Politike
Cakaj takon Beaune: Franca vlerëson rezultatin e Shqipërisë.
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Paris ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Cakaj zhvilloi një takim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, Clément Beaune.
Të dy Ministrat diskutuan mbi punën e bërë prej Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në përfundimet e Këshillit të Marsit 2020, të cilat janë paraqitur hollësisht edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian.
“Mbetem shumë i inkurajuar nga vlerësimi pozitiv i Francës për rezultatet e reformave të deritanishme të Shqipërisë në rrugën evropiane të saj.”- u shpreh Cakaj, lidhur me takimin.
Ndonëse ka ende shumë punë për të bërë, siç theksoi Cakaj, Franca do vazhdojë mbështetjen për Shqipërinë në rrafshin dypalësh dhe në shërbim të integrimit evropian.