Connect with us

Bota

Euro nën pragun e 0.99 dollarëve, hera e parë në 20 vjet

Euro nën pragun e 0.99 dollarëve, hera e parë në 20 vjet

Euro zhytet ndaj dollarit. Monedha e vetme evropiane arriti në nivelin më të ulët historik të kursit të këmbimit me dollarin, duke rënë nën pragun 0.99, vlera më e ulët në 20 vitet e fundit.

Pasiguria mbi ekonominë evropiane pas mbylljes nga Rusia të gazsjellësit Nord Stream 1 ka një peshë të rëndë.

Gjigandi shtetëror rus i gazit Gazprom ka njoftuar se “transporti i gazit” është “ndaluar plotësisht” për shkak të punimeve të mirëmbajtjes në një turbinë të gazsjellësit jetik për furnizimet në Evropë. Një “shantazh energjetik” i ri rus, në sfondin e inflacionit në nivelet më të larta në histori të çmimeve të këtij karburanti, që kërcënon të fundos ekonominë europiane.

Ndërkohë, dollari amerikan konsolidon rritjen e tij, i nxitur nga statusi i tij i strehës së sigurt dhe pritshmëritë për një shtrëngim të politikës monetare nga Rezerva Federale.

Me më pak hapësirë ​​për manovrim për shkak të recesionit që po afron, Banka Qendrore Evropiane do të mblidhet të enjten për të rritur normat e interesit dhe për të tentuar të ulë inflacionin.

Advertisement