Connect with us

Aktualitet

Zinxhir arrestimesh në Durrës pas arratisjes së Altin Ndocit, jepen masat për 8 zyrtarë

Gjykata e Durrësit ka caktuar mesditën e kësaj të shtune, masat e sigurisë për 8 zyrtarët e burgut të Durrësit, të arrestuar pas arratisjes së Altin Ndocit.

Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për tre prej tyre, “Arrest në shtëpi” për dy të tjerë dhe “Detyrim paraqitje” për tre të tjerët.

Konkretisht:

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve – Arrest në shtëpi

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve –  Arrest në burg

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës – Arrest në shtëpi

Ndërkohë një ditë më parë u ekzekutua vendimi i gjykatës për masën “arrest në burg” për ish-drejtorin e IEVP Durrës Indrit Cërloj dhe “arrest në shtëpi ” për mjeken e burgut, Ylfete Sema.

Si ndodhi arratisja e Altin Ndocit

Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit.

Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.

Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit.

Advertisement