Aktualitet
Atentat në Milot, dy të vdekur, një i plagosur

MILOT– Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot, ndërsa burime për NTV.AL bëjnë me dije se dy persona kanë mbetur te vdekur, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Sipas po të njëjtave burime , është vrarë Ylli Brahimi si dhe një 28-vjeçari Klisman Preçi.
Ylli Brahimi, 46-vjeç, i kishte shpëtuar një atentati një vit më parë në Milot, teksa u qëllua nga dy persona me motor. Nuk dihen ende detaje se si ka ndodhur ngjarja.
Vetëm 6 ditë më parë një vrasje mafioze me tre viktima ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ndërsa nuk dihet nëse atentati i mbremjes së sotme ka lidhje me ngjarjen.
Në përditësim…

Përveç dy viktimave nga atentati në Milot, mësohet se një person tjetër ka mbetur i plagosur.
Zbardhet EMRI, ja kush është një prej të plagosurve në atentatin e Milotit


