Connect with us

Kosova

Escobar: Në horizont duket përmirësim i marrëdhënieve Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mendon se fillimi i përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në horizont.

“Duhet të them se takimi mes presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti ishte vërtet i mirë, shumë profesional dhe i qetë. Ishte inkurajuese të shihej ai nivel bisede në praninë e Josep Borell dhe Miroslav Lajçak”, tha ai.

Escobar tha se ata e inkurajuan Kosovën që të jetë më shumë konstruktive dhe fleksibile dhe se e sheh se ka vullnet për këtë.

Ai ndër të tjera tha se askush nuk duhet të dëmtohet për shkak të targave dhe se të dyja palët duhet të fokusohen në zgjidhjet evropiane.

“Duhet të lëvizim nga narrativa Kosova është Serbi dhe të kalojmë në Kosova dhe Serbia janë Evropë dhe kanë një të ardhme së bashku. Po largohemi shumë shpejt nga problemet e viteve 90’ dhe po i afrohemi mundësive që ofron shekulli XXI i cili do të jetë një shekull i mundësive ekonomike për Rajonin e Ballkanit, një shekull në të cilin kjo pjesë e Europës do të bëhet gjenerator për të gjithë kontinentin perms disa marrëveshjeve ekonomike rajonale, si CEFTA, Tregu i Përbashkët Rajonal apo Shengeni i vogël, dhe përfundimisht në Bashkimin Evropian” – tha i dërguari i posaçëm amerikan.

“Gjatë vizitës sime në Prishtinë, Mitrovicë dhe Beograd, kam krijuar përshtypjen se të gjitha palët janë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë krizë. Dhe ky është mesazhi që do t’i dërgoj Uashingtonit…Besoj se të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje kompromisi që do t’i mundësojë popullit të Kosovës të jetojë në paqe”, tha Escobar.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *