Connect with us

Kronike

Sulmi në Uzinën e Gramshit/ Rusët u hoqën si turistë

Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi që ka ndodhur ndaj ushtarakëve shqiptarë që ruanin territorin e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Tre shtetas të dyshuar rusë dhe 1 femër ukrainase kanë tentuar të hyjnë brenda perimetrit të godinës me aparate fotografike dhe harta në duar.

Edhe pse në Uzinën e Armëve në Grmash nuk mund të hysh pa leje të posaçme nga autoritetet, pasi në ndodhen objekte dhe armë të rëndësisë të veçantë që ruhen nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, grupi në fjalë pas disa ditësh vrojtime ka marrë hapin e guximshëm.

Ata kanë hasur në kundërshtimin e ushtarakëve shqiptarë dhe në këtë moment i kanë sulmuar me lëndë kimike.

 

 

Dëshmitaret kanë thënë se personi që u ndalua kishte pasaportë ruse. Sipas dëshmitarëve dhe banorëve afër zonës ata kishin dy ditë që qarkullon rreth zonës së uzinës. Ata hynë sot nga muret e uzinës pa urdhër, për të fotografuar. Ata kanë kundërshtuar urdhrin e ushtarakëve shqiptarë duke u shkaktuar dëmtime të shumta në fytyrë dhe trup. Janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë dëmtime të rënda në sy dhe fytyrë. Janë 4 ushtarakë të dëmtuar.  Personit që kanë ndaluar i kanë marrë pasaportën dhe burimet e mia më bëjnë me dije se është me nënshtetësi ruse. Ngjarja është raportuar nga ushtaraket e Gramshit.

Personi që u ndalua kishte pasaportë ruse dhe se ata mbanin harta dhe aparate fotografike me vete.

 

 

Të dy këta shtetas me aparate fotografike kishin hyrë nga muret e uzinës pa urdhër duke bërë foto. Ushtarakët që ruajnë perimetrin e uzinës i kishin parë këta dy persona dhe u kanë shkuar për t’u bërë ndalesën dhe shoqërimin e tyre.

Në hetimet për ngjarjen është përfshirë Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Informativ Shtetëror, pasi dyshohet se këta shtetas të huaj kanë ardhur me mision në Shqipëri.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *