Connect with us

Politike

Berisha: Kosova ndihmon qytetarët, Rama i vjedh

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë krahasimin midis dy vendeve Kosovë dhe Shqipëri, sesi Kosova ofron ndihma të vërteta për qytetarët, ndërkohë në Shqipëri Rama po vjedh popullin.
POSTIMI I PLOTE:
Kjo është ndihmë e vërtetë!
Kosova për rritjen e çmimeve jep:
1-100 euro shtesë në muaj për çdo pensionist!
2-100 euro shtesë në muaj për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike.
3-100 euro shtesë në muaj për studentët
4- rritje 100% pra dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.
5 -50 euro në muaj për nënpunësit e administratës publike.
Kurse Edi Rama:
Për çmimin më të lartë te naftës dhe ushqimeve në Europë jep:
1-Qindra milionë euro që u grabit qytetarëve me rritjen e çmimeve i ndan me klientelën e tij të djegësave dhe PPP.
2- 4000000€ për të kënaqur xhepin dhe syrin në oborrin e zyrave të tij.
3- Udhëtime 150-300 mijë euro me avion në dispozicion.
4- Rikthen bixhozin dhe bastet për të lumturuar klanin e tij familjar.
Dy filozofi:
E para, e ndihmës dhe mbështetjes dhe
e dyta, e grabitjes dhe vjedhjes së qytetarëve!
Advertisement