Aktualitet
Protesta zhvendoset para Ministrisë, përballen me FNSH dhe autobotin e ujit
Protestuesit janë zhvendosur drejt Ministrisë së Arsimit, pasi qëndruan për më shumë se dy orë në mënyrë paqësore përpara Kryeministrisë, në vijim të protestës që po zhvillohet prej disa ditësh.
Gjatë qëndrimit para ministrisë, në mesin e protestuesve janë shfaqur edhe persona me maska. Ndërkohë, nuk kanë munguar as momentet ironike ndaj efektivëve të policisë, të cilëve protestuesit u kanë ofruar kroasantë.
Në zonë është pozicionuar edhe autoboti i ujit, ndërsa protestuesit janë vendosur përpara tij, duke i bllokuar rrugën. Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vazhdojnë tubimin pranë institucionit.