Connect with us

Kosova

Yanis Varoufakis: Greqia po ndryshon qasje ndaj Kosovës, njohja s’duhet penguar nga e kaluara

Yanis Varoufakis, ish-ministër i financave të Greqisë,  ka folur me tone pozitive për Kosovën, duke theksuar se imazhi i saj në Greqi ka ndryshuar ndjeshëm vitet e fundit.

Sipas tij, në këtë ndryshim ka ndikuar edhe pozicioni që Kosova ka mbajtur në raport me përplasjet që Greqia ka pasur me Maqedoninë e Veriut.

“Kjo përplasje na ka kthyer prapa për dekada të tëra, i ka kthyer prapa maqedonasit dhe rajonin, kështu që për mua çfarë është e rëndësishme është që të largohemi nga konfliktet e pakuptimta”, shtoi ai.

Varoufakis theksoi se nacionalizmi mbetet një nga arsyet kryesore pse Greqia ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Ai u shpreh se në Greqi ekziston bindja se nëse njihet Kosova, atëherë “legjitimohet” edhe Qiproja Veriore, e cila njihet si shtet vetëm nga Turqia.

Megjithatë, sipas tij, kjo qasje është e gabuar dhe i përket së kaluarës.

Ai shtoi gjithashtu se në Kosovë, në përgjithësi, që nga viti 2005, ka pasur zhvillime pozitive në politikat financiare.

Advertisement