Sport
Në Angli nuk kanë dyshime, Rey Manaj vendos të ardhmen, zbulohen detajet e kontratës…
Rey Manaj do të jetë futbollisti i ri i Watford, për këtë nuk kanë më asnjë dyshim në Angli.
Sky Sport dhe të gjitha mediat angleze shkruajnë se Manaj ndodhet në zyrat e klubit, ku do t’i nënshtrohet këtë të premte vizitave mjekësore për të hedhur më pas firmën mbi kontratë.
Manaj vjen falas te Watford pasi Barcelona nuk preferoi të rrezikojë, ka lënë të lirë futbollistin shqiptar, duke pranuar vetëm një përqindje në rast se shitet sërish.
Barcelona në këtë mënyrë ka kursyer vetëm pagën e tij. Manaj do të firmos me Watford një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.
Watford këtë sezon do të militojë në Championship, kategoria e dytë e futbollit anglez.
Manaj sezonin e fundit u aktivizua me Spezia, skuadër ku luajti 30 ndeshje dhe shënoi 5 gola.
NTV Televizion

