Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Vuçiç luan viktimën dhe histerikët lëpirës

Serbia shpalli ditë zie për vrasjen e tre serbëve nga veriu i Kosovës që morën pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe vrasjen e një polici.

Tani për tani është e qartë se bëhet fjalë për një “grup të armatosur” prej tridhjetë kriminelësh dhe terroristësh, të cilët pasi tentuan të bllokonin rrugën pranë manastirit në qytetin e Banjskës, qëlluan mbi policët e Kosovës dhe vranë njërin prej tyre .

Presidenti i Serbisë hodhi poshtë menjëherë akuzat se ishte një aksion terrorist i drejtuar nga Beogradi, duke thënë se të gjithë përgjegjësinë e kanë serbët vendas, nga veriu i Kosovës

Biljana Stojkoviç, bashkëkryetare e partisë Zajedno në Serbi, tha për Danas se reagimi i shtetarëve serbë është histerik dhe iu referua ekskluzivisht riparimit të dëmit të Aleksandër Vuçiçit.

“Në opinion po ngrihet një valë e re nacionalizmi, me parulla se Serbia është me Vuçicin. Nuk e di nëse keto zera mund ta gëlltisin historinë e ngritur se Vuçiç është viktima më e madhe e ngjarjes ne veri te Kosoves dhe se ai duhet të ngushëllohet dhe të mbështetet. Është tronditëse që nga “elita politike” nuk mund të dëgjojmë asgjë koherente dhe të dobishme për zgjidhjen e problemit, një lloj plani dhe strategjie. Vetem po dëgjojmë disfatistët, duke luajtur viktimën dhe, natyrisht, një mbështetje të domosdoshme për presidentin. Duket se në pushtet në Serbi nuk ka asnjë politikan serioz me tru, vizion dhe guxim. Aty ka vetëm llogaritarë dhe politikanë të vegjël nga të cilët nuk mund të presim asgjë të mire” – theksoi Biljana Stojkoviç.

Advertisement

TRENDING