Shkrime
Znj.Von der Leyen, mos harroni se sot ishit për vizitë në kështjellën e një Makbethi
Do ishte interesante çdo vizite e Kryetares së Komisionit Evropian në Tiranë, aq më shumë që ne jemi një vend i vogël ballkanik dhe me interesa shumë te mëdha për tu bërë pjesë e këtij komuniteti.
Po a është e një rangu të tillë vizita e sotme?
Shkruaj nga interesat e këndvështrimit të njeriu të thjesht, që përbëjnë shumicën e popullsisë dhe jo nga këndvështrimi i kastës që mban pushtetin.
Personalisht mua që kam qenë gjithmonë i prirur ta shprehë publikisht ndjeshmërinë e lartë që kam ndaj procesit të integrimit evropian, sot më duket se vizitat e emisares më të lartë evropiane në Tiranë më duket pak a shumë si një teatër me interes të vërtetë, për ti shërbyer imazhit të nxirë të regjimit, që është krijuar në Tiranë.
Mos jam pak i ashpër me këtë që po them?
Sidoqoftë unë jam vetëm një njeri, nëse e them të vërtetën pa e lëmuar me gjuhë diplomatike dhe mirë i bëj së vërtetës.
Znj. Von der Leyen ka rënë në sy për vizitat e shpeshta që ka bërë në kryeqytetin shqiptar çfarë nuk është kaq e zakonshme për një vend të vogël, ku po të analizojmë natyrshmërinë e këtyre vizitave rezultat i kurorëzuar na del 5 me 0.
Dhe në se i kërkojnë pak ndihmë kujtesës, vizita e sotme e kryekomisioneres është pothuajse e ngjashme me vizitën e Antony Blinkenit dy vjet më parë, i cili krijoi agjendë në një vend të vogël pa ndonjë shkak diplmoatik, ditën që në Uashington zhvillohej gjykimi i keyezbuluesit të korruptuar amerikan McGonigal nga kryeministri shqiptar, të cilën Sekretari i Shtetit po i bënte qokën.
Kjo vizitë e dyshimtë dhe e kontestuar fuqishëm nga faktori opozitar dhe opinioni publik, rezultoi e korruptuar, po të kemi parasysh edhe reagimet e shtypit perëndimor, i cili gjeti diçka të sforcuar në zhvillimin e kësaj vizite zyrtare.
Kjo u provua që në kohën që u zhvillua se ishte dhuratë lobuese nga fijet e pa dukshme të Xhorxh dhe Aleksi Sorosit.
Pa asnjë mëdyshje se, përtej dyshimit edhe kjo vizite që nuk ka bereqetë brënda, është një vizitë e lobuar për të mbështetur pushtetin e mëtejshëm te despotit shqiptar.
Po të kthejmë përsëri mendjen jo shumë larg në kohë dhe të shikojmë se çfarë kanë bërë Frederika Mogherini, Romana Vlahutin, Donal Lu dhe Yuri Kim, gjykojnë se çfarë pasoja kanë krijuar sot ata në sistemin e drejtësisë me reformën e dhunshme që imponuan. Bëhet e kuptueshme pa përgjegjshmëria e disa drejtuesve të BE që vijnë dhe japin mesazh duke i pare problemet e Shqipërisë nga telajua e Edi Ramës. Pa iu referuar statistikave që pasqyrojnë ndryshimin shkatërrues, ne sot kemi mbi një milion shqiptarë të cilët janë larguar nga terrori i drejtësisë dhe varri i shëndetësisë. Kush ka patur rastin të shkojë në dyert e spitaleve ose në sallat e gjyqeve e kupton më qartë vërtetësinë e këtyre halleve të mëdha.
Vizita e Von der Leyen ishte e thatë, burokratike, formale pa ndjeshmëri se nuk i korrespondon së vërtetës. Kjo vizitë është e lobuar dhe klienteliste, pa asnjë dyshim. Në dijeninë e kulturës sime politike që unë kam, të gjitha vizitat e autoriteteve të larta politike shprehin vlerësimin e një realiteti të caktuar dhe kurdoherë janë të mbartura me një mesazh.
Po cili ishte mesazhi i sotëm?
Se ne kemi ecur përpara dhe rruga e integrimit është e hapur.
Pra, flini gjumë me regjimin e Ramës ju shqiptarët, se Evropën këtu e keni.
Realiteti po të thellohesh të ofron një panoramë krejtësisht të kundërt me ato kushte politike dhe social – kulturore që janë të vendosura për tu anëtarësuar në BE. Ato janë blloqe betoni, që nuk mund të kapërcehen kurrë pa arritur standardet në finale para deklaratës që nuk pasqyron realitetin të zonjës kryekomisonere, se gjoja ne kemi bërë përparime. Si duket përparimet qëndrojnë tek grabitja e zgjedhjeve!
Por finalja të mos harrojmë, se ka shumë prova dhe kontrolle të cilat nuk i kapërcen dot as nga Makroni, as Von der Leyen dhe askush tjetër. Prandaj ne që jetojmë në këtë vend dhe mendojnë seriozisht për të ardhmen e tij themi se është teatër. Është teatër, sepse s’tjetërsohen dot vendimi përfundimtar i BE për tu bërë Shqipëria anëtare me të drejta të plota, as me truqet e novatorizmit alla Diella që janë bërë gaz i botës brenda dhe jashtë Shqipërisë, as me fluturat zhgarravinë të Edi Ramës që çon në Bruksel për ti çuditur e për t’iu thënë, se ai është ndryshe nga të tjerët, sepse po u hap sytë me artin e tij që nuk e kanë pare kurrë.
Ne nuk mund ti besojmë më Kryeministrit manipulator dhe as disa zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian për të ardhmen e shpejt të anëtarësimit tonë. Nuk mund ti besojmë edhe për arsye të këtij teatri që luhet në sytë tanë, kur në të vërtet zhvillohen manovra propagandistike vetëm e vetëm që ti falen disa kredenciale evropiane kryeministrit më të korruptuar. Nuk mund të besoj kurrë, se ato mesazhe të znj Von der Leyen do bien në tokë dhe do qëndrojnë në Tiranë në një terren të helmuar nga atmosfera e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës.
A mund të përshtatej vallë një pritje shtetërore mondane, kur në Shqipëri zgjedhjet parlamentare janë gati të certifikuara si të pa drejta dhe jo të lira?!
Për këtë që unë po them, në se znj Von der Leyen ende nuk e ka mësuar, mendoj se duhet të informohet mbi raportin paraprak të OSBE – ODIHR, ose të ridëgjojë fjalën e z Michael Gahler në parlamentin Evropian kur deklaroi se: “Ne Shqipëri krimi nuk e lejon rotacionin”. Kujtojmë edhe deklaratën e prerë të Këshillit të Evropës kur tha se:” Në Shqipëri partia duhet ndarë nga shteti”. Dhe kjo parti, është partia në pushtet, që e drejton ky kryeministër që bota i thonë Ramaduro dhe këtij shteti që i thonë Narkodiktaturë.
Ky regjim është i përgojuar botërisht për keqqeverisjen, shkatërrimin e demokracisë, farsën elektorale, krimin e organizuar, keqpërdorimin e pushtetit, shfrytëzimin e drejtësisë për interesa politike, burgosjen e kundërshtarëve, mungesën e transparencës etj etj. Ky pushtet ne fakte dhe prova shkatërroi zgjedhjet e lira, i bleu, i manipuloi dhe e përmbysi rezultatin e tyre. Evropa nuk i ka ndryshuar parimet demokratike të lirisë, qeverisjes që ne nuk e paskemi marrë vesh akoma.
Megjithatë ne jemi të bindur, se Evropa, kultura dhe qytetërimi i saj, ruan ato parime, nga këndvështrimi i të cilave ne frymëzohemi t’i themi edhe juve znj. Von der Leyen, se gaboheni që mbështesni një kryeministër të korruptuar, që mbron krimin dhe korrupsionin dhe nuk e lejon që transparenca të bjerë mbi hijet e mëdha të tij.
Ju jeni e mirëseardhur në Shqipëri sa herë të dëshironi, sepse ne edhe më shumë se të tjerët, mikpritjen dhe bujarinë i kemi mite dhe të përjetshme. Por mos harroni se kini ardhur për vizitë në kështjellën e një makbethi, që kundërshtarët i vret me kamë pabesie, ndërsa para të tjerëve si juve, imponohet të jetë si i pafajshëm, ku përveç përuljeve argëtuese dhe kostumeve të bukura që vesh, nuk di të bëj as një shejtanllëk tjetër, kur në të vërtetë ai i tëri është një shejtan.
Ky shkrim paraqet personalisht opinionin e autorit.