Connect with us

Politike

Dibra është në rrezik real, Rama do të zhdukë…

Kreu i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga ndërtimi i HEC-it të Skavicës. Berisha tha gjatë një takimi me banorët e Sllovës se Rama kërkon të përmbytë dhjetëra fshatra, mijëra hektarë tokë buke me një projekt të Enver Hoxhës.

“Dibra ka një rrezik tjetër, të cilin dua ta diskutoj me ju dhe e diskutoj me ndjenjat më miqësore. Dibra ka rrezikun real të zhdukjes nga diga e Skavicës.

Dua t’u rrëfej ju të vërtetën. Në vitin 2005 u zgjodha kryeministër. Më vjen një kompani italiane, njëshi i ndërtimit të HEC-eve në Itali dhe më thonë z. kryeministër ne kemi kontratën të firmosur me Fatos Nanon për të ndërtuar HEC-in e Skavicës. I them kontratën e ke, por unë me shumë keqardhje asaj kontrate nuk mund t’i qëndroj kurrë. Më thotë pse. I them zotëri po të shkosh ti atje dhe të bësh një vizitë në atë rreth ti do bindesh se ai HEC nuk mund të ndërtohet. Më dëgjoi, por ai u kthye pas një muaji me grupin financiar më tha kishe të drejtë, nuk përmbytej ajo zonë. Të ngrihesh sot me mendjen e Enver Hoxhës, i cili ishte ai që ishte dhe që kishte vendosur t’i merrte 40 fshatrat e luginës së Drinit dhe t’i çonte në Hoxharë, por atje nuk i doli toka tamam, plani dhe të thuash se po ndërtoj dhe po përmbyt për Dibrën dhe për Shqipërinë, hyn në histori si një nga kriminelët më të mëdhenj të historisë. Nuk mund ta bësh kurrë. Mirë Enver Hoxha se ishte ai që ishte, po si ka mundësi ti Edi Rama të ndjekësh pikë për pikë projektin e tij. Si ka mundësi të firmosësh për të përmbytur mbi 6 mijë hektarë tokë buke, për të shpërngulur 37 apo 40 fshatra?”, deklaroi Berisha.

Ai iu bëri më tej thirrje banorëve për të mbrojtu sot ekzistencën e Dibrës sepse nëse 30-40 fshatra të saj përmbyten, me kalimin e kohës Dibra do jetë thjeshtë një emër në librat e historisë

“Para një jave u publikua lajmi se këtë vit HEC-et private të ndërtuara pas 2007 kanë prodhuar energji më shumë se HEC-et publike. Unë ju garantoj ju se shumë pak shtëpi janë lëvizur dhe s’do pranoja kurrë të përmbytja toka të tëra.

Shqipëria është vendi më me diell, mund të ndërtojë panele diellore, jo po tani duhet të mbytim Dibrën, jo Dibrën nuk do ta mbytim. Ndaj jam këtu për t’u bërë thirrje dibranëve të mbrojmë Skavicës dhe mos lejojmë ndërtimin e Skavicës, nuk mund të zhduket Dibra!

Vjen tani Rama dhe do të na e zhdukë me një projekt të Enver Hoxhës. Këtu është thirrja ime për socialistët dibranë, të shpëtojmë Dibrën.

Ja pra, a është rrezik real Dibra? Është në një rrezik që s’ka qenë kurrë më shumë, ky tani do të na e zhdukë, ndaj e mbyll këtë fjalë për të dëgjuar zërin tuaj, me thirrjen vëllazërore për të gjithë dibranët: të mbrojmë sot ekzistencën e Dibrës sepse nëse 30-40 fshatra të saj përmbyten, me kalimin e kohës Dibra do jetë thjeshtë një emër në librat e historisë. I bëj thirrje kompanisë  i them se mbetem mirënjohës përjetë për Rrugën e Kombit, por i kërkoj të rishikojë dhe të tërhiqet nga projekti, është projekt antinjerëzor dhe antikombëtar, mos u mashtro nga Edi Rama sepse ne do bëjmë gjithçka për të mbrojtur Dibrën”, deklaroi Berisha.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *