Connect with us

Aktualitet

Milani drejt shitjes…

Pas nënshkrimit të akordit paraprak që u firmos rreth dy muaj më parë, kalimi përfundimtar i Milanit te “RedBird” do të përfundojë ndoshta më shpejt sesa parashikohej.

“La Gazzetta dello Sport” ka theksuar se një datë e saktë për shitjen nuk është paracaktuar, por afati nuk është edhe aq larg e mund të jetë më herët nga shtatori.

Edhe pse Xherri Kardinale nuk pritet në Milano këto ditë, puna për të përfunduar transferimin e pronësisë mes fondit “Elliott” dhe “RedBird” vijon me ritëm të lartë. Fokusi i diskutimit sillet rreth subjektit të kredisë së shitësit ose kredisë që shitësi (“Elliott”) do t’i japë blerësit (“RedBird”) për të përfunduar transaksionin.

SHIFRAT E REJA – Vlerësimi që çoi në “nënshkrimin” u përcaktua në 1.2 miliardë euro dhe menjëherë doli se një pjesë e kësaj shume do të arrihej përmes një kredie shitëse, me një normë interesi rreth 7%, në çdo rast më e ulët se ajo që zakonisht aplikohet në treg.

Është një praktikë mjaft e zakonshme në këto raste dhe shmang që klubi të përdorë financime nga bankat, të cilat do të kërkonin garanci për të mbrojtur kredinë e dhënë.

Javët e fundit u fol për një “rritje fondesh” të mundshme nga “RedBird”-i, që mund të arrijë një financim 600 milionë eurosh nga “Elliott”.

Kjo e kalon maksimumin e pritur sepse në bisedimet paraprake shifra varionte midis 200-500 milionë eurove.

Huaja do të lidhet me një marrëveshje kontraktuale që do t’i lejojë pronarit të vjetër të emërojë dy përfaqësues në bordin e ri, ndoshta Gordon Singer dhe Xhorxho Furlani, pasi Ivan Gazidhis e ka bërë të ditur vendimin e tij për t’u larguar në nëntor kur t’i përfundojë kontrata me Milanin.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *