak të marrdhënies që kishin me të, jo për ta ndihmuar atë të largohej nga policia

Advertisement