Connect with us

Bota

Ditën e enjte u hap një çarje në fushën magnetike të Tokës

Një çarje e hapur në fushën magnetike të Tokës u vu re gjatë ditës së enjte, e cila mbeti e hapur për të paktën 14 orë, duke lejuar kështu kalimin e disa erërave diellore të fuqishme. Këto erëra diellore krijuan një stuhi gjeomagnetike të cilat mundësuan shfaqjen e disa aurorave tepër të veçanta.

Kjo e çarë në fushën magnetike u krijua nga një fenomen i rrallë i quajtur “co-rotating interaction region” (CIR) nga Dielli. CIR janë struktura gjigande plazmatike që krijohen në lartësitë e ulëta dhe të mesme të heliosferës kur valët e shpejta dhe të ngadalëta të erërave diellore ndërveprojnë me njëra tjetrën.

Valët e para goditën fushën magnetike të Tokës në orët e para të datës 7 korrik dhe shkaktuan një stuhi gjeomagnetike që zgjati shumë. Megjithatë nuk ka hapësirë për t’u shqetësuar, pasi të çarat në fushën magnetike janë normale. Më parë mendohej se të çarat mbylleshin shumë shpejt, por tani është zbuluar se ato mund të qëndrojnë të hapura përgjatë disa orësh.

Deri më tani nuk është raportuar për ndërprerje të valëve ose të energjisë elektrike, por pamjet unike tepër të mrekullueshme kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *