Connect with us

Bota

Zelensky: Rusia ka vënë në shenjestër misionin e IAEA

Në një fjalim të mbajtur gjatë natës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë se ka shënjestruar rrugën e misionit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që po viziton termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia.

“Është një mision i rëndësishëm – thotë Volodymyr Zelensky – dhe ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që ai të kryhet në mënyrë të sigurt. Për fat të keq, Rusia nuk i ndal provokimet e saj”

Ndërkohë, IAEA planifikon të ngrejë një mision të përhershëm në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia.

Sipas Rusisë, janë sulmet e Ukrainës që e vënë në rrezik impiantin dhe vetëm falë mbrojtjes ruse do të neutralizoheshin sulmet.

Moska (përmes zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes) raporton se “në 24 orët e fundit, artileria ukrainase ka goditur me predha territorin e termocentralit bërthamor”.

Ndërkohë vazhdon kundërofensiva e ushtrisë ukrainase në pjesën jugore të vendit, ku janë raportuar luftime intensive.

Kievi raporton se ka shkatërruar ura dhe depo municionesh dhe se ka sulmuar postet komanduese në jug të pushtuara nga Rusia, duke nxitur raportet se kundërofensiva e pritshme është duke u përpjekur për të ndryshuar fatin e luftës.

Moska, nga ana tjetër, përgjigjet duke deklaruar se i ka shkaktuar humbje të mëdha Ukrainës.

Advertisement