Connect with us

Aktualitet

Zeka tregon se si Naimi e gënjente Pacollin dhe i merrte para

Gazetari Milaim Zeka, në detajet për vrasjen e Liridona Ahmetajt nga burri i saj Naim Murseli tha se ky i fundit ishte këshilltar i Behgjet Pacollit, dhe se e përdori për t’i marrë lekë, duke i kryer punë të pista. Këtë mendim e forcoi edhe analisti Arjan Curri, i cili shprehu se Pacolli e kishte qejf Naimin për arsye të ndryshme.

“Pjesa dërrmuese e politikanëve në Kosovë, 90% prej tyre i kanë gratë të pashkolluara. Nuk i nxjerrin jashtë me ngrënë një darkë, në një restorant, nuk janë njerëz familjarë dhe kjo prodhon dhunë. Dhe thonë i kam dhënë. Çfarë i ke dhënë ti, një makinë?”, u shpreh Zeka.

Milaimi tregon se Musreli e ka gënjyer Pacollin, duke i kërkuar lekë, ndërsa Liridona arriti të bëhej e pavarur ekonomikisht, ku po ashtu tregoi se katër vite më parë ka kërkuar divorc në një gjykatë në Suedi.

“Naim Murseli ka qenë këshilltar i Behgjet Pacollit. Naimi e ka gënjyer Behgjet Pacollin duke thënë se donte lek për t’u operuar në Suedi, si shtetas suedez që ishte, ndërkohë që në Suedi e ke shëndetësinë falas. Liridona u shkollua, u bë një femër e zonja, hapi një kompani të pastrimit dhe u bë e pavarur ekonomikisht. Në 2019, Liridona ka paraqitur një kërkesë për shkurorëzim me Naimin në Suedi. Është kërkesë zyrtare, gjykata ta kthen për t’u rimenduar, dhe nuk e kemi këtë shkresë”, tha gazetari.

Zeka tha se Niami nuk e ka deklaruar pasurinë e tij, ndërsa sipas tij i ka fituar në të zezë pasi ka blerë një vilë mijëra euro dhe se ka edhe një restorant në Suedi.

“Naimi ka qenë i papunë, në deklarimin e tij zyrtar për pasurinë ka deklaruar 0 lekë, vetëm një rrogë 15 euro në vit në Suedi që është baras me 0 lekë. Ai ka blerë vilë dhe ka pasur edhe restorant të Suedi me emrin e tij. Policia suedeze po merret me kërkimin se nga ka ardhur kjo pasuri. Ka mashtruar plot kompani”, u shpreh ai.

Pyetjes se pse ishte ish-këshilltar i ministrit të jashtëm, iu përgjigj Arjan Curri.

“E ka pas qejf Behgjeti, e ka qejf për arsye të ndryshme, në mos qoftë për arsye të të përdorurit të këshilltarit pa pagesë për të bërë punë të pista. Çdo gjë falas është më shumë lek se një rrogë falas dhe një rrogë falas është një pikënisje për një çështje të pisët”, tha Curri.

Aktualitet

Abuzoi me vajzën 14-vjeçare, Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi këtë të mërkurë masën arrest me burg për 42-vjeçarin Dervish Hasi me profesion mjek, i cili akuzohet për abuzim seksual, pornografi dhe trafikim i të miturve. Mësohet se Gjykata ka rrëzuar rekursin e tij për masën e sigurisë, që u la në fuqi nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm më 7 shkurt të këtij viti.

Hasi u arrestua më 19 janar të këtij viti, pasi u zbulua se abuzonte me një 14-vjeçare. 42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt. Ndërkohë që në telefonin e personave të përfshirë në këtë ngjarje janë zbuluar se Hasi kishte detyruar të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale në grup me disa të tjerë. Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit. Me gruan e parë e cila është dhe e vetmja martesë ligjore prej 20 vitesh ka tri fëmijë. Dy vajza pothuajse moshatare me të miturën, që e shfrytëzonte seksualisht prej dy vitesh, si edhe një djalë më të madh në moshë. Me dy gratë e tjera ka nga 2 fëmijë.

Continue Reading

Aktualitet

Vrau me skaf 7-vjeçaren, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për ish-policin Arjan Tase

Prokuroria Vlorë kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. dhe dënim me 15 vite burg për ‘Vrasje me Dashje’; Konkluzionet

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në bazë të nenit 378 të K.Pr.Penale ka parashtruar konkluzionet përfundimtare në lidhje me procedimin penal nr.918 të vitit 2022 me të pandehur shtetasin A.T. i akuzuar për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.  Kjo prokurori, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.T., dhe dënimin e tij me 15 vite burg për veprën penale ‘Vrasja me dashje’.

Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, deklaron se provohet se ditën e ngjarjes, në datën 02.08.2022, rezulton se i pandehuri A.T., ka qënë në drejtimin e një mjeti lundrues me dy motorrë dhe pasi ka lënë disa persona në breg të detit, në momentin që është nisur për të dalë nga zona ku notonte shtetasi B.A. me vajzën e tij J.A., mjeti ka marrë shumë shpejtësi duke shkuar në drejtim të tyre dhe në marrjen e kthesës motorat e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin. E mitura J.A. ndërroi jetë në moment.

Në lidhje me të pandehurin A.T., nga analiza e akteve të administruara gjatë hetimit, kqyrja e vendit të ngjarjes, e pamjeve filmike, provohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale të “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal në formën e dashjes indirekte.

 

 

Organi i akuzës, ka bindjen e plotë se i pandehuri A.T., ka konsumuar elementët e veprës penale ‘Vrasja me dashje’, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, në lidhje me kualifikimin e faktit penal si ‘Vrasja nga pakujdesia’.

Continue Reading

Aktualitet

‘Hodhi fëmijën e parë, pastaj të dytin, pastaj…’/ Gazetarja tregon historinë tronditëse nga vetëflijimi i Almës me fëmijët

Gjatë një interviste gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka rrëfyer detaje nga ngjarja në Shkodër, ku Alma Arrazi u mbyt në lumë me tre fëmijët e saj.

Duke raportuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në 2 maj, Lala ngre pikëpyetjen “si ka mundësi që nuk ka pasur dëshmitare në vendngjarje, në një orar kur ka trafik në urën e Bunës”.

“Nëse ne nxjerrim detaje të mënyrës se si janë hedhur në lumë ata fëmijë. Të themi që hodhi fëmijën e parë, pastaj të dytin, pastaj të tretin, nuk mendoj se i shërben opinionit publik. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se ajo ka mësuar tradhtinë e bashkëshortit

Mesa nga dëgjuar nga njerëz të afërm, lidhja e tyre nuk ishte pranuar nga asnjëra prej familjeve në fillim, pasi Alma ishte 8-9 vite më e madhe në moshë. Ditën e ngjarjes, ka dalë, ka takuar kunatën, nusen e vëllait të bashkëshortit. Aty ka mësuar për tradhtinë e Erdgysit, papritur çohet nga kafja dhe shfaqet pranë urës mbi lumin Bunë, sipas pamjeve nga disa pamje sigurie.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të datës 2 maj. Më bën përshtypje se në atë orar, ura është e ngarkuar, nuk e kuptoj dot si nuk ka pasur asnjë dëshmitar. Është e habitshme”.

Sipas gazetares, policia duhet të ishte më e kujdesshme në mënyrën si ka përcjellë deklarata.

“Duhet hetuar Erdgysi. Gratë duhet të denoncojnë dhunën, nuk është zgjidhje vetëvrasja. Ka detaje që nuk i kemi të konfirmuara, për shembull thuhet se bashkëshorti i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia. U fol edhe se Alma ka probleme te shëndetit mendor”.

Gjithashtu, gazetarja apeloi për ndërgjegjësim, teksa tregoi një rast personal, të një gruaje që vite më pare e gjeti në urën e Lanës.

“Referimi i rasteve do të duhej, duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë. Në momentin që konstatojmë që dikush ka diçka që nuk shkon. Bashkë me kolegen time Anila Hoxha, para disa vitesh, takuam krejt rastësisht një të njohurën tonë, e cila ishte shkolluar shumë mirë dhe kishte përfunduar të jetonte poshtë urës së Lanës. U tronditëm shumë, por ne nuk qëndruam duartkryq. Gjetëm kontaktet e familjes, e qendrave pritëse, mjekëve. E kemi marrë në atë gjendje në mjerueshme dhe u munduam ta orientonim. Ajo vajzë sot ka punë në një institucion dhe ka një jetë të shëndetshme”.

Continue Reading

Aktualitet

Rezoluta e PS/ Ambasada amerikane në Tiranë: Propozim premtues për luftën ndaj korrupsionit

Ambasada e SHBA me anë të një lajmërimi ka reaguar për rezolutën e PS-së, për të luftuar korrupsionin.

Ambasada deklaron se mbështet çdo nismë që synon të dërgojë përpara përpjekjet për një qeverisje të mirë, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

Reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

Zyra e shtypit: Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues. Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike. Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues.

Continue Reading

Aktualitet

U thirrën në polici për tu sqaruar pas një sherri, babë e bir thyejnë xhamat dhe kompjuterët e komisariatit në Elbasan

Një 49-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Itali. Njoftimi i policisë bën me dije se është porceduar penalisht edhe djali i tij i mitur pasi kundështuan efektivët në momentin kur u thirrën në Komisariatin e Elbasanit për të sqaruar një konflikt ku ishte përfshirë 17-vjeçari.

Baba e bir akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje.

Njoftimi i plotë:

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. B., 49 vjeç, banues në Elbasan, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjerin, në ambientet e Policisë, ku ishin shoqëruar për sqarimin e rrethanave të një konflikti në të cilin ishte përfshirë 17-vjeçari, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING