Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Zjarri përfshin banesën në Bulqizë, fqinjtë shpëtojnë personin me aftësi të kufizuara

Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në Lagjen e Re në Bulqizë, duke shkaktuar panik mes banorëve.

Sipas të dhënave paraprake, në banesë jetonte një person me aftësi të kufizuara, i cili është nxjerrë në kohë nga fqinjët dhe nuk raportohet të ketë pësuar lëndime.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe Policia, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për të garantuar sigurinë në zonën përreth.

Deri në këtë fazë nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar. Ndërkohë, mbeten për t’u përcaktuar dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë përcaktuar ende. Grupi hetimor pritet të kryejë verifikimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e incidentit.

Advertisement